Kapitujt

Veprat e Apostujve: 27. Pali niset pėr Romė

27

1 Kur u pru vendimi tė udhėtojmė pėr Itali, Palin me disa tė burgosur tė tjerė ia dhanė nė dorėzim njė centurioni qė quhej Jul e ishte prej kohortės Auguste. 2 hipėm, pra, nė njė anije adramitine, e cila udhėtonte gjatė porteve tė detit tė Azisė, dhe u nisėm. Me ne ishte Aristarku, njė maqedon nga Selaniku. 3 Tė nesėrmen arritėm nė Sidon. Juli, qė sillej njerėzisht me Palin, i dha leje tė shkojė ndėr miq pėr tė marrė ndonjė shėrbim prej tyre. 4 Prej andej morėm detin e lundruam afėr Qipros ‑ sepse i kishim erėrat e kundėrta ‑ 5 dhe kaluam detin gjatė brigjeve tė Cilicisė e tė Pamfilisė dhe arritėm nė Mirėn e Licisė. 6 Kėtu centurioni gjeti njė anije nga Aleksandria qė udhėtonte pėr Itali dhe na ngarkoi nė tė.

7 Pėr shumė ditė udhėtuam ngadalė dhe mezi arritėm nė Knid. E, pasi era nuk ua lejoi tė ndalej anija nė port, vazhduam pėr nėn Kretė, nė anė tė Salmonės 8 dhe mezi e kaluam e arritėm nė njė vend qė quhet “Portet e Mira” afėr tė cilit ėshtė qyteti i Lasejės.

9 Por, pasi kishte kaluar shumė kohė, kėshtu qė lundrimi ishte bėrė i rrezikshėm ‑ sepse kishte kaluar Agjėrimi i madh ‑ Pali i kėshilloi: 10 “Burra ‑ u thoshte ‑ unė shoh se lundrimi do tė dalė me vėshtirėsi dhe me dėm tė madh, jo vetėm pėr mallra e pėr anije, por edhe pėr jetėn tonė.” 11 Por centurioni mė tepėr i besonte timonierit e tė zotit tė anijes se sa vėrejtjeve tė Palit. 12 E, pasi porti nuk ishte i pėrshtatshėm pėr tė kaluar dimrin, shumica propozuan tė nisemi prej andej, me shpresė qė ta arrinim Feniksin, njė port tė Kretės, qė ėshtė i ēelur nga jugperėndimi e veriperėndimi dhe aty ta kalonim dimrin.

Stuhia e detit

13 Ndėrkaq, u ēua njė puhi e lehtė shiroku, ata pleqėruan se ky mendim mund tė realizohej, hoqėn spirancėn dhe lundruan gjatė bregut tė Kretės. 14 Por pas pak kohe u tėrbua njė erė e fortė, qė quhet veri‑lindore. 15 Anija e rrėmbyer, u bė e paaftė t’i qėndrojė erės; ne u lėshuam tė na hedhė andej e kėndej. 16 Duke lundruar nė shtrojerėn e njė ishulli tė vogėl, qė quhet Kauda, mezi mundėm ta kapnim sandallin e shpėtimit. 17 Kur e ngritėn nė barkė, i pėrdorėn veglat e shpėtimit: me litar e ngjeshėm anijen. Prej frikės qė tė mos mbesim nė zall, nė Sirtė, e lėshuan spirancėn notuese. Kėshtu barteshim andej‑kėndej. 18 Pasi stuhia na rrahte me tėrbim, tė nesėrmen, hodhėn mallrat nė det 19 e tė tretėn ditė, me duar tė veta hodhėn veglat e pajisjet e anijes. 20 Pėr shumė ditė nuk u pa as dielli as yjet; stuhia tėrbohej gjithnjė e mė tepėr: kishte humbur ēdo shpresė se do tė shpėtojmė.

