Kapitujt

Veprat e Apostujve: 17. Trazirė nė Selanik

17

1 Duke kaluar nėpėr Amfipol e Apoloni, mbėrritėn nė Selanik, ku hebrenjtė kishin njė sinagogė. 2 Pali, sipas zakonit tė vet, hyri tek ata dhe pėr tri tė shtuna rresht rragatej me ta nė bazė tė Shkrimit tė shenjtė 3 duke ua shtjelluar e vėrtetuar se Mesisė i ėshtė dashur tė pėsojė e tė ngjallet prej sė vdekuri. “Dhe Mesia ‑ u thoshte ‑ ėshtė Jezusi, tė cilin unė jua predikoj.” 4 Disave prej tyre iu mbush mendja dhe u bashkuan me Palin e me Silėn. Po ashtu bėri edhe njė shumicė e madhe grekėsh qė besonin nė Hyjin edhe jo pak gra tė pėrmendura.

5 Porse judenjtė, tė nxitur nga smira, i bėnė pėr vete disa rrugaēė tė kėqij tregjesh, i ngacmuan dhe e ēuan peshė qytetin, ranė para derės sė Jasonit dhe kėrkuan qė Pali e Sila tė nxirreshin para popullit. 6 Pasi nuk i gjetėn, morėn Jasonin e disa vėllezėr dhe i ēuan para krerėve tė qytetit dhe bėrtitėn: “Ja, edhe kėtu njerėzit qė e kanė ēuar peshė mbarė botėn, 7 e Jasoni i pranon nė shtėpi! Tė gjithė kėta veprojnė kundėr urdhrave tė Cezarit. Kėta pohojnė se ėshtė njė mbret tjetėr ‑ Jezusi.” 8 Kėshtu e pėrzien dhe krerėt e qytetit qė po i dėgjonin kėto fjalė. 9 Krerėt, pasi morėn prej Jasonit e tė tjerėve dorėzaninė, i lėshuan.

Apostujt nė Berejė

10 Vėllezėrit atėherė, shpejt e shpjet, natėn, i dėrguan Palin e Silėn nė Berejė. Apostujt, kur arritėn atje, shkuan nė sinagogė tė hebrenjve. 11 Kėta ishin mė zemėrmirė se hebrenjtė e Selanikut. Pranuan fjalėn me gatishmėri dhe pėrditė e shqyrtonin Shkrimin e shenjtė pale a ėshtė ashtu. 12 Shumė prej tyre e pranuan fenė. Po ashtu edhe prej grekėve disa gra bujare dhe jo pak burra.

13 Por, kur hebrenjtė e Selanikut morėn vesh se Pali po e shpallte fjalėn e Hyjit edhe nė Berejė, shkuan edhe atje dhe e pėrzien dhe e ēuan peshė edhe atje.

14 Atėherė vėllezėrit e pėcollėn Palin deri nė det. Sila e Timoteu zunė vend aty. 15 Ata qė e pėrcollėn Palin e ēuan deri nė Athinė. Atėherė u kthyen prapa me urdhėr pėr Silėn e Timoteun qė tė shkojnė sa mė parė tek ai.

Pali nė Athinė

16 Ndėrsa Pali po i priste ata nė Athinė, thellėsisht u shqetėsua nė shpirt sepse e shihte qytetin plot me idhuj. 17 Nė sinagogė diskutonte me hebrenj dhe me ata qė besonin nė Hyjin, ndėrsa nė treg pėr ēdo ditė me ata qė takohej. 18 Me tė diskutonin edhe disa filozofė epikurenj e stoikė. Disa thoshin: “Ēfarė dėshiron tė thotė ky papagal?” Disa tė tjerė prapė: “Duket se ėshtė predikatar hyjnish sė huaja!” Sepse predikonte Jezusin dhe ngjalljen nga vdekja.

19 Atėherė e morėn dhe e ēuan nė Areopag dhe i thanė: “A mund ta dimė cili ėshtė ky mėsim i ri qė ti po e mėson? 20 Sepse po na i mbush veshėt me disa gjėra tė ēuditshme. Dėshirojmė ta dimė pėr ēka ėshtė fjala!”

21 Tė gjithė athinasit dhe tė huajt qė banojnė aty nė asgjė tjetėr s’e tresin kohėn sa nė tė treguar e nė tė dėgjuar tė lajmeve tė fundit.

22 Atėherė Pali u ngrit nė mes tė Areopagut e tha:

“Qytetarė tė Athinės! Po shoh se nė ēdo pikėpamje qenkeni njerėz shumė besimtarė. 23 Sepse, duke kaluar e vėrejtur monumentet tuaja tė kultit hyjnor, gjeta edhe njė lter, nė tė cilin ėshtė shkruar: ‘Hyjit tė panjohur.’ Pra, Atė, tė cilin ju e nderoni pa e njohur, unė jua kumtoj.

24 Hyji qė krijoi botėn dhe gjithēka ėshtė nė tė, Zotėruesi i qiellit e i dheut, Ai as nuk banon nė tempuj tė punuar me duar tė njerėzve, 25 as nuk i shėrbejnė duart e njerėzve ‑ thuajse ka ndonjė farė nevoje pėr ēfardo gjėje ‑ Ai qė u jep tė gjithėve jetėn, frymėn e ēdo gjė tjetėr. 26 Prej njė njeriu krijoi mbarė gjininė njerėzore, qė ta banonte mbarė sipėrfaqen e dheut; caktoi rendin e kohėve dhe kufijtė e vendbanimit tė tyre: 27 qė ta kėrkojnė Hyjin e nė ndonjė mėnyrė tė mund ta gjejnė. Ai nuk ėshtė larg asnjėrit prej nesh. 28 Sepse nė Tė jetojmė, lėvizim e jemi, sikurse edhe disa prej poetėve tuaj thanė:

‘Sepse jemi prej rodit tė tij.’

29 Nėse, pra, jemi prej rodit tė Hyjit, atėherė s’bėn tė mendojmė se Hyjnia ėshtė e ngjashme me arin, me argjendin e me gurin e punuar nga mjeshtria dhe arti i njeriut.

30 Dhe Hyji, duke mos i marrė parasysh kohėt e padijes, tani urdhėron: le tė kthehen tė gjithė njerėzit e ēdo vendi, 31 sepse Ai e caktoi njė ditė, kur me drejtėsi do ta gjykojė botėn me anė tė njė Njeriu, tė cilin e caktoi pėr kėtė gjė dhe e pėrforcoi para tė gjithėve duke e ngjallur nga tė vdekurit.”

32 Kur dėgjuan “Tė ngjallurit e tė vdekurve”, disa e pėrqeshėn e disa tė tjerė i thanė: “Nė lidhje me kėtė do tė tė dėgjojmė njė herė tjetėr!”

33 Kėshtu Pali u largua prej tyre. 34 Megjithatė, disa ia pėlqyen fjalėn dhe besuan. Ndėr ta ishte Dionizi Areopagit, njė grua me emėr Damarė dhe disa tė tjerė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Trazirė nė Selanik