Kapitujt

Veprat e Apostujve: 11. Pjetri pėrligjet para Kishės nė Jerusalem

11

1 Ndėrkaq apostujt dhe vėllezėrit nė Jude morėn vesh se edhe paganėt e pranuan fjalėn e Hyjit, 2 dhe, kur Pjetri u ngjit nė Jerusalem, e sulmonin besimtarėt e rrethprerė 3 dhe i thoshin: “Ke hyrė nė shtėpi tė tė parrethprerėve dhe ke ngrėnė me ta.”

4 Atėherė Pjetri filloi t’ua shpjegojė fill e pėr pe krejt ngjarjen.

5 “Isha ‑ tha ‑ nė qytet tė Jopės nė lutje, kur, ja, nė vegim, shoh njė dukuri: njė gjė, porsi njė pėlhurė tė madhe me katėr kėndet e lidhura qė po zbriste nga qielli te unė. 6 Kur ēova sytė dhe vėrejta, pashė shtazė tokėsore katėrkėmbėshe, egėrsira, zvarranikė dhe shpendė qielli. 7 Dėgjova edhe zėrin qė mė tha: “Ēohu, Pjetėr, prej e ha!’ 8 Unė thashė. ‘Kurrsesi, o Zot! Unė askurrė nuk kam shijuar me gojė kafshė tė ndytė e tė papastėr.’ 9 E zėri pėrsėri prej qielli, sė dyti. ‘Ēka Hyji pastroi, ti mos e shpall tė papastėr!’ 10 Kjo u pėrsėrit tri herė, e atėherė gjithēka u tėrhoq pėrsėri nė qiell.

11 Dhe ja, menjėherė erdhėn tre njerėz para shtėpisė ku unė isha, tė dėrguar tek unė prej Cezaresė. 12 Shpirti Shenjt mė tha tė shkoj me ta pa farė mėdyshjeje. Me mua erdhėn edhe kėta gjashtė vėllezėr dhe hymė nė shtėpinė e njeriut. 13 Ai na tregoi se si e kishte parė engjėllin nė shtėpinė e vet, i cili kishte zėnė vend para tij, e i kishte pasė thėnė: ‘Dėrgo nė Jopė dhe thirre Simonin qė quhet Pjetėr 14 e ai do tė kumtojė fjalėt me anė tė tė cilave do tė shėlbohesh ti dhe mbarė familja jote.’

15 Tashti, posa fillova tė flas, zbriti mbi ta Shpirti Shenjt siē pati zbritur mbi ne nė fillim. 16 Atėherė m’u kujtua fjala e Zotėrisė: ‘Gjoni ka pagėzuar me ujė, ndėrsa ju do tė pagėzoheni me Shpirtin Shenjt.’ 17 Nėse, pra, Hyji u dha atyre tė njėjtėn dhuratė sikurse neve kur e pranuam besimin nė Jezu Krishtin Zot, kush isha unė pėr tė penguar Hyjin?”

18 Kėto fjalė i qetėsuan dhe filluan tė lavdėrojnė Hyjin duke thėnė. “Hyji, pra, edhe paganėve u dhuroi kthimin qė shpie nė jetė.”

Kisha nė Antioki

19 Ndėrkaq, ata qė u shpėrndanė pėr shkak tė salvimit qė u bė lidhur me Shtjefnin, arritėn deri nė Fenici, nė Qipro e nė Antioki. Kėta nuk ua predikuan fjalėn tjerėve pėrveē hebrenjve. 20 Por disa prej tyre, qė ishin prej Qipros e prej Cirenės, kur erdhėn nė Antioki, filluan t’u predikojnė edhe grekėve e t’ju kumtojnė si Lajm tė mirė: Jezusi ėshtė Zot. 21 Dora e Zotit u ndihmonte e shumė njerėz besuan dhe u kthyen kah Zoti.

22 Lajmi i kėtyre ngjarjeve arriti nė Kishėn e Jerusalemit e kjo dėrgoi Barnabėn nė Antioki.

23 Kur ai arriti dhe pa hirin e Hyjit, u gėzua dhe i nxiti tė qėndrojnė me gjithė shpirt nė Zotin. 24 Ky ishte njėmend njeri i mirė, plot me Shpirt Shenjt dhe me fe. Njė numėr i madh njerėzish iu shtua Zotit.

25 Atėherė Barnaba u drejtua pėr nė Tars pėr tė gjetur Saulin. 26 Kur e gjeti e ēoi nė Antioki. Plot njė vit qėndruan nė atė bashkėsi duke mėsuar njė shumicė shumė tė madhe nxėnėsish. Nė Antioki nxėnėsit pėr tė parėn herė u quajtėn “tė krishterė.”

27 Nė ato ditė disa profetė zbritėn prej Jerusalemit nė Antioki. 28 Njėri prej tyre qė quhej Agab, u ngrit dhe, i shndritur prej Shpirtit Shenjt, parakallėzoi qė sė shpjeti do tė ndodhė nė mbarė botėn njė uri e madhe. Kjo vėrtet ngjau nė kohėn e sundimit tė Klaudit. 29 Prandaj vendosėn qė, sa tė mundet secili prej nxėnėsve tė mbledhė pėr t’u ēuar ndihmė vėllezėrve nė Jude. 30 Ashtu edhe bėnė. Ndihmėn ua dėrguan udhėheqėsve me anė tė Barnabės e tė Saulit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Pjetri pėrligjet para Kishės nė Jerusale...