Kapitujt

Dalja: 24. 3. LIDHJA E BESĖLIDHJES

24

1 Atėherė i tha Moisiut: “Ngjitu te Zoti ti e Aroni, Nadabi e Abihui dhe shtatėdhjetė pleq prej Izraelit e adhuroni prej sė largu. 2 Vetėm Moisiu le tė ngjitet te Zoti, por kėta tė mos afrohen, dhe as populli tė mos ngjitet me tė”.

3 Moisiu erdhi dhe i tregoi popullit tė gjitha fjalėt e Zotit dhe rregulloret. Mbarė populli u pėrgjigj njėzėri: “Do t’i zbatojmė tė gjitha fjalėt qė i tha Zoti”.

4 Moisiu i shkroi tė gjitha fjalėt e Zotit. Nė mėngjes hėngri dhe e ndėrtoi njė lter rrėzė malit, me dymbėdhjetė gurngulur pėr dymbėdhjetė fiset e Izraelit. 5 Atėherė u urdhėroi tė rinjve tė Izraelit tė flijojnė flitė e shkrumbimit. Flijuan edhe flitė e pajtimit viēa nė nder tė Zotit. 6 Moisiu mori gjysmėn e gjakut dhe e qiti nė disa enė, kurse gjysmėn tjetėr e derdhi mbi lter.

7 Atėherė mori Librin e Besėlidhjes dhe ia lexoi me zė tė lartė popullit e populli u pėrgjigj: “Gjithēka tha Zoti do tė zbatojmė e do tė jemi tė dėgjueshėm”.

8 Atėherė Moisiu e mori gjakun dhe e stėrpiku popullin e tha: “Ky ėshtė gjaku i Besėlidhjes qė Zoti e lidhi me ju nė mbėshtetje tė tė gjitha kėtyre fjalėve”.

9 Atėherė Moisiu u ngjit me Aronin, Nadabin e Abihuin dhe me shtatėdhjetė pleqtė e Izraelit. 10 Dhe e panė Hyjin e Izraelit: nėn kėmbėt e tija thuajse shtroja prej gurėve tė paēmueshėm tė safirit e shkėlqyeshme pothuajse si vetė qielli kur ėshtė i kthjellėt. 11 As dorėn e vet nuk e ngriti mbi tė zgjedhurit e Izraelit: mundėn ta shikojnė Hyjin. Hėngrėn e pinė.

Moisiu nė mal

12 Zoti i tha Moisiut: “Ngjitu tek unė nė mal e qėndro aty. Do t’i jap rrasat e gurit, ligjin dhe urdhėrimet qė i kam shkruar pėr t’i mėsuar”.

13 U ngritėn Moisiu dhe Jozuehi, pėrcjellėsi i tij. Duke u nisur Moisiu pėr malin e Hyjit, 14 u tha pleqve: “Pritni kėtu deri qė tė kthehemi te ju. Me ju janė Aroni dhe Huri, nėse lind ndonjė ēėshtje, drejtohuni atyre”.

15 Moisiu u ngjit nė mal dhe reja e mbuloi malin.

16 Lavdia e Zotit erdhi tė banojė nė mal tė Sinait dhe reja e mbuloi gjashtė ditė. Tė shtatėn ditė Hyji e thirri prej resė Moisiun.

17 Lavdia e Zotit u dukej nė sy tė bijve tė Izraelit nė trajtė tė zjarrit pėrpijės nė majėn e malit. 18 Moisiu u fut nė re dhe u ngjit nė mal. Qėndroi atje dyzet ditė e dyzet net.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > 3. LIDHJA E BESĖLIDHJES