Kapitujt

Dalja: 18. Takimi i Jetros me Moisiun

18

1 E Jetroja, prifti i Madianit, vjehrri i Moisiut, kur dėgjoi gjithēka Hyji kishte bėrė pėr Moisiun dhe popullin e tij Izraelin, dhe se si Zoti e kishte nxjerrė Izraelin prej Egjiptit, 2 e mori Seforėn, gruan e Moisiut ‑ kjo ndodhi pasi Moisiu e kishte kthyer nė gjini ‑ 3 dhe dy bijtė e saj: njėri prej tyre quhej Gersam, sepse Moisiu kishte thėnė: “Jam i humbur nė dhe tė huaj”; 4 kurse tjetri, Eliezer: “Hyji i atit tim ėshtė ndihma ime, Ai mė shpėtoi nga shpata e faraonit”. 5 Erdhi, pra Jetroja, vjehrri i Moisiut, me dy bijtė e me gruan e Moisiut te Moisiu nė shkretėtirė, ku e kishte ngulur zemėrimien pėrballė malit tė Zotit. 6 I ēoi fjalė Moisiut: “Unė, vjehrri yt Jetroja, gruaja jote dhe dy bijtė e tu, po vijmė te ti”.

7 Moisiu i doli para vjehrrit tė vet; e pėrshėndeti me pėrkulje dhe e pėrqafoi. Pasi u pyetėn pėr shėndet, hynė nė tendė. 8 Moisiu i tregoi vjehrrit tė vet gjithēka Zoti kishte bėrė kundėr faraonit e egjiptianėve pėr shkak tė Izraelit, tė gjitha vėshtirėsitė qė u ndodhėn gjatė udhėtimit, prej tė cilave Zoti i kishte shpėtuar. 9 Jetroja u gėzua pėr tė gjitha tė mirat qė Zoti u kishte bėrė izraelitėve dhe qė i kishte shpėtuar nga dora e egjiptianėve. 10 Ai tha: “Qoftė bekuar Zoti qė ju liroi prej kthetrave tė egjiptianėve e prej dorės sė faraonit. 11 Tani po e marr vesh se Zoti ėshtė mė i madh se tė gjitha hyjnitė, pasi e nxori popullin prej duarve tė egjiptianėve, qė u sollėn me ta mizorisht”.

12 Jetroja i kushtoi Hyjit fli shkrumbimi dhe fli tė tjera. Atėherė erdhėn Aroni dhe tė gjithė pleqtė e Izraelit pėr tė ngrėnė bukė me tė nė praninė e Zotit.

Themelimi i gjykatėsve

13 Tė nesėrmen Moisiu u ul tė gjykojė popullin e populli qėndronte para tij prej mėngjesit e deri nė mbrėmje. 14 Kur pa Jetroja se ēfarė hiqte pėr popullin, i tha: “Ēfarė bėnė ashtu me popull? Pse vetėm ti gjykon kurse mbarė populli qėndron para teje prej mėngjesit e deri nė mbrėmje”? 15 Moisiu iu pėrgjigj: “Populli vjen tek unė pėr tė marrė kėshilla prej Hyjit. 16 Kur bien nė ndonjė mosmarrėveshje, vijnė tek unė qė t’i pleqėroj e u tregoj urdhėrimet e Zotit dhe ligjet e tija”. 17 Jetroja i tha: “Mėnyra si po veproke s’qenka e mirė. 18 Do tė kėputesh ti dhe populli qė tė qėndron pėrreth. Kjo punė ėshtė pėr ty tepėr e rėndė, ti vetėm s’do tė mund ta kryesh. 19 Tani mė dėgjo e po ta jap njė kėshillė dhe Hyji do tė jetė me ty. Ti qėndro para Hyjit nė emėr tė popullit dhe paraqitja Hyjit ēėshtjet. 20 Tregoju urdhėrimet e ligjet, udhėn nėpėr tė cilėn duhet tė ecin dhe veprat qė duhet tė bėjnė. 21 Atėherė zgjidh prej popullit njerėz tė aftė e qė e druan Hyjin, qė e duan tė vėrtetėn dhe e urrejnė ryshfetin dhe bėji krerė tė popullit mbi njė mijė, mbi njėqind, mbi pesėdhjetė e mbi dhjetė vetė, 22 e kėta le ta sundojnė popullin nė ēdo kohė. Tė gjitha ēėshtjet e rėnda le t’i shtrojnė para teje, kurse ēėshtjet e rėndomta le t’i gjykojnė kėta; kėshtu do ta kesh mė lehtė pasi ta ndash barrėn me tė tjerėt. 23 Nėse do tė veprosh kėshtu, e Zoti do ta miratojė, do tė mund t’i bėsh ballė punės dhe mbarė populli do tė kthehet nė shtėpi i kėnaqur”.

24 Moisiu e dėgjoi fjalėn e vjehrrit dhe bėri gjithsa i kėshilloi; 25 zgjodhi prej mbarė popullit tė Izraelit njerėz tė aftė dhe i bėri prijės tė popullit: prijės mbi njė mijė, mbi njėqind, mbi pesėdhjetė e mbi dhjetė vetė. 26 Kėta e gjykonin popullin vazhdimisht. E kur ishte ndonjė ēėshtje mė e vėshtirė, ia paraqitnin atij, ata vendosnin vetėm mbi ēėshtje mė tė lehta.

27 Pastaj Moisiu e la tė shkojė vjehrrin, i cili u kthye pėr nė vendin e vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Takimi i Jetros me Moisiun