Kapitujt

Veprat e Apostujve: 20. Pali nė Maqedoni

20

1 Pasi u paqėsua turbullimi, Pali i thirri nxėnėsit, u dha porositė, i pėrshėndeti dhe u nis pėr Maqedoni. 2 Pasi i pėrshkoi ato vende dhe i ngushėlloi me shumė fjalime vėllezėrit, shkoi nė Greqi. 3 Atje ndenji tre muaj. Pikėrisht, kur mendoi tė udhėtojė pėr Siri, hebrenjtė ia zunė pritėn, por ai atėherė vendosi tė kthejė nėpėr Maqedoni. 4 E pėrcillnin Sopatri, biri i Pirrit, prej Berejės; Aristarku e Sekundi prej Selanikut; Gaji prej Derbit dhe Timoteu; Tihiku e Trofimi prej Azisė. 5 Kėta shkuan para nesh e na pritėn nė Troadė. 6 Ne, si kaluan ditėt e Bukėve tė pabrumė, lundruam nga Filipet dhe, pas pesė ditėsh arritėm te ta nė Troadė. Atje kaluam shtatė ditė.

Pali i jep fund vizitės nė Troadė

7 Ditėn e parė tė javės, kur u mblodhėm tė ndajmė Bukėn, Pali u predikoi vėllezėrve e, pasi mendonte tė udhėtojė tė nesėrmen, e zgjati bisedėn deri nė mesnatė. 8 Nė dhomėn e sipėrme, ku ishim tė bashkuar, kishim shumė llamba. 9 Njė djalosh qė quhej Eutih, ishte ulur nė dritare. Pasi Pali predikoi gjatė, Eutihin e rrejti gjumi dhe fjeti. Ashtu nė gjumė, i iku shtati e ra prej tė tretit kat poshtė. E ngritėn tė vdekur. 10 Pali u ul poshtė, ra mbi tė, e mori djaloshin para duarsh e tha: “Mos u shqetėsoni! Nuk ka vdekur.” 11 Atėherė u ngjit lart e, pasi e ndau bukėn dhe hėngri, vazhdoi tė flasė edhe pėr njė kohė tė gjatė, deri nė agim. Atėherė u nis. 12 Djaloshin e ēuan nė shtėpi shėndoshė me gėzim tė tė gjithėve.

Udhėtimi prej Troadės nė Milet

13 Ne u nisėm me barkė pėrpara e shkuam nė Ason, ku mendonim tė marrim Palin: kėshtu e kishte caktuar ai vetė. Ai vendosi tė vinte atje nė kėmbė. 14 Kur u bė me ne nė Ason, e morėm e shkuam nė Mitilenė. 15 Prej andej, tė nesėrmen u nisėm dhe arritėm afėr Hijosit. Tė pasnesėrmen u nisėm pėr Sam e ditėn e nesėrme mbėrritėm nė Milet. 16 Pali kishte vendosur qė tė mos kthehemi nė Efes pėr tė mos humbur kohė nė Azi. Ai ngutej, sepse dėshironte, nėse ishte e mundur, qė pėr Rrėshajė tė gjendej nė Jerusalem.

Pėrshėndetja e Palit me tė parėt e kishės sė Efesit nė Milet

17 Nga Mileti Pali dėrgoi nė Efes e i thirri tė parėt e kishės. 18 Kur arritėn, u tha:

“Ju e dini se si jam sjellė ndėr ju pėr tėrė kohėn qė prejditės sė parė kur erdha nė Azi; 19 i shėrbeva Zotit me pėrvujtėri, me lot e me vėshtirėsi, tė cilat mė gjetėn pėr shkak tė pritave tė ēifutėve. 20 Asgjė qė ishte pėr tė mirėn tuaj nuk e lashė pa jua shpallur e pa jua mėsuar botėrisht e nėpėr shtėpi; 21 i pėrbeva ēifutėt e grekėt tė kthehen kah Hyji e tė besojnė nė Jezusin, Zotin tonė.

22 Tani, ja, plotėsisht i nėnshtruar Shpirtit, po drejtohem pėr Jerusalem pa ditur se ēka do tė mė gjejė nė tė, 23 pėrveē sa mė siguron Shpirti Shenjt se nė ēdo qytet mė presin prangat dhe vėshtirėsitė. 24 Por, aspak nuk shqetėsohem pėr jetėn timė, kujdesem vetėm ta kryej udhėn time dhe misionin qė kam marrė prej Jezusit Zot: ta dėshmoj Ungjillin e hirit tė Hyjit.

25 E tani, ja, mirė e di se fytyrėn time mė nuk do ta shohė asnjėri prej jush, ndėr tė cilėt kalova duke predikuar Mbretėrinė. 26 Pėr kėtė arsye sot, nė kėtė ditė, po dėshmoj se nuk ju kam farė faji nė qoftė se ju birreni, 27 sepse nuk lashė pa jua kumtuar asnjė gjė gjė lidhur me vullnetin e Hyjit.

28 Kini kujdes pėr vete e pėr grigjėn, mbi tė cilėn Shpirti Shenjt ju vuri mbikėqyrės. Udhėhiqeni Kishėn e Hyjit, qė me gjakun e vet e fitoi pėr vete.

29 Unė e di se pasi tė shkoj unė, mes jush do tė hyjnė ujq grabitqarė, tė cilėt s’do ta kursejnė grigjėn. 30 Po edhe mes jush do tė ngrihen disa njerėz, tė cilėt do tė shtrijnė mėsime tė rreme pėr tė tėrhequr pas vetes nxėnėsit. 31 Prandaj rrini zgjuar e mos harroni se pėr tri vjet, pa pushuar as natė as ditė, me lot pėr faqe, jam munduar ta mėsoj secilin prej jush.

32 E tani po ju lė nė dorė tė Hyjit dhe tė fjalės sė hirit tė tij, e cila ėshtė e aftė t’ju edukojė e t’ju japė trashėgimin ndėr tė gjithė tė shenjtėruarit.

33 Nuk dėshirova as argjend, as ar as petka prej askujt. 34 Ju vetė e dini se pėr nevoja tė mia e tė shoqėruesve tė mi kanė fituar kėto duar tė mia. 35 Nė ēdo pikėpamje ju tregova me shembull se duke punuar kėshtu, duhet t’u ndihmohet tė paaftėve, duke na rėnė nė mend fjalėt e Jezusit Zot: ‘Mė i lum ėshtė ai qė jep se ai qė merr. ’”

36 Kur i kreu kėto fjalė, u ul nė gjunjė bashkė me tė gjithė dhe u lut. 37 Tė gjithė ia plasėn vajit, e pėrqafuan dhe e puthėn Palin, 38 tė trishtuar thellė, sidomos pėr fjalėn qė u tha se nuk do ta shohin mė fytyrėn e tij.

Atėherė e pėrcollėn deri nė barkė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Pali nė Maqedoni