Kapitujt

1 e Korintasve: 14. Gjuhėt dhe profecitė

14

1 Kėrkoni tė fitoni dashurinė. Dėshironi edhe dhuratat e Shpirtit Shenjt, sidomos atė tė profecisė. 2 Sepse, ai qė flet gjuhė tė huaj, flet me Hyjin e jo me njerėz: askush nuk e merr vesh, sepse me anė tė Shpirtit flet gjėra tė fshehura. 3 Kurse, ai qė profetizon u flet njerėzve: edukon, qorton, ngushėllon. 4 Ai qė flet nė gjuhė tė huaj edukon veten, kurse ai qė profetizon, edukon bashkėsinė. 5 Dėshiroj qė tė gjithė ju tė flisni nė gjuhė tė ndryshme, por mė tepėr dėshiroj tė profetizoni, sepse mė i madh ėshtė ai qė profetizon se ai qė flet nė gjuhė tė ndryshme, pėrveē se nė shtjelloftė pėr edukimin e Kishės.

6 Zini tani, vėllezėr, se unė po vij te ju e po ju flas nė gjuhė tė ndryshme. Ēka do t’ju vlente, po tė mos ju tregoja ndonjė zbulesė, ose ndonjė njohuri, o profeci apo mėsim? 7 Nėse, pra, veglat muzikore, qė nuk janė tė gjalla ‑ flauti ose cetra, nuk japin tinguj tė qartė, si do tė mund tė merret vesh ēka ekzekutohet me flaut ose me cetėr? 8 Po edhe boria, nėse jep tingull jo tė qartė, kush do tė bėhej gati pėr luftim? 9 Po kėshtu edhe ju, nėse gjuha juaj nuk flet fjalė tė kuptueshme, si do tė merret vesh ēka thoni? Fjalė nė erė! 10 E nė botė ka, kushedi se sa lloj fjalėsh ‑ e secila ka vėshtrimin e vet. 11 Tashti, nėse nuk ia di vėshtrimin fjalės, unė do tė jem i huaj pėr atė qė flet dhe ai qė flet, i huaj pėr mua. 12 Kėshtu edhe ju, pasi dėshironi me gjithė zemėr t’i keni dhuratat e Shpirtit Shenjt, bėni ēmos t’i keni me begati pėr edukimin e Kishės.

13 Prandaj, ai qė flet nė gjuhė tė ndryshme, le tė lutet pėr ta fituar dhuratėn e shtjellimit. 14 Nė qoftė se lutem nė gjuhė tė huaj, shpirti im lutet, por mendja ime nuk sjell fryt.

15 Ēka tė bėj, pra? Do tė lutem me shpirt, por do tė lutem edhe me kuptim. Do tė kėndoj me shpirt, por do tė kėndoj edhe me kuptim. 16 Sepse, nė qoftė se e bekon Hyjin me shpirt, si do t’i pėrgjigjet: “Amen” falėnderimit tėnd, ai qė ėshtė pjesėtar i dėgjuesve tė thjeshtė pasi ai nuk di ēka thua ti? 17 Ti, njėmend, falėnderon njė bukuri, por tjetri nuk ndėrtohet. 18 Faleminderit Hyjit, unė flas nė gjuhė tė huaja mė tepėr se ju tė gjithė, 19 porse, nė njė mbledhje mė tepėr dėshiroj tė them vetėm pesė fjalė qė merren vesh pėr mėsim tė tė tjerėve, se sa dhjetė mijė fjalė nė gjuhė tė huaja.

20 Vėllezėr, mos jini mė fėmijė pėrkah kuptimi, por tė jeni fėmijė pėr nga e keqja, kurse tė rritur pėr nga kuptimi. 21 Nė Ligj ėshtė shkruar:

‘Unė do t’i flas kėtij populli ‑ thotė Zoti ‑

nė gjuhė tė huaja e me buzė tė huaja

dhe as ashtu nuk do tė mė dėgjojnė.’

22 Kėndej, gjuhėt e huaja nuk janė shenjė pėr besimtarėt, por janė shenjė pėr ata qė nuk besojnė, e pėrkundrazi, profecia ėshtė shenjė pėr besimtarėt e jo pėr ata qė nuk besojnė. 23 Po e zėmė, se, pėr shembull, bashkohet mbarė Kisha dhe tė gjithė flasin nė gjuhė tė huaja e, ndėrkaq hyjnė tė tillė qė s’kanė njohuri ose nuk besojnė, a thua nuk do tė mendojnė se jeni marruar? 24 Kurse, nė qoftė se tė gjithė profetizojnė, i pafeu ose dėgjuesi i thjeshtė qė hyn, pėr tė ēdo gjė bėhet qortim dhe dėnim. 25 Atėherė zbulohen fshehtėsitė e zemrės sė tij. Kėshtu ai do tė bjerė pėrmbys dhe do ta adhurojė Hyjin duke pranuar: “Hyji ėshtė me tė vėrtetė mes jush!”

Rregulla praktike si duhen pėrdorur dhuratat

26 Ēka tė bėhet atėherė, vėllezėr? Kur tė bashkoheni, ndonjėri mund tė kėndojė njė psalm, tjetri ka njė mėsim, ka njė zbulesė, ka njė fjalim nė gjuhė, ka sqarim gjuhėsh ‑ le tė bėhen tė gjitha pėr ndėrtimin e pėrbashkėt. 27 Nėse flitet nė gjuhė tė huaja, le tė flasin dy ‑ mė sė shumti tre ‑ por edhe kėta me rend, dhe njėri le tė shpjegojė. 28 Pra, kur nuk ka kush tė pėrkthejė, ai qė di gjuhė tė huaj le tė heshtė nė bashkėsi, le tė meditojė e tė flasė me Hyjin. 29 Lidhur me profetėt, le tė flasin dy ose tre e tjerėt le tė gjykojnė. 30 Por, po qe se ai afėr tij ka ndonjė zbulesė, atėherė i pari le tė heshtė. 31 Njė nga njė, tė gjithė mund tė profetizoni, nė mėnyrė qė tė gjithė tė mėsojnė e tė nxiten kah e mira. 32 Profetėt zotėrojnė me shpirtin frymėzues tė vetin, 33 sepse Hyji nuk ėshtė shkaktues ērregullimesh, por i paqes.

Sikurse edhe nė tė gjitha kishat e shenjtėrve, 34 gratė le tė heshtin nė Mbledhje: nuk ėshtė e lejueshme tė flasin; por, sikurse edhe Ligji thotė, le tė dėgjojnė. 35 Po dėshiruan tė mėsojnė ndonjė gjė, le t’i pyesin burrat e vet nė shtėpi, sepse nuk i ka hije gruas tė flasė nė Mbledhje. 36 A thua ndoshta fjala e Hyjit ka rrjedhur prej jush ose ka arritur vetėm te ju?

37 Nė qoftė se ndokush mendon se ėshtė profet ose i frymėzuar, le ta dijė: ēka po ju shkruaj ėshtė urdhėr i Zotit. 38 Kush nuk e pranon, as ai tė mos pranohet.

39 Prandaj, o vėllezėr [tė mi], dėshirojeni dhuratėn e profecisė, por mos pengoni tė flasin nė gjuhė tė huaja, 40 e gjithēka le tė bėhet nė mėnyrė tė ndershme e rregullisht.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Korintasve > Gjuhėt dhe profecitė