Kapitujt

Veprat e Apostujve: 23. Komploti i ēifutėve kundėr Palit

23

1 Pali ua nguli sytė anėtarėve tė Kėshillit tė Lartė e tha:

“Vėllezėr, deri nė ditėn e sotme kam jetuar para Hyjit me ndėrgjegje tė pastėr.” 2 Porse kryeprifti, Anania, urdhėroi t’i bien shputė gojės ata qė qėndronin afėr Palit. 3 Pali atėherė i tha:

“Do tė tė bjerė ty Hyji, he mur i zbardhuar! A ti rri nė seli pėr tė mė gjykuar sipas Ligjit, e ti vetė kundėr Ligjit urdhėron tė mė rrahin?!”

4 Tė pranishmit e pėrkujtuan:

“Si guxon ta nėmėsh kryepriftin?”

5 “Nuk dita, vėllezėr ‑ u pėrgjigj Pali ‑ se ky ėshtė kryeprifti. Sepse, vėrtet, shkruan: ‘Kryetarin e popullit tėnd mos e nėm!’”

6 Pali e dinte se ata ishin njė pjesė saducenj e njė pjesė farisenj, prandaj tha me zė tė lartė nė Kėshill: “Vėllezėr, unė jam farise dhe bir farisenjsh. Pėr shkak tė shpresės nė ngjalljen e tė vdekurve jam kėtu para gjyqit!”

7 Posa Pali i tha kėto fjalė, nisi grindja mes farisenjsh e saducenjsh dhe u bė pėrēarje nė mbledhje. 8 Saducenjtė, nė tė vėrtetė thonė se nuk ka ngjallje, s’ka engjėj, s’ka shpirt; kurse farisenjtė i besojnė tė gjitha kėto. 9 U bė zhurmė e madhe. Atėherė disa skribė tė sektit tė farisenjve, u ngritėn dhe kundėrshtuan me guxim: “Ne nuk gjejmė ‑ thanė ‑ kurrfarė faji nė kėtė njeri. Ēka atėherė, nėse i ka folur ndonjė shpirt ose ndonjė engjėll?” 10 Pasi zhurma shkonte duke u rritur, tribuni nisi tė frikėsohej mos po e kapin Palin e po e copėtojnė, prandaj urdhėroi tė ulet ushtria, ta marrė prej mesit tė tyre e ta ēojė nė kėshtjellė.

11 Natėn mė pas Zoti iu dėftua Palit dhe i tha:

“Aspak mos u tremb! Si ke dėshmuar pėr mua nė Jerusalem, po ashtu duhet tė dėshmosh edhe nė Romė.”

Komploti i ēifutėve kundėr Palit

12 Kur zbardhi drita, ēifutėt bėnė komplot dhe u pėrbetuan se as s’do tė hanė as nuk do tė pinė pa e mbytur Palin. 13 Ata qė e bėnė kėtė pėrbetim ishin mė tepėr se dyzet vetė. 14 Shkuan te kryepriftėrinjtė e pleqtė e popullit e u thanė: “Me be jemi pėrbetuar tė mos shijojmė asgjė me gojė para se ta mbysim Palin. 15 Prandaj ju, nė marrėveshje me Kėshillin, paraqitjani tribunit ta bjerė atė para jush gjasme dėshironi ta shqyrtoni mė mirė ēėshtjen e tij, e ne jemi gati ta mbysim para se ai tė mbėrrijė.”

16 Por pėr pritėn mori vesh i biri i motrės sė Palit, shkoi e hyri nė kėshtjellė dhe i tregoi Palit. 17 Pali thirri njė centurion dhe i tha: “Pėrcille kėtė djalosh te tribuni! Ka diēka pėr t’i thėnė:” 18 Ky e mori, e ēoi te tribuni dhe i tha: “I burgosuri, Pali, mė thirri e m’u lut ta pėrcjell kėtė djalosh deri te ti se ka diēka pėr tė tė thėnė.” 19 Tribuni e mori djaloshin pėr dore, e ndau veēmas dhe e pyeti:

“Ēfarė lajmi ke pėr tė mė dėftuar?”

20 Ai i tha:

“Ēifutėt janė marrė vesh mes tyre tė tė bėjnė lutje t’ua ēosh nesėr Palin nė Kėshill, kinse duan ta hulumtojnė mė imtėsisht ēėshtjen e tij. 21 Mos u beso, sepse i kanė vėnė pritėn mė se dyzet vetė, tė cilėt janė pėrbetuar se as s’do tė hanė as s’do tė pinė para se ta mbysin Palin. Janė gati tani, veē presin pėlqimin tėnd.”

22 Atėherė tribuni e nisi djaloshin dhe i urdhėroi: “Askujt mos i trego se ma ke sjellė kėtė lajm.”

Pali dėrgohet te Feliksi nė Cezare

23 Atėherė tribuni grishi dy centurionė e tha: “Bėni gati dyqind ushtarė, shtatėdhjetė kalorės e dyqind shigjetarė qė pas orės sė tretė tė natės tė nisen pėr Cezare. 24 Le tė bėhet gati edhe shtaza, nė tė cilėn tė udhėtojė Pali e tė ēohet shėndoshė te Feliksi, qeveritari. 25 Shkroi edhe njė letėr me kėtė pėrmbajtje:

26 “Klaud Lizja

Shkėlqesisė sė tij sundimtarit Feliks,

shėndet!

27 Kėtė njeri e kapėn ēifutėt dhe, pak para se ta vrisnin, u lėshova me ushtri dhe ua nxora duarsh, pasi mora vesh se ėshtė nėnshtetas romak. 28 Desha tė di pėr ēka e paditnin, prandaj e ēova nė Kėshillin e tyre. 29 Mora vesh se e paditnin pėr ēėshtje tė diskutueshme me Ligjin e tyre dhe se nuk kishte kurrfarė faji qė tė meritojė vdekjen ose burgun. 30 Si mora vesh, pastaj, se kundėr tij kanė bėrė njė komplot, e nisa te ti menjėherė e paditėsit e tij i njoftova tė tė drejtohen ty pėr sa kanė kundėr tij.”

31 Ushtarėt, pra, sipas urdhrit qė patėn, e morėn Palin dhe natėn e ēuan nė Antipatridė. 32 Tė nesėrmen i lanė kalorėsit tė vijojnė rrugėn me tė, kurse kėmbėsorėt u kthyen nė kėshtjellė. 33 Kur kalorėsit arritėn nė Cezare, ia dorėzuan qeveritarit letrėn dhe ia paraqitėn Palin. 34 Pasi e lexoi letrėn, e pyeti se prej cilės provincė ishte dhe, pasi mori vesh se ishte prej Cilicisė, 35 i tha: “Do tė dėgjoj kur tė vijnė edhe paditėsit e tu.”

Atėherė dha urdhėr tė ruhet nė pallatin e Herodit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Komploti i ēifutėve kundėr Palit