Kapitujt

1 e Korintasve: 4. Shėrbesa e apostujve

4

1 Prandaj, gjithkush le tė na mbajė pėr shėrbėtorė tė Krishtit e pėr mbarėshtues tė mistereve tė Hyjit. 2 Tashti, nė fund tė fundit, prej mbarėshtuesve kėrkohet qė secili tė jetė besnik. 3 Sa pėr mua, aspak nuk shqetėsohem se mė gjykoni ju apo ēfardo gjyqi njerėzor. Por as vetė nuk e gjykoj vetveten. 4 Vėrtet, ndėrgjegjja ime nuk mė padit pėr asgjė, por nuk ėshtė kjo qė mė bėn tė drejtė, sepse gjykatėsi im ėshtė Zoti. 5 Prandaj, mos gjykoni para kohe, para se tė vijė Zoti! Ai do tė qesė nė dritė ēka ėshtė e fshehur nė errėsirė dhe do t’i zbulojė synimet e zemrave. Atėherė gjithkush do tė marrė prej Hyjit lavdinė qė i pėrket.

6 Me kėto fjalė, vėllezėr, e mora pėr shembull veten e Apolin pėr mėsimin tuaj, qė nė ne ta kuptoni fjalėn. ‘Jo pėrtej asaj qė ėshtė e shkruar!’ qė tė mos krenoheni me njėrin kundėr tjetrit. 7 E njėmend, kush ta jep ty pėrparėsinė? Ēka ke qė nuk e ke marrė? E, nėse e ke marrė prej tjetėrkujt, pse krenohesh sikur s’e ke marrė? 8 Tani u ngitė! Tani u bėtė tė pasur! Pa ne u bėtė mbretėr! Ku tė merrej ai fat, tė bėheshit vėrtet mbretėr, qė tė mbretėronim edhe ne me ju!

9 E pra, unė mendoj se Hyji ne, apostujve, na ka vėnė nė vendin e fundit, si tė dėnuar pėr vdekje: lojė pėr botėn, pėr engjėjt e pėr njerėzit;

10 ne tė marrė pėr shkak tė Krishtit, ju tė urtė nė Krishtin,

‑ ne tė dobėt,

ju tė fortė,

ju tė nderuar e ne tė pėrbuzur,

11 deri tani s’ngihemi me bukė as me ujė, jemi tė zhveshur e tė shtypur, tė paplėng e tė pashtėpi, 12 lodhemi duke punuar me duart tona.

Na shajnė e ne flasim mirė pėr ta,

na salvojnė e ne durojmė;

13 na shpifen e ne ngushėllojmė.

U bėmė deri mė sot porsi plehrat e botės, porsi mbeturinat e gjithkujt!

14 Nuk po jua shkruaj kėto qė t’ju turpėroj, por qė t’ju qortoj si fėmijėt e mi tė dashur. 15 Sepse, edhe po t’i kishit nė Krishtin dhjetė mijė mėsues, nuk do tė kishit shumė etėr, sepse, me anė tė Ungjillit, unė ju linda nė Jezu Krishtin. 16 Prandaj, ju pėrbej: mė pėrngjani! 17 Po pėr kėtė punė jua dėrgova Timoteun, qė e kam bir tė dashur dhe besnik nė Zotin. Ky do t’ju pėrkujtojė udhėzimet e mia nė Krishtin (Jezus): gjithēka ashtu sikurse mėsoj gjithkund, nė ēdo kishė.

18 Tani disa, duke menduar se unė nuk do tė vij atje te ju, ēuan kokė e po shesin mendjemadhėsi! 19 Por, ja, nuk do tė vonoj, nė dashtė Zoti, e do tė vij te ju dhe do tė shqyrtoj, jo fjalėt e atyre mendjemėdhenjve, por veprat e tyre, 20

sepse Mbretėria e Hyjit nuk qėndron nė fjalė, por nė virtyt. 21 Ēka dėshironi mė tepėr: tė vij te ju me thupėr apo me dashuri e me shpirt butėsie?

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Korintasve > Shėrbesa e apostujve