Kapitujt

Veprat e Apostujve: 19. Pali nė Efes

19

1 Ndėrkohė qė Apoloni ishte nė Korint, Pali, pasi i pėrshkoi krahinat e epėrme, erdhi nė Efes. Aty gjeti disa nxėnės 2 dhe u tha: “Kur e pranuat fenė, a e morėt Shpirtin Shenjt?” Ata iu pėrgjigjėn: “Ne as qė kemi dėgjuar se ka Shpirt Shenjt.” 3 “Cilin pagėzim atėherė ‑ vazhdoi Pali ‑ keni marrė?” Ata u pėrgjigjėn: “Pagėzimin e Gjonit.” 4 Pali u tha: “Gjoni ka pagėzuar me pagėzimin e kthimit, duke i predikuar popullit qė tė besojnė nė Atė qė do tė vijė pas tij, d. m. th. nė Jezusin.” 5 Kur dėgjuan, u pagėzuan nė Emėr tė Jezusit Zot 6 e, kur Pali i vuri duart mbi ta, nė ta zbriti Shpirti Shenjt dhe filluan tė flasin nė gjuhė tė ndryshme e tė profetizojnė. 7 Tė gjithė sė bashku ishin dymbėdhjetė burra.

8 Pali atėherė hyri nė sinagogė dhe pėr tre muaj foli plot guxim: diskutonte e mundohej t’ua mbushė mendjen ta pranojnė Mbretėrinė e Hyjit. 9 Por, pasi disa kokėfortė qė s’donin tė binden, filluan edhe tė flasin keq e ta shajnė Udhėn e Zotit para bashkėsisė, Pali kėputi marrėdhėniet me ta, i ndau nxėnėsit e filloi tė mėsojė pėrditė nė shkollėn e Tiranit. 10 Vazhdoi kėshtu pėr dy vjet. Kėshtu tė gjithė banorėt e krahinės sė Azisė ‑ hebrenj e grekė ‑ e dėgjuan fjalėn e Zotit.

Bijtė e Shevės

11 Hyji, pėrmes duarve tė Palit, bėnte mrekulli tė jashtėzakonshme, 12 aq sa vinin shamia e petka prej trupit tė Palit pėrmbi tė sėmurė dhe prej tyre zhdukeshin sėmundjet e dilnin shpirtrat e ndytė.

13 Po edhe disa ēifutė, qė endeshin andej kėndej dhe pėrbenin shpirtrat e ndytė tė dilnin, sprovuan ta thėrrasin Emrin e Jezusit Zot, pėrmbi ata qė kishin nė trup shpirtrat e ndytė. Thoshin. “Po ju pėrbej nė Jezusin, tė cilin e predikon Pali.” 14 Kėtė e bėnin shtatė bijtė e njė farė Sheve, kryepriftit ēifut. 15 Por shpirti i keq ua ktheu: “Jezusin e njoh dhe Palin e di, por ju kush jeni?” 16 Dhe njeriu, nė trupin e tė cilit ishte djalli, u lėshua nė ta, i mundi tė gjithė dhe, tė zhveshur e tė plagosur, ikėn prej asaj shtėpie. 17 Dėgjuan pėr kėtė ngjarje banorėt e Efesit ‑ ēifutė e grekė ‑ dhe tė gjithė i kapi tmerr i madh dhe madhėrohej Emri i Zotėrisė Jezus.

18 Shumė nga ata qė besuan, vinin e rrėfenin ballafaqe dhe i tregonin veprimet e veta tė shortisė. 19 Shumė prej atyre qė kishin ushtruar mjeshtrinė e magjisė, i sillnin librat dhe i digjnin para tė gjithėve. Kur e llogaritėn ēmimin e tyre, gjetėn se vlenin pesėdhjetė mijė drahma argjendi.

20 Kėshtu, me fuqinė e Zotit, fjala shtrihej vazhdimisht e fitonte nė fuqi.

Rrėmujė nė Efes

21 Pas kėtyre ngjarjeve, Pali vendosi tė shkojė nėpėr Maqedoni e Akajė pėr Jerusalem. Tha: “Pasi tė gjendem atje, do tė shkoj ta shoh edhe Romėn.” 22 Atėherė dėrgoi nė Maqedoni dy ndihmėsit e vet, Timoteun e Erastin, kurse ai kaloi edhe disa kohė nė Azi.

