Kapitujt

Dalja: 21. Ligjet pėr skllevėr

21

1 Kėto janė rregulloret qė do t’ua shtjellosh: 2 “Kur pėr skllav do tė kesh blerė njė hebre, le tė shėrbejė pėr gjashtė vjet, tė shtatin vit, le tė shkojė i lirė, falas. 3 Nėse vjen i vetėm, i vetėm edhe le tė shkojė; nėse pati grua, me grua le tė shkojė. 4 Nėse zotėria e martoi e gruaja i lindi bij e bija, gruaja dhe fėmijėt e saj, do t’i pėrkasin zotėrisė sė tij, kurse ai do tė dalė vetėm. 5 Por, nėse skllavi thotė: ‘E dua zotėrinė tim, gruan time e fėmijėt e mi, nuk dua tė jem i lirė’, 6 atėherė i zoti le ta bjerė te Hyji, le ta afrojė te dera ose te shtalkat e le t’ia shporojė veshin me bizė dhe le t’i mbesė nė shėrbim tė pėrhershėm.

7 Kur ndokush ta shesė vajzėn e vet skllave, nuk do tė lirohet siē ėshtė zakon tė lirohen skllevėrit. 8 Nė qoftė se nuk i pėlqen atij qė i qe dhėnė, le t’ia lejojė tė shpėrblehet, por nuk do tė ketė pushtet t’ia shesė njeriut prej popullit tė huaj; sepse veproi me tradhti kundrejt saj. 9 Nė qoftė se ia cakton pėr grua birit tė vet, atėherė le tė sillet me tė si me tė bijėn. 10 Nėse merr ndonjė tjetėr, mos t’ia mohojė ushqimin e veshjen as shtratin. 11 Nėse nuk ia plotėson kėto tė tria, le tė dalė e lirė falas, pa kėrkuar tė shpėrblehet”.

Vrasja

12 “Kush t’i bjerė njeriut e ky tė vdesė prej tė rrahurit, le tė ndėshkohet me vdekje. 13 Porse pėr atė qė nuk i ka dalė nė pritė, por Hyji e ka lėshuar nė duart e tija, unė do ta tregoj vendin ku do tė mund tė strehohet. 14 Por kur ndokush e vret tė afėrmin e vet me qėllim e me tradhti, atėherė kape edhe prej lterit tim e ēoje pėr ta vrarė.

15 Kush t’i bjerė t’et e s’ėmės, le tė dėnohet me vdekje.

16 Kush e grabit njeriun, si nė qoftė se e ka shitur, si nė qoftė se i zihet nė dorė, le tė dėnohet me vdekje.

17 Kush e fyen me fjalė tė atin e t’ėmėn, le tė ndėshkohet me vdekje.

Rrahja e plagosja

18 Nėse njerėzit zihen me fjalė e njėri i bie tjetrit me gur ose grusht, e ky nuk vdes, por bie nė shtrat, 19 nėse ngrihet dhe ecėn me shkop pėrjashta, atėherė rrahėsi le tė falet, por i duhet tė paguajė kohėn e humbur dhe shpenzimet pėr shėrim.

20 Kush e rreh skllavin ose skllaven e vet me shkop, dhe ata i vdesin nė duar, bie nė gjak. 21 Porse, nė qoftė se jetojnė njė ose dy ditė, nuk bie nė gjak, sepse janė pronė e tija.

22 Kur, gjatė njė grindjeje, rrihen disa vetė e i bien gruas shtatzėnė e kjo e qet fėmijėn, nėse nuk ka edhe ndonjė tė keqe tjetėr, ai qė i ra, le tė paguajė dėmin qė do tė kėrkojė burri i saj e tė vendosin pleqtė. 23 Por, nėse ndodh edhe ndonjė e keqe tjetėr, do tė kthejė jetėn pėr jetė, 24 syrin pėr sy, dhėmbin pėr dhėmb, dorėn pėr dorė, kėmbėn pėr kėmbė, 25 djegien pėr djegie, varrėn pėr varrė, damkėn pėr damkė.

26 Kush i bie skllavit ose skllavės sė vet e i verbon syrin, pėr shkak tė syrit, do t’ia kthejė lirinė. 27 Nėse skllavit tė vet ose skllaves sė vet i shkul dhėmbin, pėr shkak tė dhėmbit, do t’ia kthejė lirinė.

28 Kur kau e vret me brirė njeriun ose gruan e kėta vdesin, kau le tė vritet me gurė dhe mos t’i hahet mishi; i zoti i kaut le tė jetė i pafajshėm. 29 Por nė qoftė se gjedhi e kishte zakon tė sulmojė me brirė edhe mė parė dhe pėr tė e kanė vėnė nė dijeni tė zotin e tij, e ky nuk e ka ndry, e ky vret ndonjė burrė ose grua: le tė vritet me gurė kau e le tė vritet edhe i zoti i tij. 30 Nėse pronarit i caktohet ēmimi i shpėrblimit tė jetės sė tij, le tė paguajė pėr jetėn e vet sa t’i jetė caktuar. 31 Nėse kau vret njė djalosh ose njė vajzė, le tė veprohet me tė po sipas kėsaj rregulloreje. 32 Po nėse vret njė skllav ose skllave, t’i japė zotėrisė tridhjetė sikla tė argjendta e kau le tė vritet me gurė.

33 Kur ndokush e lė grykėn e pusit ēelur ose e ēel pusin e nuk ia mbyll grykėn, e shkon e bie kau ose gomari nė tė, 34 i zoti i pusit duhet tė paguajė gjedhin, kurse bagėtia e cofur i takon atij.

35 Kur njė ka e shpon njė tjetėr dhe e mbyt, le ta shesin kaun e gjallė e le t’i ndajnė tė hollat; le ta ndajnė edhe kafshėn e cofur. 36 Por nėse ka qenė e ditur se kau vret e i zoti nuk e ka ruajtur, le tė kthejė kaun pėr ka, e kau i cofur le t’i mbesė atij.

Vjedhje bagėtish

37 Kur ndokush vjedh ndonjė bagėti tė trashė ose njė bagėti tė imėt, si nė e pastė prerė si nė e pastė shitur: le tė kthejė pesė bagėti tė trasha pėr njė bagėti tė trashė, e katėr bagėti tė imėta, pėr njė tė imėt.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Ligjet pėr skllevėr