Kapitujt

Zanafilla: 2. Prova e lirisė. Parajsa

2

1 Kėshtu u kryen qielli e toka dhe mbarė ushtria e tyre. 2 Tė shtatėn ditė Hyji e kreu punėn e vet qė kishte bėrė. Tė shtatėn ditė pushoi nga ēdo punė qė kishte bėrė. Hyji e bekoi tė shtatėn ditė dhe e shenjtėroi, sepse atė ditė kishte pushuar prej ēdo pune qė Hyji kishte bėrė duke krijuar. 4 Kjo ėshtė zanafilla e qiellit dhe e tokės, kur qenė krijuar.

Prova e lirisė. Parajsa

Atė ditė, kur Zoti Hyj krijoi tokėn e qiellin 5 para se tė mbinte nė tokė ndonjė shkurre fushe, para se tė gjelbėronte ndonjė bimė tokėsore: sepse Zoti Hyj nuk kishte lėshuar ende shi mbi tokė e nuk kishte njeri qė ta punonte tokėn; 6 megjithatė, njė burim dilte nga toka dhe e ujiste mbarė sipėrfaqėn e saj, 7 atėherė Zoti Hyj e formoi prej pluhurit tė tokės njeriun dhe nėpėr hundė i futi frymėn e jetės e njeriu u bė qenie e gjallė.

8 Zoti Hyj mbolli njė kopsht nė Eden, nė lindje e nė tė e vendosi njeriun qė e kishte krijuar. 9 Zoti Hyj bėri qė prej toke tė mbijė ēdo lloj peme, e bukur pėr t’u parė dhe e shijshme pėr t’u ngrėnė e nė mes tė parrizit pemėn e jetes e pemėn e dijes tė mirės e tė sė keqes.

10 Njė lumė buronte nga Edeni pėr ta ujitur kopshtin. Prej andej ndahej e formonte katėr krahė. 11 Njėri quhet Pison: ky dredhon rreth mbarė tokės sė Hevilatit ku ka ar ‑ 12 ari i asaj toke ėshtė shumė i mirė ‑ po ka edhe bdel dhe gur onikin. 13 Lumi i dytė quhet Geon. Ky i sillet rreth mbarė tokės sė Etiopisė. 14 Kurse lumi i tretė quhet Tigris: ky rrjedh nė lindjen e Asirisė. E lumi i katėrt ėshtė Eufrati.

15 Zoti Hyj e mori njeriun dhe e vendosi nė kopshtin Eden qė ta punojė e ta ruajė atė: 16 Zoti Hyj i urdhėroi njeriut dhe i tha: “Ha prej ēdo peme tė kopshtit; 17 por prej pemės sė dijes - tė sė mirės dhe tė sė keqes, ruaj se ha. Sepse, atė ditė qė ke pėr tė ngrėnė prej saj, do tė vdesėsh”.

18 Zoti Hyj tha edhe: “Nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm: do t’ia bėj njė ndihmė qė t’i pėrngjajė”. 19 Pasi Zoti Hyj i kishte formuar prej dheut tė gjitha kafshėt e gjalla tė fushės dhe tė gjithė shpendėt e qiellit, i solli te njeriu, pėr tė parė, se si do t’i quajė, sepse secila kafshė e gjallė do tė mbante atė emėr, me tė cilin do ta quante njeriu.

20 Njeriu ia ngjiti emrin pėrkatės secilės bagėti, secilit shpend tė qiellit dhe secilės egėrsirė tė fushės; por pėr njeriun nuk gjendej njė ndihmės qė t’i pėrngjante atij.

21 Prandaj, Zoti Hyj i lėshoi njeriut njė gjumė tė rėndė. Pasi e zuri gjumi, ia nxori njė brinjė dhe vendin e saj e mbushi me mish.

22 Zoti Hyj e pėrftoi gruan prej brinjės qė ia kishte nxjerrė njeriut dhe e solli te njeriu. 23 Atėherė njeriu klithi:

“Kjo tani ėshtė ashti i eshtrave tė mi

dhe mishi i mishit tim!

Le tė quhet Grua,

sepse kjo u mor nga njeriu”.

24 Pėr kėtė arsye njeriu do ta lėrė tė atin dhe t’ėmėn e vet dhe do tė jetojė bashkė me gruan e vet e do tė bėhen njė trup i vetėm.

25 Tė dy ishin tė zhveshur: njeriu dhe gruaja e nuk ndjenin farė turpi.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Prova e lirisė. Parajsa