Kapitujt

2 e Korintasve: 5. Shėrbesa e pajtimit

5

1 Sepse e dimė se, nėse shtėpia jonė tokėsore ‑ kjo tendė, shkatėrrohet, kemi godinėn prej Hyjit banesė tė pėrjetshme, qiellore, qė nuk ėshtė e punuar nga duart e njeriut. 2 Ne nė kėtė banesė dėnesim e dėshirojmė pėrmbi tė ta veshim banesėn tonė qiellore, 3 merret vesh, nėse do tė gjendemi tė veshur e jo tė zhveshur. 4 Sepse ne qė gjendemi nė kėtė tendė dėnesim porsi nėn barrė tė rėndė meqė nuk dėshirojmė tė zhveshemi, por tė veshemi mbi tė me njė tjetėr qė kėshtu jeta ta pėrpijė atė qė ėshtė e vdekshme. 5 E Ai qė na krijoi pėr kėtė qėllim ėshtė Hyji, i cili na dha kaparin ‑ Shpirtin Shenjt.

6 Kėshtu, pra, jemi gjithmonė plot shpresė edhe pse e dimė se derisa tė banojmė nė kėtė trup, jemi tė mėrguar, larg Zotit; 7 sepse jetojmė nė fe e jo nė pamje tė Zotit. 8 Pėr kėtė arsye edhe jemi plot shpresė e mė fort dėshirojmė ta lėmė banesėn e kėtij trupi pėr tė banuar te Zoti. 9 Prandaj, edhe mundohemi me gjithė shpirt t’i pėlqejmė Zotit, qoftė duke qėndruar nė banesėn tonė, qoftė edhe duke e lėnė atė, 10 sepse tė gjithėve na duhet tė dalim nė gjyq para Krishtit, qė secili tė marrė shpėrblimin pėr veprat qė ka bėrė gjatė jetės sė vet nė trup, qoftė pėr tė mira, qoftė pėr tė kėqija.

Shėrbesa e pajtimit

11 Pra, duke e njohur frikėn e Zotit, bėjmė ēmosin pėr t’i bindur njerėzit. Plotėsisht na njeh Hyji e shpresojmė se na njohin edhe ndėrgjegjet tuaja. 12 Nuk po e porosisim pėrsėri vetveten te ju, por duam t’ju japim rast tė mburreni me ne, nė mėnyrė qė tė keni ēka t’u pėrgjigjeni atyre qė mburren me bukurinė e fytyrės e jo tė zemrės. 13 Dhe njėmend, nėse jemi “jashtė mendsh” ‑ jemi pėr Hyjin, e nėse jemi “ndėr mend” ‑ jemi pėr ju. 14 Sepse dashuria e Krishtit na nxit kur mendojmė se: Njėri vdiq pėr tė gjithė, prandaj, tė gjithė vdiqėn; 15 e Ai vdiq pėr tė gjithė, nė mėnyrė qė ata qė jetojnė, tė mos jetojnė mė pėr vete, por pėr atė qė vdiq dhe u ngjall pėr ta.

16 Kėshtu, pra, qė tani nuk njohim mė askėnd nė mėnyrėn thjesht njerėzore; po edhe nėse e kemi njohur Krishtin nė mėnyrėn thjesht njerėzore, nuk e njohim mė ashtu. 17 Pra, nėse ndokush ėshtė nė Krishtin, ėshtė krijesė e re: e vjetra u zhduk, dhe, ja, u bė e reja! 18 Tė gjitha e kanė burimin nė Hyjin, i cili na pajtoi me vetvete me anė tė Krishtit dhe neve na e besoi shėrbesėn e pajtimit. 19 Sepse Hyji nėpėr Krishtin e pajtoi botėn me vetvete, duke mos ua numėruar njerėzve fajet e tyre e duke na e besuar neve fjalėn e pajtimit. 20 Jemi, pra, pėrfaqėsuesit e Krishtit! Hyji ju qorton pėrmes nesh! Ju pėrbejmė nė emėr tė Krishtit: Pajtohuni me Hyjin! 21 Atė qė kurrė nuk bėri mėkat, Hyji pėr ne e bėri mėkat, nė mėnyrė qė nė Tė ne tė bėhemi drejtėsi e Hyjit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Korintasve > Shėrbesa e pajtimit