Kapitujt

Veprat e Apostujve: 2. Rrėshajėt ardhja e Shpirtit Shenjt

2

1 Kur erdhi dita e Rrėshajėve, tė gjithė ishin sė bashku nė tė njėjtin vend. 2 Dhe, ja, papritmas, u ndie njė ushtimė nga qielli si shungullimė e erės sė fortė dhe e mbushi tė gjithė shtėpinė, ku ata ishin. 3 Atyre atėherė iu dukėn gjuhė, si tė ishin prej zjarri. Kėto u ndanė e zunė vend nga njė mbi secilin prej tyre. 4 Tė gjithė u mbushėn me Shpirtin Shenjt dhe filluan tė flasin nė gjuhė tė ndryshme, ashtu si Shpirti Shenjt i shndriste tė shpreheshin.

5 Dhe asohere nė Jerusalem banonin judenj, njerėz tė pėrshpirtshėm, tė ardhur prej tė gjitha kombeve tė botės. 6 Dhe, kur u dėgjua ajo ushtimė, ngarendi njė shumicė e madhe dhe mbetėn tė habitur, sepse secili i dėgjonte duke folur nė gjuhėn e vet. 7 Tė gjithė ēuditeshin e mrekulloheshin dhe thoshin: “Kėta njerėz qė po flasin, a thua vallė nuk janė tė gjithė galileas? 8 Po si atėherė secili prej nesh i dėgjon duke folur nė gjuhėn e vet amtare? 9 Partė, medė, elamitė, banorė tė Mesopotamisė, tė Judesė, tė Kapadokisė, tė Pontit e tė Azisė, 10 tė Frigjisė e tė Pamfilisė, tė Egjiptit e tė krahinave tė Libisė rreth Cirenės, njerėz tė ardhur nga Roma, 11 judenj e proselitė, kretas e arabė ‑ tė gjithė ne po i dėgjojmė duke shpallur veprat e madhėrueshme tė Hyjit nė gjuhėt tona amtare.”

12 Tė gjithė kishin mbetur tė habitur e, tė marrė mendsh, pyesnin njėri‑tjetrin: “Ēfarė do tė jetė kjo punė?” 13 Disa tė tjerė, duke shpotitur, thoshin: “Janė dehur me musht!”

Predikimi i Pjetrit ditėn e Rrėshajėve

14 Atėherė Pjetri bashkė me tė Njėmbėdhjetėt u ēua nė kėmbė, e ngriti zėrin dhe tha:

“Burra judeas dhe ju tė gjithė qė banoni nė Jerusalem, mirė ta dini kėtė gjė e me kujdes dėgjojini fjalėt e mia! 15 Kėta njerėz nuk janė tė dehur, siē po mendoni ju ‑ ju po shihni se ėshtė ora tre e mėngjesit ‑ 16 por po shkon nė vend fjala qė parafoli Joeli profet:

17 ‘Nė ditėn e fundit ‑ thotė Hyji:

‘Do ta ndikoj shpirtin tim nė ēdo njeri

dhe bijtė tuaj e bijat tuaja do tė profetizojnė,

djelmoshat tuaj do tė shohin vegime,

e pleqtė tuaj do ėndėrrojnė.

18 Madje, edhe mbi shėrbėtorė e shėrbėtore tė mia atė ditė do ta ndikoj Shpirtin tim

e do tė profetizojnė.

19 Do tė tregoj mrekulli lart nė qiell

dhe shenja pėrmbi tokė poshtė

gjak e zjarr e shtylla tymi.

20 Dielli do tė kthehet nė errėsirė

e hėna nė gjak

para se tė agojė dita e Zotit e madhe

(dhe e lavdishme).

21 Dhe kushdo atėherė ta thėrrasė nė ndihmė

Emrin e Zotit, do tė shėlbohet.’

22 Burra tė Izraelit, dėgjojini kėto fjalė: Jezusin Nazarenas ‑ njeri qė Hyji e pėrforcoi para jush me vepra tė madhėrueshme, me mrekulli dhe me shenja, qė siē e dini ‑ me anė tė tij i bėri ndėr ju; 23 kėtė, tė tradhtuar sipas vullnetit tė caktuar dhe parapamjes sė Hyjit ‑ ju e kryqėzuat dhe e vratė me duar tė tė pafeve. 24 Por Hyji e ngjalli duke e shpėtuar nga tmerri i vdekjes, sepse s’ishte e mundur qė vdekja ta mbante nėn sundimin e vet. 25 E njėmend, pėr tė Davidi thotė:

‘Zotėrinė e kam gjithmonė para sysh,

sepse Ai mė rri nė anė tė djathtė qė tė mos rrėzohem.

