Kapitujt

Romakėve: 4. Shembulli i Abrahamit

4

1 Ēka tė themi se fitoi, pra, Abrahami, themeluesi i fisit tonė?

2 Nėse Abrahami u bė i drejtė nė saje tė veprave, atėherė ka pėr ēka tė mburret ‑ por jo para Hyjit. 3 Nė tė vėrtetė, ēka thotė Shkrimi i shenjtė? ‘Abrahami i besoi Hyjit dhe kjo iu njeh pėr drejtėsi.’ 4 Punėtorit nuk i llogaritet rroga si lėmoshė, por si detyrė. 5 Pėrkundrazi, atij qė nuk i bėn veprat, por beson nė Atė qė shfajėson tė shtrembėrin, feja e tij i njihet si drejtėsi, 6 sikurse edhe Davidi e shpall tė lumtur atė njeri tė cilin Hyji e bėn tė drejtė pavarėsisht nga veprat:

7 ‘Tė lumėt ata tė cilėve u janė falur fajet,

tė cilėve u janė mbuluar mėkatet!

8 Lum ai njeri,

tė cilit Hyji nuk do t’ia numėrojė mėkatin!’

9 Kjo lumturi, tashti, a u pėrket vetėm tė rrethprerėve apo edhe tė parrethprerėve? Themi, pra: ‘Feja Abrahamit iu ēmua drejtėsi.’ 10 E si iu ēmua? Kur ishte i rrethprerė apo kur ende nuk ishte i rrethprerė?

Jo kur ishte i rrethprerė, por kur ende ishte i parrethprerė! 11 Shenjėn e rrethprerjes e mori porsi vulėn e drejtėsisė, tė cilėn e fitoi me anė tė fesė, ende para se tė ishte i rrethprerė, qė tė bėhej ati i tė gjithė besimtarėve: i tė parrethprerėve ‑ qė edhe feja e tyre t’u ēmohej drejtėsi ‑ 12 dhe ati i tė rrethprerėve, por jo vetėm i atyre qė janė tė rrethprerė vetėm sipas Ligjit, por i atyre qė, bashkė me kėtė edhe jetojnė sipas fesė sė Abrahamit, atit tonė, kur ende ishte i parrethprerė.

Premtimet realizohen me anė tė fesė

13 Nė tė vėtetė, premtimi se Abrahami dhe pasardhėsit e tij do ta trashėgojnė botėn nuk iu bė me anė tė ndonjė Ligji, por me anė tė fesė. 14 Dhe njėmend, nėse trashėgimtarė bėhen sipas Ligjit, atėherė feja ėshtė e kotė dhe premtimi ėshtė pa farė vlere. 15 Sepse, Ligji sjell zemėrimin; e ku nuk ka Ligj, nuk ka as kundėrvajtje. 16 Prandaj, trashėgimtarė bėhemi me anė tė fesė qė, nė saje tė hirit premtimi tė jetė i vlefshėm pėr tė gjithė trashėgimtarėt, e jo vetėm pėr ata nga Ligji, por edhe pėr ata qė janė trashėgimtarė nė saje tė fesė sė Abrahamit [i cili ėshtė ati ynė, i tė gjithėve, 17 siē thotė Shkrimi i shenjtė: ‘Po tė bėj atin e shumė popujve’] ‑ para Atij tė cilit i besoi, para Hyjit qė ngjall tė vdekurit dhe grish nė jetė atė qė nuk ėshtė.

18 Duke shpresuar kundėr ēdo shprese, ai besoi qė tė bėhet kėshtu ‘ati i shumė popujve’ sipas fjalės: ‘E tillė do tė jetė pasardhėsia jote!’ 19 Dhe me fe tė palėkundshme ‑ edhe pse afėrsisht njėqindvjeēar ‑ nuk dyshoi nė trupin e vet pothuajse tė vdekur dhe nė kraharorin e Sarės edhe ai pothuajse i vdekur. 20 Nuk dyshoi nė premtimin e Hyjit, por u forcua me anė tė fesė dhe i dha lavdi Hyjit 21 plotėsisht i bindur se ēka i premtoi Hyji, ai edhe do ta ēojė nė vend. 22 Ja, pra, pėrse kjo gjė iu numėrua pėr drejtėsi.

23 Por nuk ishte shkruar vetėm pėr tė: ‘iu numėrua... ’, 24 por se do tė na numėrohet edhe neve, tė cilėt besojmė nė Atė qė e ngjalli nga tė vdekurit Jezusin, Zotin tonė, 25 i cili u flijua pėr faje tona dhe u ngjall pėr shfajėsimin tonė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Shembulli i Abrahamit