21 Pėr njė kohė tė gjatė askush s’kishte ngrėnė. Atėherė Pali u ngrit nė mes e tha: “More burra, ėshtė dashur tė mė kishit dėgjuar e mos ta kishim lėnė Kretėn; i kishim shpėtuar kėtij rreziku e dėmi. 22 Por tani po ju porosis: merrni zemėr, sepse asnjė prej jush nuk do tė birret, me pėrjashtim tė anijes. 23 Sonte m’u lajmėrua engjėlli i Hyjit, tė cilit i pėrkas dhe tė cilit i shėrbej 24 e mė tha: ‘Mos ki frikė, Pal, ti duhet tė dalėsh para Cezarit dhe, ja, Hyji do t’ua falė jetėn tė gjithė atyre qė lundrojnė me ty!’ 25 Prandaj, merrni zemėr, o vėllezėr! Unė i besoj Hyjit e s’mund tė ndodhė ndryshe pėrveēse si mė ka thėnė Ai. 26 Na duhet tė ndeshemi patjetėr nė njė ujdhesė.”

27 Ishte e katėrmbėdhjeta natė qė na rrahte stuhia andej e kėndej nė Detin e Mesdheut, kur, diku rreth mesnatės, detarėt e morėn me mend se po i afroheshim tokės. 28 Si hodhėn plumbēin, gjetėn tridhjetė pashė thellėsi; pak mė vonė e hodhėn pėrsėri dhe gjetėn pesėmbėdhjetė pashė.

29 Pasi druanin se mos pėrplaseshin me shkėmbinj, hodhėn katėr spiranca prej popes e pritnin me afsh tė zbardhte drita. 30 Kur detarėt, me mendim tė iknin nga anija, ulėn sandallin nė det, gjasme donin tė hidhnin spirancat nga kiēi, 31 Pali i tha centurionit dhe ushtarėve. “Nėse kėta nuk rrinė nė anije, ju s’do tė shpėtoni.” 32 Atėherė ushtarėt i prenė konopėt e sandallit dhe e lanė tė bjerė nė det.

33 Duke pritur tė agonte drita, Pali i nxiste tė gjithė tė hanin bukė. U thoshte: “Ėshtė e katėrmbėdhjeta ditė qė pa farė ushqimi prisni me zemėrim e nuk hani gjė. 34 Ju lutem, pra, hani se ju vlen pėr shpėtimin tuaj! Prapė po ju siguroj se asnjėrit prej jush as njė fije floku prej kresė s’do t’i humbasė!” 35 Si i tha kėto fjalė, mori bukėn, falėnderoi Hyjin nė sy tė tė gjithėve, e theu dhe filloi tė hajė. 36 Atėherė tė gjithė morėn zemėr, morėn edhe ata e hėngrėn. 37 Ishim nė anije tė gjithė sė bashku dyqind e shtatėdhjetė e gjashtė vetė. 38 Pasi u nginė, nisėn ta lehtėsojnė anijen duke e hedhur grurin nė det.

Anija thyhet

39 Kur zbardhi drita, detarėt nuk e njohėn tokėn. Hetuan njė gji nė breg tė rrafshtė dhe vendosėn, nėse do tė ishte e mundur, ta shtienin anijen atje. 40 I zgjidhėn spirancat dhe i lanė nė det. Njėkohėsisht zgjidhėn edhe tė lidhmet e timonit, e ngrehėn velin paranik nė drejtim tė erės dhe u drejtuan nga bregu. 41 Por hasėn nė cektinė e anija u ngul nė rėrė: pjesa e parė e ngulur nuk luante vendit, kurse kiēin e shkallmonte stuhia e valėve.

42 Atėherė ushtarėt menduan t’i mbysin tė burgosurit, prej frikės se ndonjėri prej tyre, pasi tė shpėtojė me not, do tė ikė. 43 Por centurioni, pse donte ta shpėtonte Palin, nuk i la ta ēonin nė vend kėtė mendim: dha urdhėr qė ata qė dinin not tė kėrcenin tė parėt nė ujė e tė dilnin nė tokė, 44 kurse tė tjerėt le tė shpėtonin, kush me dėrrasė e kush me copa tė thyera tė anijes.

Kėshtu tė gjithė dolėn nė tokė shėndoshė e mirė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Pali niset pėr Romė