Kapitujt

Veprat e Apostujve: 10. Pjetri dhe Korneli

10

1 Nė Cezare ishte njė njeri me emėr Kornel, kapiten i togės sė quajtur “Italike”, 2 njeri i pėrshpirtshėm dhe qė besonte nė Hyjin, si ai ashtu edhe familja e tij. I ndante popullit shumė lėmoshė dhe vazhdimisht i lutej Hyjit.

3 Ai pa qartė nė njė vegim diku rreth orės nėntė tė ditės se si engjėlli i Hyjit hyri tek ai dhe i tha.

“Kornel!”

4 “Urdhėro, Zotėri!” ‑ ia ktheu Korneli duke ia ngulur sytė i frikėsuar.

“Lutjet e tua dhe lėmoshėt kanė arritur para Hyjit ‑ iu pėrgjigj engjėlli ‑ dhe ai tė ka kujtuar. 5 Ti tani dėrgoji disa njerėz nė Jopė dhe grishe Simonin qė quhet Pjetėr. 6 Ai gjendet te njė farė Simoni, lėkurėtar, qė e ka shtėpinė afėr detit.”

7 Posa shkoi engjėlli qė foli me tė, kapiteni i grishi dy shėrbėtorė dhe njė ushtarė tė pėrshpirtshėm, prej atyre qė i ishin dhėnė pėr shėrbim, 8 u tregoi gjithēka dhe i nisi pėr nė Jopė.

9 Tė nesėrmen, ndėrsa kėta po bėnin rrugė dhe po i afroheshin qytetit, Pjetri rreth orės gjashtė, u ngjit nė tarracė pėr t’u lutur. 10 U urit dhe dėshiroi tė hajė. Ndėrsa ata po i pėrgatitnin ushqimin, kaloi nė vegim. 11 Shikonte qiellin e hapur dhe njė gjė tė papėrcaktueshėm, porsi pėlhurė e madhe, tė lidhur nė katėr kėndet, qė po zbriste nga qielli nė tokė. 12 Nė tė ishin katėrkėmbėsh tė ndryshėm, zvarranikė toke dhe shpendė qielli. 13 Ndėrkaq i tha njė zė: “Ēohu, Pjetėr, prej e ha!”

14 “Assesi, o Zot! ‑ iu pėrgjigj Pjetri ‑ Unė nuk kam shijuar kurrė me gojė kafshė tė ndytė e tė papastėr!”

15 “Ēka Hyji ka shpallur tė pastėr ‑ i tha ai zė tė dytėn herė ‑ ti mos e quaj tė ndytė!”

16 Kjo u pėrsėrit tri herė e atėherė ajo gjė u ngrit nė qiell.

17 Ndėrsa Pjetri po e vriste mendjen nė vetvete se ē’kuptim kishte vegimi qė pati, ja, njerėzit e dėrguar prej Kornelit, pasi kishin pyetur andej e kėndej pėr shtėpinė e Simonit, ia behėn te dera, 18 thirrėn dhe pyetėn a mos ishte aty mik Simoni qė quhet Pjetėr.

19 Ndėrsa Pjetri gjithnjė po mendonte lidhur me vegimin, Shpirti Shenjt i tha: “Ja, po tė kėrkojnė disa [dy] burra. 20 Ēohu, pra, e shko me ta pa farė dyshimi se unė i kam dėrguar.” 21 Pjetri zbriti te njerėzit dhe tha:

“Ja, unė jam ai tė cilin kėrkoni. Pėr ēka keni ardhur?”

22 Ata iu pėrgjigjėn:

“Kapiten Korneli, njeri i drejtė dhe qė beson nė Hyjin, pėr tė cilin dėshmon mbarė populli hebre, qe porositur prej njė engjėlli tė shenjtė tė tė thėrrasė ty nė shtėpinė e vet pėr t’i dėgjuar fjalėt qė ke pėr t’i thėnė.”

