Kapitujt

Veprat e Apostujve: 18. Pali nė Korint

18

1 Pastaj Pali e la Athinėn e shkoi nė Korint.

2 Aty gjeti njė ēifut qė quhej Akuil, me prejardhje nga Ponti, qė posa kishte arritur prej Italisė me Prishilėn, bashkėshorten e tij, sepse Klaudi kishte pasė dhėnė urdhėr ta linin Romėn tė gjithė hebrenjtė. Pali shkoi te ta 3 e, pasi kishin tė njėjtėn zeje, banonte te ta dhe punonte. Ishin mjeshtėr tendash. 4 Pali ēdo tė shtunė e merrte fjalėn nė sinagogė dhe mundohej t’i bindė hebrenjtė e grekėt.

5 Kur Sila e Timoteu arritėn prej Maqedonisė, Pali iu kushtua krejtėsisht fjalės, duke dėshmuar para hebrenjve se Jezusi ėshtė Mesia. 6 Por, pasi ata kundėrshtonin dhe blasfemonin, ai i shkundi petkat dhe u tha: “Gjaku juaj mbi kokėn tuaj! Unė nuk kam faj! Qė tani unė po u drejtohem paganėve!” 7 U largua prej andej dhe shkoi nė shtėpinė e njė njeriu qė besonte nė Hyjin. Ky quhej Ticje Just, shtėpia e tė cilit ishte afėr sinagogės. 8 Krispi, kryetari i sinagogės, besoi nė Zotin, ai dhe krejt familja e tij. Po edhe shumė korintas, duke dėgjuar Palin, pranonin besimin dhe pagėzoheshin.

9 Njė natė Zoti i tha Palit nė vegim: “Mos u tremb, por fol e mos hesht! 10 Unė jam me ty! Askush s’do tė guxojė tė vėrė dorė nė ty pėr tė salvuar, sepse nė kėtė qytet kam njė popull tė madh!”

11 Kėshtu Pali zuri vend aty njė vit e gjashtė muaj duke predikuar ndėr ta fjalėn e Hyjit.

12 Kur Galioni ishte prokonsull i Akajės, ēifutėt nė pėrkim tė plotė u ēuan kundėr Palit, e nxorėn nė gjyq 13 dhe thanė: “Ky nxit njerėzit qė ta nderojnė Hyjin kundėr Ligjit.” 14 Pikėrisht kur Pali deshi tė flasė, Galioni u tha judenjve: “Po tė ishte ēėshtja e ndonjė delikti apo e ndonjė vepre tė keqe, ju kisha vėshtruar, o hebrenj, siē e kėrkon e drejta; 15 porse, pasi ēėshtja ėshtė lidhur me fjalė, emra e Ligjin tuaj, rregullojeni ju vetė; lidhur me kėso gjėrash unė nuk dėshiroj tė bėhem gjykatės.” 16 Dhe i dėboi nga gjykatorja. 17 Por ata tė gjithė e kapėn kryetarin e sinagogės, Sostenin, dhe filluan ta rrahin para gjykatores. Galioni aspak nuk e ēau kokėn pėr kėtė gjė.

Pali kthehet nė Antioki

18 Pali qėndroi nė Korint edhe mjaft kohė, pastaj u pėrshėndet me vėllezėrit dhe me barkė u nis pėr Siri bashkė me Prishilėn e me Akuilėn, pasi nė Kenhrejė e qethi kokėn, sepse e kishte bėrė kusht.

19 Kur mbėrritėn nė Efes, ata i la aty e vetė hyri nė sinagogė pėr tė diskutuar me ēifutė. 20 Kėta i bėnė lutje tė qėndronte tek ata pėr njė kohė tė gjatė, por ai nuk deshi, 21 e, duke u pėrshėndetur, u tha: “Nė dashtė Zoti do tė vij te ju njė herė tjetėr.”

Dhe u nis prej Efesit.

22 Kur arriti nė Cezare, u ngjit tė pėrshėndesė Kishėn e atėherė zbriti nė Antioki. 23 Edhe aty ndenji disa kohė. Pastaj u nis tė pėrshkojė krahinėn e Galacisė e tė Frigjisė duke i pėrforcuar nė fe tė gjithė nxėnėsit.

Apoloni predikon nė Efes

24 Njė farė hebreu qė quhej Apolon, me prejardhje nga Aleksandria, kishte ardhur nė Efes. Ishte njeri gojėmbarė dhe njohės i mirė i Shkrimit tė shenjtė. 25 Ishte i njoftuar me Udhėn e Zotit dhe me plot zell tė shpirtit fliste dhe mėsonte me kujdes pėr Jezusin, edhe pse dinte vetėm pėr pagėzimin e Gjonit. 26 Ai, pra, filloi tė flasė plot guxim nė sinagogė. Kur e dėgjuan Prishila e Akuila, e morėn nė shtėpi tė tyre dhe ia shpjeguan imtėsisht Udhėn e Hyjit. 27 Kur iu mbush mendja tė shkojė pėr Akajė, vėllezėrit i dhanė zemėr dhe u shkruan nxėnėsve qė ta presin mirė. Kur arriti atje, pėr hir tė Zotit, u vlejti shumė besimtarėve 28 sepse me aftėsi tė madhe i hidhte poshtė judenjtė duke ua vėrtetuar me anė tė Shkrimit tė shenjtė se Jezusi ėshtė Mesia.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Pali nė Korint