Kapitujt

Romakėve: 7. Krahasim me martesė

7

1 Apo ndoshta nuk e dini, o vėllezėr, ‑ po flas me njerėz qė e njohin Ligjin ‑ se Ligji e detyron njeriun derisa ai ėshtė nė jetė? 2 Kėshtu gruaja e martuar ėshtė e lidhur me burrin prej ligjit derisa ai ėshtė gjallė; por, po i vdiq burri, ėshtė e lirė prej ligjit qė e lidhte me burrin. 3 Pra, derisa ta ketė burrin gjallė, po shkoi me ndonjė tjetėr, do tė quhet kurorėthyese. Por, po qe se i vdes burri, ėshtė e lirė prej ligjit dhe nuk ėshtė kurorėthyese, nėse martohet me njė burrė tjetėr.

4 Kėshtu, vėllezėrit e mi, edhe ju, nė saje tė trupit tė Krishtit, vdiqėt kundrejt Ligjit, qė t’i pėrkitni njė tjetri ‑ Atij qė u ngjall nga tė vdekurit ‑ qė tė japim fryte pėr Hyjin. 5 E njėmend, kur ne ishim ende nėn sundimin e mishit, prirjet e mėkateve, tė ngacmuara nga Ligji, vepronin nė gjymtyrėt tona qė tė jepnim fryte pėr vdekje. 6 E tani u liruam nga pushteti i Ligjit, pasi vdiqėm pėr natyrėn e vjetėr qė na mbante nė robėri, kėshtu qė ne shėrbejmė nė njė jetė tė re tė Shpirtit Shenjt, e jo mė nė jetėn e vjetėr tė shkronjės.

Roli i Ligjit

7 Ēka tė themi atėherė? Se Ligji ėshtė mėkat? Mos, o Zot! Porse: pėr mėkatin nuk dita pėrveēse me anė tė Ligjit, sepse nuk do tė dija pėr prirje tė keqe po tė mos kishte thėnė Ligji: “Mos lakmo!” 8 E mėkati, duke marrė rastin me anė tė urdhrit, lindi nė mua ēdo lloj lakmimi. Sepse, pa Ligj, mėkati ėshtė i vdekur.

9 Po, unė dikur jetoja pa Ligj, por, kur erdhi urdhri, u ngjall mėkati, 10 e unė vdiqa. Kėshtu u pa se urdhri qė duhej tė mė sillte jetėn, mė solli vdekjen, 11 sepse mėkati gjeti rastin qė, me anė tė urdhrit tė mė gėnjejė dhe me anė tė tij mė vrau. 12 Kėshtu, pra, Ligji ėshtė i shenjtė, edhe urdhri ėshtė i shenjtė, i drejtė dhe i mirė.

13 Po si atėherė njė gjė e mirė pėr mua u bė vdekje? Kurrsesi! Porse, mėkati, duke u shėrbyer me njė gjė tė mirė, pėr t’u treguar mėkat, mė shkaktoi vdekjen ‑ qė mėkati tė bėhet me anė tė urdhrit, mėkatar mė i madh.

14 Dhe e dimė: Ligji ėshtė shpirtėror, kurse unė jam qenie trupore e shitur mėkatit si skllav. 15 Dhe, vėrtet, nuk di ēfarė veproj, sepse nuk bėj ēka dėshiroj, por, pėrkundrazi, bėj ēka urrej. 16 Tashti, nėse bėj ēka nuk kisha dashur, jam nė pėrkim me Ligjin dhe pranoj se ėshtė i mirė. 17 Atėherė, nuk jam unė ai qė vepron ashtu, por mėkati qė ėshtė nė mua. 18 Dhe e di se e mira nuk banon nė mua ‑ d. m. th. nė natyrėn time trupore: sepse ta dua tė mirėn jam i zoti, por jo edhe tė veproj tė mirėn, 19 pasi nuk bėj tė mirėn qė dua, por tė keqen qė nuk e dėshiroj, atė bėj. 20 Nė qoftė, pra, se bėj atė qė [unė] nuk do tė dėshiroja ta bėja, kurrsesi nuk jam ai qė e bėj atė, por mėkati qė banon nė mua.

21 Gjej, pra, se ėshtė ky ligj: kur dua tė bėj tė mirėn, mė vjen pėrdoresh e keqja. 22 Nė qenien time tė brendshme me kėnaqje tė plotė pėrkoj me Ligjin e Hyjit, 23 porse hetoj nė gjymtyrėt e mia njė ligj tjetėr, i cili lufton kundėr ligjit tė arsyes sime dhe mė robėron me ligjin e mėkatit, qė banon nė gjymtyrėt e mia.

24 Oh sa njeri i mjerė qė jam! Kush do tė mė ēlirojė nga ky trup qė i pėrket vdekjes? 25 Lavdi Hyjit nėpėr Jezu Krishtin, Zotin tonė! Prandaj: unė me mendje i shėrbej Ligjit tė Hyjit, kurse me trup ligjit tė mėkatit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Krahasim me martesė