Kapitujt

1 e Korintasve: 12. Dhuratat e Shpirtit Shenjt

12

1 Po edhe pėr sa u pėrket dhuratave tė Shpirtit Shenjt nuk dua, o vėllezėr, tė mos jeni tė njoftuar mirė. 2

Ju e dini se, kur ishit paganė, tė gėnjyer, tėrhiqeshit pas idhujve tė pagojė. 3 Prandaj, po ju them: askush qė flet nėn ndikimin e Shpirtit tė Hyjit, nuk thotė: “Qoftė mallkuar Jezusi!”, por edhe askush nuk mund tė thotė as: “Jezusi ėshtė Zot!”, veēse nėn veprimin e Shpirtit Shenjt.

4 Dhuratat janė tė ndryshme, por Shpirti Shenjt ėshtė i njėjtė ‑

5 edhe shėrbesat nė pėrhapje tė Ungjillit janė tė ndryshme, por Zoti ėshtė i njėjtė ‑

6 po edhe mėnyrat e veprimit janė tė ndryshme, por Hyji ėshtė i njėjtė ‑

Ai bėn gjithēka nė tė gjithė.

7 Secili merr dhuratė tė veēantė tė zbulesės sė Shpirtit Shenjt pėr tė mirėn e pėrbashkėt.

8 Dhe njėmend, Shpirti Shenjt i jep njėrit fjalėn e urtisė, kurse i njėjti Shpirt Shenjt njė tjetri i jep fjalėn e dijes; 9 po i njėjti Shpirt Shenjt njė tjetri i jep fenė, njė tjetri prapė, i njėjti Shpirt Shenjt, i jep dhuratėn e shėrimeve;

10 njė tjetri pushtetin pėr tė bėrė mrekulli,

njė tjetri profecinė,

njė tjetri aftėsinė tė dallojė shpirtrat,

njė tjetri zotėsinė e gjuhėve tė ndryshme,

njė tjetri shtjellimin e gjuhėve.

11 E tė gjitha kėto i bėn njė i vetmi Shpirt Shenjt duke i ndarė veēanėrisht secilit ashtu si Ai do.

Njė trup i vetėm e shumė gjymtyrė

12 Dhe njėmend, sikurse njė trup i vetėm ka shumė gjymtyrė e tė gjitha gjymtyrėt e trupit, edhe pse shumė ‑ nuk trajtojnė veēse njė trup tė vetėm ‑ ashtu edhe Krishti. 13 Vėrtet, nė njė tė vetmin Shpirt Shenjt tė gjithė jemi pagėzuar pėr tė qenė njė trup i vetėm, si hebrenjtė ashtu grekėt, si robėrit ashtu edhe tė lirėt dhe tė gjithė e kemi shuar etjen nė tė njėjtin Shpirt Shenjt.

14 E trupi nuk ėshtė prej njė gjymtyre, por prej shumė gjymtyrėsh. 15 Po bėri e tha kėmba: “Pasi nuk jam dorė ‑ nuk jam pjesė e trupit” ‑ a thua njėmend nuk do tė jetė pjesė e trupit? 16 Po bėri e tha veshi: “Pasi nuk jam sy ‑ nuk jam pjesė e trupit” ‑ a thua njėmend nuk do tė jetė pjesė e trupit? 17 Po tė ishte krejt trupi sy ku do tė ishte dėgjimi? Po tė ishte krejt vesh ku do tė ishte shqisa e tė nuhaturit? 18 Porse Hyji kėshtu i ka caktuar gjymtyrėt, secilėn nė trup sikurse ka dashur. 19 Po tė ishin tė gjitha njė gjymtyrė e vetme, ku do tė ishte trupi? 20 Kėshtu pra, shumė gjymtyrė, por vetėm njė trup. 21 Syri nuk mund t’i thotė dorės: “S’kam nevojė pėr ty”, ose koka kėmbėve: “S’kam nevojė pėr ju!” 22 Madje, ato gjymtyrė tė trupit qė duket se janė mė tė ligshta, janė mė tė nevojshme, 23 dhe ato qė ne i mbajmė pėr mė pak bujare, pikėrisht atyre u bėjmė mė shumė nderim. Dhe, sa mė tė marrshme janė, aq mė njerėzishėm sillemi me to, 24 e tė njerėzishmet nuk e kanė kėtė nevojė. Por Hyji ashtu e ka pėrbėrė trupin, sa qė gjymtyrės sė fundit i ka dhėnė mė shumė nder, 25 qė tė mos ketė pėrēarje nė trup, por qė gjymtyrėt njėsoj tė kujdesen njėra pėr tjetrėn. 26 Dhe, nėse vuan njė gjymtyrė, vuajnė sė bashku tė gjitha gjymtyrėt; e nėse nderohet njė gjymtyrė, tė gjitha gjymtyrėt gėzohen bashkė me tė.

27 Tashti, ju jeni trupi i Krishtit dhe, secili prej jush gjymtyrė e tij.

28 Kėshtu Hyji disa nė Kishė i caktoi: mė parė apostujt, sė dyti profetėt, sė treti mėsuesit; pastaj vjen dhurata e mrekullive, pastaj ajo e shėrimeve, e kujdesimit, e drejtimit shpirtėror, dhurata e gjuhėve tė ndryshme. 29 A thua tė gjithė janė apostuj? Tė gjithė profetė? Tė gjithė mėsues? A thua tė gjithė bėjnė mrekulli? 30 A thua tė gjithė e kanė dhuratėn e shėrimeve? A thua tė gjithė flasin gjuhėt? Tė gjithė shpjegojnė?

Dėshironi dhuratat mė tė shkėlqyeshme!

Dashuria

Dhe ja, po ju dėftoj mė tė shkėlqyshmen udhė!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Korintasve > Dhuratat e Shpirtit Shenjt