Kapitujt

Veprat e Apostujve: 4. Pjetri dhe Gjoni para Kėshillit tė Lartė

4

1 Ndėrsa ata ende po i flisnin popullit, iu afruan disa priftėrinj, kryetari i rojės sė Tempullit dhe disa saducenj 2 tė hidhėruar pse e mėsonin dhe pse, nė shembullin e Jezusit ‑ shpallnin ngjalljen e tė vdekurve. 3 I kapėn dhe i futėn nė burg deri tė nesėrmen, sepse ishte bėrė natė. 4 Ndėrkaq, shumė prej atyre qė dėgjuan fjalėn e tyre, besuan dhe numri i burrave qė besuan shkoi nė [rreth] pesė mijė vetė.

5 Tė nesėrmen nė Jerusalem u bashkuan nė kuvend krerėt, priftėrinjtė dhe skribėt [6 e me ta edhe kryeprifti Ana e Kajfa, Gjoni, Aleksandri dhe tė gjithė anėtarėt e familjeve tė kryepriftėrinjve]. 7 Ata i sollėn apostujt nė mes dhe i pyetėn: “Me ēfarė pushteti dhe nė emėr tė kujt e bėtė kėtė gjė?”

8 Atėherė Pjetri, plot me Shpirt Shenjt, u tha:

“Kryetarė tė popullit dhe pleq! 9 Pasi ju sot po na merrni nė gjykim pėr njė vepėr tė mirė qė ia bėmė njė tė sėmuri e po na pyesni si ky njeri u shėrua; 10 le ta dijė secili prej jush dhe mbarė populli i Izraelit: ky njeri qėndron para jush shėndosh nė saje tė Emrit tė Jezu Krishtit Nazarenas, qė ju e kryqėzuat, por qė Hyji e ngjalli prej sė vdekuri. 11 Jezusi ėshtė

‘guri qė ju, ndėrtues,

e qitėt jashtė pėrdorimit,

por qė u bė gur i kėndit,’

12 e vetėm nėpėr Tė fitohet shėlbimi. Sepse, pėr tė vėrtetė, s’ka asnjė person tjetėr nėn kėtė kupė qielli qė Hyji ua dha njerėzve me anėn e tė cilit do tė mund tė shėlbohemi.”

13 Krerėt e pleqtė kur panė guximin e patrandshėm tė Pjetrit e tė Gjonit e, pasi e dinin se janė njerėz tė thjeshtė e tė pashkollė, mbetėn thellėsisht tė habitur. E dinin se kishin qenė me Jezusin, 14 por s’dinin ē’t’u thoshin, sepse e shihnin njeriun e shėruar nė kėmbė afėr tyre. 15 Prandaj i urdhėruan tė dilnin nga Kėshilli e filluan tė kėshillohen nė mes tyre. 16 Thoshin: “Ēka tė bėjmė me kėta njerėz? Kanė bėrė mrekulli tė qartė, tė cilėn e pranojnė tė gjithė jerusalemasit dhe nuk ėshtė punė qė mund ta mohojmė. 17 Por, qė ngjarja tė mos pėrhapet mė tepėr nė popull, po ua ndalojmė rreptėsisht qė t’i flasin mė ndokujt pėr atė Emėr.”

18 I thirrėn brenda dhe i urdhėruan rreptėsisht qė nė tė ardhmen askujt tė mos i flasin as tė mos mėsojnė nė Emėr tė Jezusit. 19 Porse Pjetri e Gjoni u pėrgjigjėn: “Gjykoni ju vetė a ėshtė e drejtė para Hyjit: tė dėgjojmė mė parė ju se Hyjin? 20 Ne, veē, nuk mundemi qė tė mos flasim pėr ēka kemi parė e dėgjuar!” 21 Ata, pasi i qortuan pėrsėri, i lanė tė shkojnė; ngase nuk gjetėn ndonjė arsye pse t’i ndėshkojnė pėr shkak tė popullit, sepse tė gjithė i jepnin lavdėrim Hyjit pėr mrekullinė qė u bė, 22 sidomos pse njeriu qė mrekullisht u shėrua, kishte kaluar moshėn dyzetvjeēare.

Lutja e apostujve nė kohėn e salvimit

23 Posa i lėshuan, apostujt shkuan te tė vetėt dhe u treguan ēka u thanė kryepriftėrinjtė dhe paria e popullit. 24 Ata, kur morėn vesh, tė gjithė sė bashku iu lutėn Hyjit kėshtu:

“O Zot,

Ti krijove qiellin, tokėn e detin

dhe gjithēka ėshtė nė ta!

25 Ti the nėpėrmjes Shpirtit Shenjt me gojė tė atit tonė Davidit, shėrbėtorit tėnd:

‘Pėrse ēohen peshė paganėt

e pėrse fiset bėjnė shestime tė kota?

26 Mbretėrit e dheut po ngrihen kundėr,

princat bėjnė besėlidhje

kundėr Zotit e kundėr tė Shuguruarit tė tij.’

27 Ja, nė kėtė qytet, vėrtet, bėnė lidhje Herodi e Ponc Pilati me paganė e me fiset e Izraelit kundėr Jezusit ‑ Shėrbėtorit tėnd tė shenjtė, tė cilin ti e shugurove,

28 kėshtu s’bėnė tjetėr veēse ēka dora jote e vullneti

yt paracaktoi tė bėhet.

29 E tani, o Zot,

shih kėrcėnimin e tyre

e bėj qė shėrbėtorėt e tu

ta shpallin me plot guxim Fjalėn tėnde!

30 Shtrije dorėn tėnde

e bėj shėrime, shenja tė bindshme e mrekulli

me fuqinė e Emrit

tė Shėrbėtorit tėnd tė shenjtė,

Jezusit.”

31 Pasi e kryen lutjen, u trand vendi ku ishin tė bashkuar, tė gjithė u mbushėn me Shpirtin Shenjt dhe u vunė ta shpallin me guxim Fjalėn e Hyjit.

Bashkėsia e parė e krishterė

32 Nė bashkėsinė e besimtarėve mbretėronte njė pėrkim i plotė. Askush nuk e quante tė vetėn ēkado qė kishte, por ndėr ta gjithēka ishte e pėrbashkėt. 33 Apostujt me fuqi tė madhe jepnin dėshmi mbi ngjalljen e Zotėrisė Jezus e tė gjithė gėzonin nderim tė madh. 34 Gjithashtu askush prej tyre nuk ishte skamnor, sepse ata qė kishin ara e shtėpi i shitnin e ēmimin e shitjes e binin 35 dhe e vinin te kėmbėt e apostujve. Atėherė secilit i jepej aq sa kishte nevojė.

36 Kėshtu Jozefi, tė cilin apostujt e quajtėn Barnabė ‑ qė do tė thotė: biri i ngushėllimit ‑ levit, me prejardhje qipriot, 37 kishte njė tokė; e shiti e tė hollat ua solli apostujve.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Pjetri dhe Gjoni para Kėshillit tė Lartė