Kapitujt

2 e Korintasve: 6. Tempulli i Hyjit tė gjallė

6

1 Pasi jemi bashkėpunėtorė me Tė, ne ju nxisim: mos e lini pa fryt hirin qė morėt prej Hyjit! 2 Ai thotė:

‘Nė kohė tė volitshme tė vėshtrova,

nė ditė tė shpėtimit tė ndihmova.’

Ja, pra, tani koha e volitshme, ja, pra, dita e shpėtimit!

3 Ne nuk i japim askujt shkandull nė mėnyrė qė tė mos poshtėrohet shėrbesa jonė. 4 Pėrkundrazi, nė ēdo gjė e dėftojmė veten si mbarėshtues tė Hyjit

me qėndresė tė madhe

nė vėshtirėsi,

nė nevoja,

nė ngushtica,

5 nė tė rrahura,

nė burgje,

nė kryengritje,

nė mund,

nė tė ndenjura zgjuar,

nė agjėrime,

6 nė pastėrti,

nė dije,

me zemėrgjerėsi,

me mirėsi,

nė Shpirtin Shenjt,

nė dashuri tė ēiltėr,

7 me fjalė tė vėrtetė,

me fuqi tė Hyjit,

duke sulmuar e duke u mbrojtur

vetėm me armė tė drejtėsisė,

8 me lavdi e me ēnderim,

me zė tė mirė e me zė tė keq,

tė mbajtur pėr gėnjeshtarė e, pra, tė vėrtetė,

9 si tė panjohur e, pra, tė njohur mirė,

si ata qė janė duke vdekur e, pra, jetojmė,

porsi tė ndėshkuar, por jo tė vrarė,

10 porsi tė trishtuar e pėrkundrazi gjithmonė tė gėzuar,

porsi skamnorė e pra, bėjmė tė pasur shumė,

si ata qė nuk kanė kurrgjė e kemi gjithēka!

11 Goja jonė, o korintianė, nuk ju fshehu asgjė, zemra jonė pėr ju ėshtė plotėsisht e hapur. 12 Keni, pra, mjaft vend nė zemrėn tonė, por zemra juaj ėshtė e ngushtė. 13 Ma shpėrbleni edhe ju ‑ flas porsi me fėmijėt e mi ‑ hapeni edhe ju plotėsisht zemrėn tuaj!

Tempulli i Hyjit tė gjallė

14 Mos u zini nė zgjedhė me tė pafetė! Ēfarė tė mire tė pėrbashkėt mund tė ketė drejtėsia me mbrapshtinė? Ose, ēka ka tė pėrbashkėt drita me terrin? 15 Ēfarė pėrkimi ka Krishti me Beliarin? Ē’pjesė ka besimtari me tė pafenė? 16 E ē’marrėveshje mund tė ketė Tempulli i Hyjit me idhuj? Sepse, ne jemi Tempulli i Hyjit tė gjallė, siē tha vetė Hyji:

‘Do tė banoj nė ta e ndėr ta do tė ec,

do tė jem Hyji i tyre

dhe ata populli im.

17 Prandaj, dilni prej rrethit tė tyre

dhe rrini nė vete, thotė Zoti,

e mos prekni asgjė tė papastėr,

dhe unė do t’ju pranoj.

18 Do tė jem Ati juaj

e ju do tė jeni bijtė e mi dhe bijat,

thotė Hyji, i Gjithėpushtetshmi.’

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Korintasve > Tempulli i Hyjit tė gjallė