26 Prandaj galdon zemra ime dhe brohorit gjuha ime,

po dhe trupi im do tė pushojė me shpresė,

27 sepse Ti nuk do ta lėsh shpirtin tim nė Nėntokė as s’do tė lejosh qė Shenjti yt tė kalbet.

28 Ti ma tregove udhėn qė shpie nė jetė:

nė praninė tėnde do tė mė mbushėsh me gėzime.’

29 Vėllezėr, mė lejoni t’jua them haptas: Davidi patriark vdiq, u varros dhe varri i tij ėshtė edhe sot e kėsaj dite ndėr ne. 30 Por ai, pasi ishte profet dhe pasi e dinte se Hyji, iu pėrbetua me betimin se njė nga pasardhėsit e tij do tė hipte nė fronin e tij, 31 qė mė parė e parapa dhe paralajmėroi ngjalljen e Krishtit, kur tha:

‘Nuk qe lėnė nė Nėntokė

as trupi i tij nuk e provoi kalbėzimin.’

32 Po kėtė Jezus Hyji e ngjalli! Tė gjithė ne e dėshmojmė kėtė gjė! 33 E djathta e Hyjit, pra, e lartėsoi, prej Atit e mori Premtimin ‑ Shpirtin Shenjt dhe e ndikoi ashtu siē po shihni e po dėgjoni [edhe] ju vetė. 34 E pra, Davidi nuk qe ngritur nė qiell, e megjithatė thotė:

‘I tha Zoti Zotit tim:

rri nė tė djathtėn time

35 derisa t’i vė armiqtė e tu

shtrojė tė kėmbėve tė tua!’

36 Le ta dijė, pra, pa farė dyshimi mbarė populli i Izraelit se mu kėtė Jezus, qė ju e kryqėzuat, Hyji e bėri Zotėri e Mesi.”

37 Kur i dėgjuan kėto fjalė, u tronditėn nė zemėr dhe i thanė Pjetrit e apostujve tė tjerė:

“Ēfarė duhet tė bėjmė ne, o vėllezėr?”

38 Pjetri u dha pėrgjigje:

“Kthehuni dhe secili prej jush le tė pagėzohet nė emėr tė Jezu Krishtit qė t’ju falen mėkatet e atėherė do ta merrni dhuratė ‑ Shpirtin Shenjt. 39 Sepse ky Premtim u bė pėr ju, pėr fėmijėt tuaj e pėr tė gjithė ata prej sė largu, tė gjithė ata qė Zotėria, Hyji ynė, do t’i thėrrasė.”

40 Por edhe me shumė fjalė tė tjera prore i pėrbente dhe i nxiste duke thėnė:

“Shpėtohuni nga kjo brezni e mbrapshtė!”

41 Ata qė e pranuan fjalėn e tij, u pagėzuan e kėshtu, atė ditė, u kthyen rreth tri mijė vetė.

Bashkėsia e parė e tė krishterėve

42 E ishin vazhdimisht tė kujdesshėm pėr ta pėrvetėsuar mėsimin e apostujve dhe nuk mungonin nė mbledhjet vėllazėrore, nė ndarjen e bukės e nė lutje.

43 Njė frikė e madhe pushtonte ēdo njeri: apostujt bėnin shumė mrekulli dhe shenja tė bindshme. 44 Tė gjithė ata qė besuan, qėndronin sė bashku dhe gjithēka kishin tė pėrbashkėt. 45 Shitnin pronat dhe pasuritė qė kishin dhe ua ndanin tė gjithėve sipas nevojės sė secilit. 46 Pėr ēdo ditė shkonin sė bashku e rregullisht nė Tempull, nė shtėpi ndanin bukėn dhe me hare e me thjeshtėsi ushqeheshin sė bashku. 47 I jepnin lavdi Hyjit e mbarė populli i kishte fort pėr hir. Vetė Zoti ēdo ditė i shtonte bashkėsisė nga ata qė shėlbohen.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Rrėshajėt ardhja e Shpirtit Shenjt