Kapitujt

2 e Korintasve: 4. Visari nė enė argjile

4

1 E pasi Hyji, prej mirėsisė sė vet, na pajisi me kėtė shėrbesė hyjnore, kėndej edhe nuk na lėshon zemra. 2 Pėrkundrazi, duke mos pėrdorur mėnyra shtiarake turpėruese, duke mos jetuar me dinakėri, ne nuk e shtrembėrojmė fjalėn e Hyjit, por, pėrkundrazi, duke shfaqur tė vėrtetėn, i porositemi ēdo ndėrgjegjeje tė njerėzve para Hyjit. 3 E nėse, megjithatė, Ungjilli ynė mbetet i mbuluar, ėshtė i mbuluar vetėm pėr ata qė dėnohen, 4 pėr ata qė nuk besojnė, tė cilėve hyji i kėsaj bote ua mori mendtė qė tė mos i ndriēojė drita e Ungjillit tė lavdisė sė Krishtit qė ėshtė figura e Hyjit. 5 Sepse ne nuk predikojmė vetveten, por Jezu Krishtin Zot, ndėrsa vetveten e shpallim shėrbėtorėt tuaj pėr dashuri tė Jezusit. 6 Sepse, Hyji qė tha: “Prej errėsirės le tė shndrisė drita!”, ai ndriti nė zemrat tona, qė tė shkėlqejė njohuria e lavdisė sė Hyjit nė fytyrėn e Krishtit.

7 Por ne e mbajmė kėtė visar nė enė argjile, qė kjo fuqi e pakrahasueshme tė shihet se ėshtė e Hyjit e jo prej nesh. 8 Po, nga ēdo anė jemi tė ndrydhur, por jo tė ngushtuar; jemi tė pėshtjelluar, por jo tė dėshpėruar, 9 tė salvuar po, por jo tė lėnė, tė hedhur andej‑kėndej po, por jo tė rrėzuar, 10 gjithmonė i mbartim nė trupin tonė grahmat e vdekjes sė Jezusit, qė edhe jeta e Jezusit tė shfaqet nė trupin tonė. 11 Sepse, gjithmonė tė gjallė, jemi gati tė vdesim pėr dashurinė e Jezusit, qė edhe jeta e Jezusit tė shfaqet nė trupin tonė tė vdekshėm. 12 Kėshtu nė ne vepron vdekja, kurse nė ju jeta. 13 E pasi kemi tė njėjtin shpirt feje, siē ėshtė nė Shkrimin e shenjtė: ‘Besova, prandaj edhe fola’, edhe ne besojmė, prandaj edhe flasim, 14 sepse e dimė se Ai qė ngjalli Jezusin Zot, edhe ne do tė na ngjallė bashkė me Jezusin dhe do tė na vėrė bashkė me ju pranė vetes. 15 E tė gjitha kėto ngjajnė pėr ju: qė hiri ‑ i shumėzuar ‑ tė bėjė sa mė tė begatshėm falėnderimin e bashkėsisė sė shtuar, nė lavdi tė Hyjit.

Jeta me fe

16 Prandaj, nuk e humbim guximin, por, edhe nėse njeriu ynė i jashtėm shkon duke u shkatėrruar, njeriu i brendshėm dita‑ditės pėrtėrihet. 17 Sepse vėshtirėsia jonė e lehtė dhe e pėrkohshme na sjell njė lavdi tė pėrjetshme, pa krahasim mė tė madhe. 18 Ne nuk kemi pėr qėllim tė fitojmė gjėrat e dukshme, por ato qė nuk shihen; sepse gjėrat e dukshme janė tė pėrkohshme, kurse gjėrat qė nuk shihen janė tė pėrjetshme.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Korintasve > Visari nė enė argjile