Kapitujt

1 e Korintasve: 2. Zbulimi i Shpirtit Shenjt

2

1 Edhe vetė, o vėllezėr, kur erdha nė mesin tuaj, nuk erdha pėr t’ju kumtuar misterin e Hyjit me fjalė tė larta e me urti tė stėrholluar, 2 sepse nuk desha nė mesin tuaj tė di tjetėr pėrveē Jezu Krishtit ‑ dhe Atė tė kryqėzuar. 3 Edhe vetė u paraqita nė mes jush i ligshtė, me frikė e me tmerr tė madh. 4 Fjalėt e mia e predikimi im nuk ishin (fjalime) tė stėrholluara qė mbushin mendjen me fuqi tė urtisė njerėzore, por ishin dėftim i Shpirtit Shenjt dhe i fuqisė, 5 qė feja juaj tė mos themelohej nė dijen e njerėzve, por nė fuqinė e Hyjit.

Zbulimi i Shpirtit Shenjt

6 Ne, nė tė vėrtetė, shpallim dijen nė mes tė tė pėrsosurve, por jo dijen e kėtij shekulli, as tė princave tė kėsaj bote tė gjykuar pėr dėnim, 7

por predikojmė dijen e Hyjit tė fshehur nė mister, atė qė Hyji e kishte paracaktuar para shekujve pėr lumturinė tonė, 8 atė qė asnjė nga princat e kėsaj bote nuk mundi ta njohė; sepse, po ta kishin njohur, nuk do ta kishin kryqėzuar Zotin e lavdisė. 9 Por, siē thotė Shkrimi i shenjtė:

‘Ēka syri nuk pa e veshi nuk dėgjoi

dhe nė zemėr tė njeriut nuk hyri,

atė ua bėri Hyji gati atyre qė e duan.’

10 Hyji na e zbuloi kėtė tė vėrtetė me anė tė Shpirtit Shenjt: sepse Shpirti Shenjt depėrton nė gjithēka, edhe nė vetė thellėsinė e natyrės hyjnore. 11 E njėmend, kush prej njerėzve di ēka ėshtė nė njeri pėrveē shpirtit tė njeriut qė ėshtė nė tė? Kėshtu edhe ēka ėshtė nė Hyjin, askush nuk e di, pėrveē Shpirtit tė Hyjit. 12 E ne nuk kemi marrė shpirtin e botės, por kemi marrė Shpirtin qė vjen prej Hyjit qė ta dimė me ē’dhurata na ka pajisur Hyji. 13 Kėtė edhe e shpallim, jo me argumentime tė mėsuara nga dituria njerėzore, por me mėsim tė Shpirtit Shenjt, duke shtjelluar gjėra shpirtėrore me terma shpirtėrorė. 14 Njeriu thjesht natyror nuk i merr vesh gjėrat qė rrjedhin prej Shpirtit tė Hyjit: ato pėr tė janė marri dhe nuk ėshtė i aftė t’i kuptojė, sepse duhet tė gjykohen nė mėnyrė shpirtėrore. 15

Pėrkundrazi, njeriu shpirtėror i shqyrton tė gjitha, por ai nuk mund tė shqyrtohet prej askujt, 16 sepse:

‘Kush e njohu mendimin e Zotit

pėr ta mėsuar Atė?’,

por ne e kemi mendimin e Krishtit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Korintasve > Zbulimi i Shpirtit Shenjt