23 Disi nė atė kohė ndodhi njė rrėmujė jo e vogėl kundėr Udhės. 24 Njė argjendar, qė quhej Dhimitėr, punonte tempuj tė vegjėl tė Artemidės dhe kėshtu u sillte fitesė jo tė vogėl mjeshtėrve. 25 Ky i bashkoi kėta dhe tė gjithė tė tjerėt qė merreshin me kėtė veprimtari dhe u tha: “Burra, ju e dini se fitesa jonė varet nga kjo mjeshtėri, 26 e po shihni se ky Pali, jo vetėm nė Efes, por pothuajse edhe nė mbarė Azinė, ia ka mbushur mendjen dhe e ka larguar njė shumicė tė madhe populli duke mėsuar se nuk ka hyjni tė punuara me dorė njeriu. 27 Kėshtu, jo vetėm ėshtė nė rrezik mjeshtėria jonė, por edhe tempulli i Artemidės, hyjneshės sė madhe, s’ka pėr t’u ēmuar mė dhe do tė mbarojė madhėria e asaj, tė cilėn e nderon krejt Azia dhe bota mbarė.”

28 Kur e dėgjuan, u hidhėruan dhe zunė tė bėrtasin: “E madhe ėshtė Artemida e Efesit!” 29 Pėshtjellimi zotėroi mbarė qytetin. Tė gjithė sė bashku u lėshuan nė teatėr duke i hequr zvarrė maqedonėt, Gajin e Aristarkun, bashkudhėtarėt e Palit. 30 Pali vetė deshi tė parqitej para popullit, por nuk ia lejuan nxėnėsit. 31 Madje edhe disa aziarkė, miq tė tij, ēuan njerėz tek ai e iu lutėn qė tė mos duket nė teatėr.

32 Ndėrkaq, disa bėrtitnin njė gjė, disa njė tjetėr: tė bashkuarit ishin pėshtjelluar plotėsisht, aq sa shumė prej tyre, as pse kishin shkuar atje s’dinin mė. 33 Disa prej popullit ia mbushėn mendjen tė flasė njė farė Aleksandri. Kėtė hebrenjtė e nxitnin tė dalė para mbledhjes. Aleksandri dha shenjė me dorė e deshi tė mbrohej para popullit. 34 Kur e morėn vesh se ishte hebre, tė gjithė njėzėri nisėn tė bėrtasin pa pushuar pėr dy orė: “E madhe ėshtė Artemida e Efesit!” 35 Atėherė sekretari ia doli ta qetėsojė dhe tha:

“Burra tė Efesit! Cili njeri nuk e di se qyteti i Efesit ėshtė rojtari i tempullit tė Artemidės sė Madhe dhe i trupores sė saj qė ra nga qielli? 36 Pra, pasi kjo gjė s’mund tė mohohet, duhet tė qetėsoheni, nė mėnyrė qė tė mos bėni ndonjė vepėr pėr ngut. 37 I sollėt kėta njerėz, qė s’janė as vjedhės tė gjėrave tė shenjta e as qė e kanė blasfemuar hyjneshėn tonė. 38 Po qe se Dhimitri e mjeshtrat e tjerė tė tij kanė ndonjė ankesė kundėr ndokujt, gjyqet punojnė, e kėtu janė edhe prokonsujt: le tė paditen! 39 Nėse kėrkoni ndonjė gjė tjetėr, do t’i jepet fund nė kuvend tė rregullt. 40 Sepse kėshtu e vėmė veten nė rrezik qė tė na ēmohet kjo ngjarje e sotme si kryengritje, pasi s’kemi kurrfarė arsyeje, me anė tė sė cilės tė mund ta pėrligjim kėtė pėshtjellim.” Posa foli kėshtu, e shpėrndau kuvendin.

Kapitujt

Kapitujt