Kapitujt

Veprat e Apostujve: 15. Koncili i Jerusalemit

15

1 Ndėrkaq zbritėn disa prej Judesė dhe filluan t’i mėsojnė vėllezėrit: “Po nuk u rrethpretė sipas zakonit tė Moisiut, nuk mund tė shėlboheni.”

2 U bė njė grindje dhe njė rragatje jo e vogėl ndėrmjet tyre dhe Palit e Barnabės. U pėrfundua qė Pali, Barnaba e disa tjerė prej tyre tė shkojnė nė Jerusalem tek apostujt e pleqtė pėr ta sqaruar ēėshtjen.

3 Kisha e Antiokisė u dha ēka u nevojitej pėr udhėtim. Ata, duke kaluar nėpėr Fenici e Samari, u treguan vėllezėrve pėr kthimin e paganėve nė fe duke u dhėnė kėshtu gėzim tė madh. 4 Kur arritėn nė Jerusalem, qenė pritur mirė prej kishės, prej apostujve dhe prej pleqve. Ata treguan gjithēka Hyji bėri me anė tė tyre.

5 Atėherė u ngritėn disa farisenj qė e kishin pranuar fenė dhe thanė: “Paganėt e pagėzuar duhet tė rrethpriten e tė urdhėrohen qė ta mbajnė Ligjin e Moisiut.”

6 Kėshtu apostujt e pleqtė u bashkuan nė kuvend pėr ta ndarė ēėshtjen. 7 Pas njė rragatjeje tė gjatė, u ngrit Pjetri dhe u tha:

“Vėllezėr, ju e dini mirė se, qė prej ditėve mė tė para, kėtu nė ju, mė zgjodhi mua Hyji, qė prej gojės sime ta dėgjojnė paganėt fjalėn e Ungjillit e tė besojnė. 8 Hyji qė njeh zemrat bėri dėshmi pėr ta duke u dhėnė edhe atyre si neve Shpirtin Shenjt. 9 Ai, pra, nuk bėri kurrfarė dallimi mes nesh e tyre: me anė tė fesė i pastroi zemrat e tyre. 10 Atėherė, pėrse po e sprovoni Hyjin duke u vėnė nxėnėsve nė qafė zgjedhėn, tė cilėn as etėrit tanė as neve nuk mundėm ta mbartim? 11 E nė fund ne besojmė se shėlbohemi pikėrisht sikurse edhe ata, nė saje tė hirit tė Jezusit Zot.”

12 Mbarė mbledhja ra nė heshtje. Dėgjonin Barnabėn e Palin, tė cilėt tregonin sa shenja e mrekulli kishte bėrė Hyji me anėn e tyre ndėr paganėt.

13 Kur ata heshtėn, fjalėn e mori Jakobi e tha:

“Mė dėgjoni, vėllezėr! 14 Simoni shpjegoi se si Hyji, qė nė fillim, u kujdesua tė pėrftojė prej paganėve njė popull pėr Emėr tė vet. 15 Kjo gjė ėshtė nė pėrkim me fjalėt e profetėve, sikure ėshtė shkruar:

16 ‘Pastaj do tė kthehem

dhe do ta rindėrtoj tendėn e rrėzuar tė Davidit,

do t’i rėndėrtoj rrėnojat e saj,

pėrsėri do ta ngre

17 qė edhe njerėzit tė tjerė ta kėrkojnė Zotin

dhe mbarė paganėt, mbi tė cilėt u thirr Emri im,

thotė Zoti qė i bėn kėto 18 tė njihen qė prej amshimit.

19 Prandaj, unė mendoj, se nuk ėshtė mirė qė t’i mėrzisim ata qė kthehen prej paganizmit kah Hyji. 20 Por t’u porositet tė ruhen prej mishit tė flijuar idhujve, prej fėlligėshtisė, prej mishit tė kafshės sė furur apo tė mbytur nė ujė e prej gjakut, 21 sepse Moisiu ka, qė prej kohėve mė tė lashta, nė ēdo qytet predikatarėt e vet, tė cilėt e lexojnė ēdo tė shtunė nė sinagoga.”

Shpallja e Koncilit

22 Atėherė apostujt e pleqtė nė pėrkim me mbarė Kishėn, pėrfunduan qė t’i zgjedhin disa njerėz prej tyre e t’i dėrgojnė bashkė me Palin e Barnabėn, nė Antioki. U caktuan: Juda qė quhet Barsabė dhe Sila, njerėz me rėndėsi nė vėllezėr. 23 Me anė tė tyre u dėrguan kėtė letėr:

“Apostujt dhe pleqtė,

vėllezėrit, vėllezėrve tė kthyer prej paganėve,

nė Antioki, nė Siri e nė Cilici,

pėrshėndetje!

24 Pasi morėm vesh se disa prej tanėve ‑ por pa lejen tonė ‑ [erdhėn] ju trazuan me disa fjalė dhe jua shqetėsuan shpirtin, 25 ne, prandaj, caktuam, nė pėrkim tė plotė tė tė gjithėve, tė zgjedhim disa njerėz e t’i dėrgojmė ndėr ju bashkė me tė dashurit tanė Barnabėn e Palin, 26 njerėz qė ia kanė kushtuar jetėn e vet Zotit tonė Jezu Krishtit. 27 Po ju dėrgojmė, pra, Judėn e Silėn, tė cilėt do t’jua kumtojnė gojarisht po tė njėjtėn gjė. 28 Pėrfunduam, pra, qė Shpirti Shenjt dhe ne tė mos ju ngarkojmė asnjė barrė tjetėr pėrmbi ato qė janė tė nevojshme: 29 tė ruheni prej mishit tė flijuar idhujve, prej gjakut, prej mishit tė bagėtisė sė furur ose tė mbytur nė ujė dhe nga fėlligėshtia. Bėni mirė nėse do tė ruheni nga kėto. Shėndet e tė fala.”

30 Tė dėrguarit, pra, u pėrshėndetėn dhe u nisėn pėr Antioki, ku mblodhėn bashkėsinė dhe ia dorėzuan letrėn. 31 Kur e lexuan, tė gjithė mbetėn tė kėnaqur pėr fjalėt ngushėlluese. 32 Juda e Sila, qė edhe ata vetė ishin profetė, folėn gjatė pėr t’u dhėnė vėllezėrve zemėr dhe i pėrforcuan. 33 Pasi kaluan aty disa kohė, vėllezėrit i pėrcollėn me pėrshėndetje paqeje tek ata qė i kishin pasė dėrguar. [34]

35 Pali e Barnaba zunė vend nė Antioki duke mėsuar e duke predikuar Ungjillin e Zotit bashkė me shumė tė tjerė.

Pali e Barnaba ndahen

36 Pas disa ditėsh Pali i tha Barnabės: “Tė kthehemi e t’i vizitojmė vėllezėrit nė tė gjitha qytetet ku kemi predikuar fjalėn e Zotit e tė shohin si janė.” 37 Barnaba donte ta merrte me vete Gjonin qė quhet Mark, 38 por Pali s’ishte i mendimit tė marrė me vete atė, qė ishte ndarė nė Pamfili e nuk kishte qenė nė mision me ta. 39 Lindi nė mes tyre njė mosmarrėveshje sa qė u ndanė njėri prej tjetrit: Barnaba mori me vete Markun e shkoi me barkė pėr Qipro, 40 kurse Pali mori me vete Silėn dhe, i porositur hirit tė Zotit prej vėllezėrve, 41 e pėrshkoi Sirinė e Cilicinė duke i pėrforcuar Kishat.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Koncili i Jerusalemit