Kapitujt

Romakėve: 16. Pėrshėndetje personale

16

1 Po jua porosis Febėn, motrėn tonė [e] qė ėshtė diakonesha e kishės sė Kenhreut. 2 Pranojeni nė Zotin si u ka hije shenjtėrve dhe ndihmojeni nė gjithēka tė ketė nevojė pėr ju, sepse edhe ajo ka qenė mbrojtėse pėr shumėkėnd si dhe pėr mua.

3Pėrshėndetni Priskėn e Akuilėn, bashkėpunėtorėt e mi nė Jezu Krishtin, 4 tė cilėt, pėr tė ma shpėtuar jetėn e kanė vėnė kokėn e vet nė gėrshėrė. I falėnderoj, jo vetėm unė, por edhe tė gjitha kishat e paganėve. 5 Pėrshėndeteni kishėn qė bashkohet nė shtėpinė e tyre.

Pėrshėndeteni edhe Epenetin, tė dashurin tim, frytin e parė tė Azisė pėr Krishtin. 6 Tė fala edhe Marisė, qė aq fort ėshtė munduar pėr ju. 7 Tė fala edhe Andronikut e Junies, kushėrinjve tė mi dhe shokėve tė burgut; ata janė tė pėrmendur ndėr apostuj dhe kanė qenė para meje tė Krishtit. 8 Tė fala Ampliatit, tė dashurit tim nė Zotin. 9 Tė fala edhe Urbanit, bashkėpunėtorit tonė nė Krishtin, po edhe Stakės, tė dashurit tim. 10 Tė fala edhe Apelit, tė provuarit nė Krishtin. Tė fala edhe Aristobulajve. 11 Tė fala edhe Herodionit, kushėririt tim. Tė fala edhe Narcisajve, qė janė nė Zotin. 12 Pėrshėndetni edhe Trifenėn dhe Trifozėn, tė cilat veprojnė pėr Zotin. Tė fala edhe Persidės sė dashur, e cila ka vuajtur shumė pėr Zotin. 13 Tė fala edhe Rufit, tė zgjedhurit nė Zotin, edhe nėnės sė tij dhe simes. 14 Tė fala edhe Asinkritit, Flegontit, Ermes, Patrobit, Ermanit dhe vėllezėrve qė janė me ta. 15 Tė fala edhe Filologut dhe Julisė, Nereut e motrės sė tij e Olimpės dhe tė gjithė shenjtėrve qė janė me ta. 16 Pėrshėndeteni njėri‑tjetrin me tė puthur tė shenjtė. Ju pėrshėndesin tė gjitha kishat e Krishtit.

17 Ju lutem, o vėllezėr, tė ruheni prej atyre qė shkaktojnė pėrēarje dhe shkanduj nė dėm tė mėsimit nė tė cilin jeni mėsuar: rrini larg tyre! 18 Sepse tė tillėt nuk i shėrbejnė Krishtit, por barkut tė vet dhe, me fjalė tė bukura e tė ėmbla, gėnjejnė zemrat e njerėzve tė thjeshtė. 19 Zėri i dėgjesės suaj ka arritur gjithkund. Sa pėr ju, pra, jam shumė i gėzuar e dėshiroj tė jeni tė urtė pėr sa i pėrket sė mirės e tė jeni tė pastėr nga ēdo e keqe. 20 Hyji, autori i paqes, do ta dėrrmojė pėr sė shpejti djallin nėn kėmbėt tuaja.

Hiri i Jezusit, Zotit tonė, qoftė me ju!

21 Ju pėrshėndet Timoteu, bashkėpunėtori im, edhe Luci, Jasoni dhe Sosipatri, kushėrinjtė e mi.

22 Ju pėrshėndes nė Zotin edhe unė Terci, qė e shkrova kėtė letėr.

23 Ju bėn tė fala Gaji, mikpritėsi im dhe i mbarė kishės. Tė fala ju bėn Erasti, arkėtari i qytetit edhe vėllai Kuarti. [24]

Doksologjia ‑ Lavdia Hyjit

25 Atij qė mund t’ju forcojė ‑

sipas Ungjillit tim dhe predikimit tė Jezu Krishtit,

sipas zbulesės sė Misterit,

tė mbajtur fshehur pėr kohė tė amshuara,

26 por tani tė shfaqur dhe, me anė tė

shkrimeve tė profetėve,

me urdhėr tė Hyjit tė amshuar,

tė lajmėruar mbarė popujve paganė

pėr t’i sjellė nė dėgjesėn e fesė ‑

27 Njė tė vetmit Hyj, tė Gjithėdijshmit,

i qoftė, nėpėr Jezu Krishtin, lavdi

nė shekuj tė shekujve. Amen.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Pėrshėndetje personale