Kapitujt

Veprat e Apostujve: 3. Shėrimi i ēalamanit para derės sė Tempullit

3

1 Pjetri e Gjoni po shkonin nė Tempull pėr lutjen e orės nėntė. 2 Pikėrisht atėherė po sillnin njė njeri tė ēalė qė prej lindjes. Atė e sillnin pėrditė te dera e Tempullit, te ajo qė quhet “E bukura” pėr tė lypur lėmoshė prej atyre qė hynin nė Tempull. 3 Ai, kur pa Pjetrin e Gjonin duke hyrė nė Tempull, lypi (pėr tė marrė) lėmoshė. 4 Pjetri atėherė, bashkė me Gjonin, ia nguli sytė dhe i tha: “Na shiko!” 5 Ai po i vėrente me kujdes duke shpresuar se do tė merrte ndonjė gjė. 6 Atėherė Pjetri i tha: “Unė nuk kam as argjend, as ar, por po tė jap ēka kam: nė Emėr tė Jezu Krishtit Nazarenas, ec!” 7 E kapi nga dora e djathtė dhe e ngriti nė kėmbė. Aty pėr aty iu forcuan kėmbėt dhe nyjet; 8 kėrceu, u drejtua, filloi tė ecė dhe hyri nė Tempull: ecte, kėrcente dhe lavdėronte Hyjin. 9 Mbarė populli e pa duke ecur dhe duke lavdėruar Hyjin. 10 E njohėn se ishte ai qė ndenjur para derės “Sė bukur” tė Tempullit lypte lėmoshė dhe mbetėn shtang tė hutuar prej mrekullisė dhe prej habisė pėr ēka i ndodhi atij.

jalimi i Pjetrit nė tremen e Salomonit

11 Pasi i shėruari nuk ndahej prej Pjetrit e Gjonit, mbarė populli, i mrekulluar, ngarendi tek ata nė tremen qė quhet e Salomonit. 12 Pjetri, kur i pa, iu drejtua popullit:

“Burra tė Izraelit, pse po ēuditeni pėr kėtė gjė? Pse po na shikoni thuajse ne me fuqinė tonė dhe me pėrshpirtėrinė tonė kemi bėrė qė ky tė ecė? 13 ‘Hyji i Abrahamit, [Hyji] i Izakut, [Hyji] i Jakobit, Hyji i etėrve tanė e lavdėroi Shėrbėtorin e vet Jezusin, tė cilin ju e dorėzuat nė vdekje dhe i ratė mohit pėrpara Pilatit, kur ky kishte vendosur ta lironte. 14 Ju i ratė mohit Shenjtit dhe tė Drejtit, e kėrkuat qė t’ju falej gjakėsori 15 kurse Jetėdhėnėsin e vratė. Por Atė Hyji e ngjalli prej tė vdekurve, pėr ēka ne jemi dėshmitarė.

16 Dhe nė saje tė fesė nė Emrin e Jezusit, pikėrisht Emri i Jezusit i dha forcė kėtij njeriu qė ju e njihni e po e shihni. Feja nė Tė ia ktheu shėndetin e plotė kėtij njeriu nė sy tė tė gjithė juve.

17 Por tani, o vėllezėr, unė e di se, si ju si krerėt tuaj, e bėtė atė gjė prej padijes. 18 Por nė kėtė mėnyrė Hyji e ēoi nė vend atė qė e kishte paralajmėruar me gojė tė tė gjithė profetėve: se Mesia i tij do tė pėsonte. 19 Pendohuni, pra, e kthehuni, qė t’ju shlyhen mėkatet. 20 Atėherė Zoti do tė ēojė ditė ngushėllimi e do t’ju dėrgojė Mesinė qė pėr ju e kishte paracaktuar, d. m. th. Jezusin. 21 Tani pėr tani Jezusi duhet tė qėndrojė nė qiell deri nė kohėn e ripėrtėritjes sė gjithmbarshme, pėr tė cilėn Hyji ka folur pėrmes gojės sė profetėve tė vet tė shenjtė ‑ qė prej kohėrave tė lashta.

22 Edhe vetė Moisiu tha: ‘Zoti, Hyji juaj, do tė ngrejė prej mesit tė vėllezėrve tuaj njė profet sikurse mua; dėgjojeni atė gjithēka t’ju thotė! 23 Kushdo qė s’ka pėr ta dėgjuar atė Profet, le tė ērrėnjoset prej popullit.’

24 Po edhe tė gjithė profetėt ‑ qė folėn qė prejSamuelit e kėtej ‑ gjithashtu i paralajmėruan kėto ditė.

25 Ju jeni bij profetėsh dhe bij tė Besėlidhjes qė Hyji bėri me etėrit tuaj, kur i tha Abrahamit: ‘Nė saje tė pasardhėsve tė tu do tė bekohen tė gjitha fiset e tokės.’ 26 Pėr ju, pra, mė sė pari Hyji e ngriti Shėrbėtorin e vet dhe e dėrgoi pėr t’ju bekuar ‑ qė secili prej jush t’u shmanget veprave tė veta tė kėqija.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Shėrimi i ēalamanit para derės sė Tempul...