23 Atėherė Pjetri i ftoi brenda dhe i pėrbujti.

Tė nesėrmen u ēua dhe shkoi me ta. Disa vėllezėr prej Jopės e pėrcollėn Pjetrin. 24 Ditėn e dytė arriti nė Cezare. Korneli i priste; kishte grishur edhe farefisin e disa miq tė ngushtė. 25 Kur Pjetri arriti, Korneli i doli para e, duke rėnė ndėr kėmbėt e tij, e adhuroi. 26 Pjetri e ngriti nė kėmbė dhe i tha: “Ēohu nė kėmbė se edhe vetė jam vetėm njeri!” 27 E, duke biseduar me tė, hyri brenda, ku gjeti tė bashkuar shumė njerėz, 28 tė cilėve u tha:

“Ju e dini mirė se njė hebre e ka tė ndaluar shoqėrimin me tė huaj ose t’u hyjė nė shtėpi, porse vetė Hyji mė mėsoi se s’ėshtė e lejueshme tė quhet i ndytė ose i papastėr asnjė njeri. 29 Prandaj, kur mė grishėt, erdha pa kundėrshtuar. Tani dėshiroj tė di pse mė keni grishur.”

30 “Para katėr ditėsh ‑ iu pėrgjigj Korneli ‑ pikėrisht nė kėtė kohė, thosha nė shtėpinė time lutjet e orės nėntė, kur ia behu njė njeri nė petka tė shkėlqyeshme, zuri vend para meje 31 dhe tha: ‘Kornel, u vėshtrua lutja jote dhe u kujtuan lėmoshėt e tua para Hyjit. 32 Dėrgo, pra ndokėnd nė Jopė dhe grishe Simonin e quajtur Pjetėr. Ai ėshtė mik nė shtėpinė e Simonit lėkurėtar, afėr detit.’ 33 Menjėherė dėrgova njerėzit pėr ty dhe ti bėre mirė qė erdhe. Ja, pra, tė gjithė jemi bashkuar para Hyjit pėr tė dėgjuar gjithēka Zoti tė ka urdhėruar.”

Predikimi i Pjetrit nė shtėpinė e Kornelit

34 Atėherė Pjetri mori fjalėn e tha:

“Tani me tė vėrtetė po e marr vesh se Hyji nuk i mban kujt krah, 35 pėrkundrazi ‑ nė ēdo kombėsi i pėlqen ai qė e ka frikėn e tij dhe qė e zbaton drejtėsinė. 36 Ai u dėrgoi Fjalėn e vet izraelitėve dhe ua shpalli Ungjillin e paqes pėrmes Jezu Krishtit qė ėshtė Zotėria i tė gjithėve. 37 Ju e dini ēka ka ndodhur nė mbarė Judenė, duke filluar nga Galileja, pas pagėzimit qė predikoi Gjoni, 38 se si Hyji Jezusin prej Nazaretit e shuguroi me Shpirtin Shenjt e me pushtet; atė qė e pėrshkoi vendin duke bėrė mirė e duke shėruar tė gjithė ata qė kishin rėnė nėn pushtetin e djallit, sepse Hyji ishte me tė. 39 Ne jemi dėshmitarė pėr gjithēka qė bėri nė mbarė krahinėn e Judesė e nė Jerusalem. E vranė “duke e varur nė shtyllė”! 40 Hyji e ngjalli tė tretėn ditė dhe bėri qė tė dėftohet i gjallė 41 ‑ jo mbarė popullit nė pėrgjithėsi, por dėshmitarėve prej Hyjit tė paracaktuar ‑ neve qė bashkė me tė kemi ngrėnė e kemi pirė pasi u ngjall prej tė vdekurish. 42 Ai edhe na urdhėroi t’i predikojmė popullit e t’i japim dėshmi se Jezusi prej Hyjit ėshtė caktuar Gjykatės i tė gjallėve e i tė vdekurve. 43 Pėr tė bėjnė dėshmi tė gjithė profetėt: nė fuqi tė Emrit tė tij i jepet falja e mėkateve secilit qė beson nė Tė.”

Paganėt marrin Shpirtin Shenjt

44 Ndėrsa Pjetri ende po i thoshte kėto fjalė, Shpirti Shenjt zbriti mbi tė gjithė ata qė po dėgjonin predikimin. 45 Besimtarėt e rrethprerė qė kishin ardhur me Pjetrin, u ēuditėn kur panė se edhe nė paganė u ndikua dhurata ‑ Shpirti Shenjt. 46 Sepse i dėgjuan duke folur gjuhė tė ndryshme e duke madhėruar Hyjin. Atėherė Pjetri tha: 47 “Vallė a mund ta ndalojė kush ujin tė mos pagėzohen kėta qė e morėn Shpirtin Shenjt sikurse edhe ne?” 48 Dhe urdhėroi tė pagėzohen nė emėr tė Jezu Krishtit. Atėherė iu lutėn tė qėndrojė me ta disa ditė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Pjetri dhe Korneli