Kapitujt

Veprat e Apostujve: 16. Timoteu shoqėron Palin e Silėn

16

1 Atėherė Pali arriti nė Derbė e nė Listėr. Atje ishte njė nxėnės, me emėr Timote, biri i njė hebrejeje tė pagėzuar dhe i njė greku. 2 Vėllezėrit prej Listrės dhe prej Ikonit flisnin shumė mirė pėr tė. 3 Pali dėshironte qė ai tė shkojė me tė, prandaj e mori e, pėr shkak tė hebrenjve qė ishin nė ato vende, e rrethpreu, sepse tė gjithė e dinin se e kishte babain grek.

4 E nėpėr qytetet qė kalonin i njoftonin besimtarėt me vendimet qė kishin marrė apostujt e pleqtė e Jerusalemit dhe i porositnin t’i mbanin.

5 Kėshtu Kishat forcoheshin nė fe dhe dita ditės rriteshin nė numėr.

Pali sheh nė vegim maqedonasin

6 E kaluan Frigjinė dhe krahinėn e Galacisė sepse Shpirti Shenjt ua ndaloi ta predikojnė fjalėn nė Azi. 7 Kur arritėn nė kufijtė e Mizisė, deshėn tė hyjnė nė Bitini, por ua ndaloi Shpirti i Jezusit. 8 Atėherė kaluan vetėm nėpėr Mizi e zbritėn nė Troadė.

9 Njė natė Pali pati kėtė vegim: njė burrė maqedonas po qėndronte para tij dhe i bėri kėtė lutje: “Kalo nė Maqedoni e na ndihmo!”

10 Pas kėtij vegimi u munduam qė menjėherė tė kalojmė nė Maqedoni, tė bindur se Hyji na thėrret qė t’u predikojmė Ungjillin.

Kthimi nė besim i Lidisė

11 Lundruam, pra, prej Troadės dhe u nisėm drejt Samotrakės e tė nesėrmen pėr Neapol. 12 Prej andej nė Filipe ‑ qytet kryesor i asaj province tė Maqedonisė, i banuar prej romakėsh. Nė kėtė qytet zumė vend disa ditė. 13 Tė shtunėn dolėm jashtė derės sė qytetit, nė breg tė lumit, ku e ēmonim se do tė bashkohen nė lutje. U ulėm e zumė t’u predikojmė disa grave qė ishin mbledhur. 14 Po dėgjonte kėshtu njėra prej tyre qė e kishte emrin Lidi, grua qė besonte nė Hyjin, shitėse stofrash tė purpurtė prej qytetit tė Tiatirit. Kėsaj Zoti ia hapi zemrėn dhe pranoi ēka thoshte Pali. 15 Kur e mori pagėzimin ajo dhe familja e saj, ajo edhe na u lut: “Nėse mė ēmoni se jam besimtare e vėrtetė e Zotit, ejani e banoni nė shtėpinė time.” Na u desh tė shkojmė.

Palin e Silėn i burgosin nė Filipe

16 Njė ditė, ndėrsa po shkonim pėr t’u lutur, na takoi njė skllave qė kishte shpirtin e magjisė, dhe, duke ushtruar mjeshtrinė e magjisė, zotėrinjve tė vet u sillte shumė fitesė. 17 Kjo skllave shkonte pas Palit e pas nesh dhe bėrtiste: “Kėta njerėz janė shėrbėtorėt e tė Lartit Perėndi; kėta ju shpallin udhėn e shėlbimit!” 18 Bėnte kėshtu pėr shumė ditė e dikur e mėrziti Palin, ky u soll drejt saj dhe i urdhėroi shpirtit: “Po tė urdhėroj nė Emėr tė Jezu Krishtit, dil prej saj!” Dhe aty pėr aty doli prej saj.

19 Kur zotėrinjtė e saj panė se u humbi shpresa e fitesės sė tyre, i kapėn Palin e Silėn e i ēuan nė treg para krerėve tė qytetit; 20 e duke i nxjerrė para pretorėve, thanė: “Kėta njerėz po na e trazojnė qytetin. Janė judenj 21 dhe shtrijnė zakone, tė cilat ne, romakėt, nuk mund t’i pranojmė as nuk mund t’i zbatojmė.” 22 Turma e popullit u turr kundėr tyre. Pretorėt, pasi ua hoqėn petkat, urdhėruan tė rrahen me frushkuj. 23 Pasi i rrahėn e i copėtuan i hodhėn nė burg dhe i urdhėruan rojtarit t’i ruajė me kujdes tė madh. 24 Ky, pasi mori njė urdhėr tė tillė, i futi nė pjesėn e brendshme tė burgut dhe kėmbėt ua lidhi nė pranga.

25 Rreth mesnate Pali e Sila luteshin duke i kėnduar Hyjit himne. Tė burgosurit i dėgjonin. 26 Kur, papritmas, u bė tėrmet i rėndė, sa qė u lėkundėn themelet e burgut, pėrnjėherė u hapėn tė gjitha dyert dhe tė gjithėve u ranė prangat. 27 Rojtari i burgut u zgjua e, kur i pa dyert e burgut tė hapura, nxori shpatėn e, duke kujtuar se i kanė ikur tė burgosurit, deshi tė vrasė veten. 28 Por Pali bėrtiti me sa zė pati: “Mos i bėj gjė tė keqe vetes sepse tė gjithė jemi kėtu!”

29 Ai lypi dritėn, hyri vrik brenda, ra duke u dridhur para Palit e Silės 30 dhe, pasi i nxori jashtė, u tha: “Zotėrinj, ēka duhet tė bėj pėr t’u shėlbuar?” 31 “Beso nė Jezusin Zot ‑ i thanė ata ‑ dhe do tė shėlbohesh ti edhe familja jote.” 32 Dhe i predikuan fjalėn e Zotit atij e mbarė familjes sė tij.

33 Po nė atė orė tė natės rojtari i mori, ua lau plagėt e menjėherė u pagėzua ai dhe tė gjithė tė tijtė. 34 Atėherė i futi nė shtėpi, u shtroi tryezėn dhe me tė gjithė anėtarėt e familjes u gėzua qė kishte besuar nė Hyjin.

35 Pretorėt, kur zbardhi drita, dėrguan liktorėt pėr t’i thėnė rojtarit tė burgut:

“Lėshoji ata njerėz!”

36 Roja i burgut ia pėrcolli kėto fjalė Palit:

“Pretorėt kanė urdhėruar t’ju lėshoj! Dilni, pra, tani e shkoni nė paqe!”

37 Por Pali tha:

“Botėrisht na kanė frushkulluar pa na pasė gjykuar, ne, qė jemi nėnshtetas romakė, dhe na kanė futur nė burg! E tani duan fshehtas tė na lirojnė? Assesi! Por le tė urdhėrojnė e tė vijnė vetė tė na lėshojnė!”

38 Liktorėt i lajmėruan pretorėt pėr kėto fjalė. Ata, kur morėn vesh se ishin nėnshtetas romakė, u trembėn. 39 Prandaj erdhėn pėr t’ju t’u kėrkuar ndjesė, i nxorėn nga burgu dhe i lutėn ta lėnė qytetin. 40 Pali e Sila, si dolėn nga burgu, shkuan nė shtėpi tė Lidisė, i panė vėllezėrit, u dhanė zemėr e shkuan.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Timoteu shoqėron Palin e Silėn