Kapitujt

Romakėve: 5. Adami dhe Krishti

5

1 Tė shfajėsuar, pra, me anė tė fesė, jemi nė paqe me Hyjin nėpėr Jezu Krishtin, Zotin tonė, 2 nėpėr tė cilin [me anė tė fesė] fituam hirin, nė tė cilin tani jemi dhe me tė cilin mburremi, sepse shpresojmė se do tė kemi pjesė nė lumturinė e Hyjit. 3 Madje, jo vetėm kaq! Ne mburremi edhe pėr vuajtjet, sepse e dimė mirė se vuajtja sjell qėndresėn, 4 qėndresa na bėn besnikė tė sprovuar e besnikėria e sprovuar sjell shpresėn, 5 e shpresa nuk turpėron, sepse dashuria e Hyjit u ndikua nė zemrat tona me anė tė Shpirtit Shenjt qė na u dhurua.

6 Dhe njėmend, ndėrkohė, kur ne ishim tė pafuqi, Krishti, nė kohėn e duhur, vdiq pėr keqbėrėsit. 7 E pra, vėshtirė do tė pranonte kush tė vdesė pėr njė njeri tė drejtė ‑ ndoshta pėr ndonjė njeri tė mirė ndokush edhe do tė merrte guxim tė vdesė. 8 Por Hyji e dėftoi dashurinė e vet kundrejt nesh kėshtu: ndėrsa ne ende ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne. 9 E pasi tani ne jemi tė shfajėsuar me anė tė gjakut tė tij, ėshtė mė se e sigurt se ai do tė na shpėtojė nga dėnimi. 10 Pra, nė qoftė se u pajtuam me Hyjin nė saje tė vdekjes sė Birit tė tij ‑ kur ende ishim armiqtė e tij, sa me mė shumė arsye, njėherė tė pajtuar, do tė shėlbohemi me anė tė jetės sė tij! 11 Dhe, jo vetėm kaq! Ne e vėmė mburrjen tonė nė Hyjin nė saje tė Jezu Krishtit, Zotit tonė, me anė tė tė cilit tani fituam pajtimin.

Adami dhe Krishti

12 Pėr kėtė arsye, sikurse me anė tė njė njeriu mėkati hyri nė botė e, me anė tė mėkatit, vdekja, dhe kėshtu vdekja kaloi nė tė gjithė njerėzit, sepse tė gjithė njerėzit mėkatuan... 13 ‑ nė tė vėrtetė, edhe para Ligjit mėkati ishte nė botė dhe, megjithėse nuk mund tė mbahej pėr mėkat pasi ende nuk kishte Ligj, 14 prapė vdekja mbretėronte qė prejAdamit e deri te Moisiu edhe mbi ata qė nuk mėkatuan me mėkat tė njėjtė si ai i Adamit, i cili ėshtė prototipi i Atij qė do tė vinte.

15 Por me dhuratėn e hirit nuk ngjau si me mėkatin. Sepse, nė qoftė se me mėkatin e njė njeriu tė vetėm, vdiqėn tė gjithė njerėzit, shumė mė tepėr u ndikua mbi tė gjithė njerėzit hiri i Hyjit dhe dhurata e dhėnė pėr hir tė njė Njeriu tė vetėm ‑ Jezu Krishtit. 16 E dhurata e hirit ka rrjedhim krejtėsisht tė ndryshėm nga ai i mėkatit tė njė njeriu tė vetėm: gjyqi i shkaktuar prej mėkatit ēon nė dėnim, kurse dhurata e hirit, pas shumė mėkatesh, jep shfajėsimin. 17 Kėshtu, pra, nėse me anė tė mėkatit tė njė njeriu tė vetėm, mbretėroi vdekja ‑ pėr shkak tė njė njeriu tė vetėm ‑ me mė shumė arsye do tė mbretėrojnė nė jetė ata qė marrin begatinė e pamasė tė hirit e tė dhuratės sė drejtėsisė nėpėr njė tė vetmin ‑ Jezu Krishtin.

18 Prandaj, mėkati i njėrit ‑ dėnim pėr tė gjithė njerėzit, gjithashtu edhe drejtėsia e Njėrit ‑ shfajėsim qė u jep jetėn tė gjithė njerėzve. 19 Vėrtet, sikurse me padėgjesėn e njėrit, mėkatuan tė gjithė njerėzit, po ashtu, me dėgjesėn e Njėrit ‑ tė gjithė njerėzit do tė bėhen tė drejtė.

20 Ligji erdhi qė tė shumėzohet mėkati; porse, kur u shumėzua mėkati, shumė mė i begatshėm u bė hiri, 21 qė, sikurse mėkati mbretėroi me vdekjen, po ashtu edhe hiri tė mbretėrojė me drejtėsinė ‑ pėr jetėn e pasosur, nėpėr Jezu Krishtin, Zotin tonė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Adami dhe Krishti