Kapitujt

2 e Korintasve: 7. Gėzimi i Palit pėr arsye tė pendimit tė korintianėve

7

1 Pasi ne i kemi kėto premtime tė pastrohemi, o tė dashurit e mi, nga ēdo ndyrėsi e trupit dhe e shpirtit e ta pėrfundojmė shenjtėrimin tonė nė frikėn e Hyjit.

Gėzimi i Palit pėr arsye tė pendimit tė korintianėve

2 Na bėni vend nė zemrat tuaja! Askujt nuk i bėmė padrejtėsi, askėnd nuk dėmtuam, askėnd nuk shfrytėzuam! 3 S’po jua them kėtė pėr t’ju dėnuar, sepse ju thashė se jeni nė zemrėn tonė dhe se vdesim e jetojmė sė bashku. 4 E madhe ėshtė shpresa ime nė ju, e madhe ėshtė mburrja ime nė ju, jam plot ngushėllim; sepse, edhe me ngushticėn tonė, prapė gėzimi ynė nuk ka masė.

5 Dhe njėmend, edhe kur erdhėm nė Maqedoni, ne tė shkretėt nuk patėm aspak kohė paqeje; gjithkah na kishin rrethuar vėshtirėsitė ‑ jashtė luftimet e brenda frika.

6 Por Hyji, ngushėlluesi i tė pėrvuajturve, na ngushėlloi me ardhjen e Titit. 7 Por jo vetėm me ardhjen e tij, por edhe me ngushėllimin qė pati prej jush: na njoftoi pėr dėshirėn tuaj tė gjallė, pėr lotėt, pėr dashurinė e flaktė tuajėn ndaj meje, gjė qė mė dha njė gėzim edhe mė tė madh.

8 Dhe njėmend, edhe nėse ju kam trishtuar me anė tė asaj letre, tani nuk mė vjen keq... edhe pse mė ka ardhur keq [po shoh se ajo letėr ju ka trishtuar sė paku edhe pėr njė moment] ‑ 9 tani gėzohem, jo pse u trishtuat, por pėr kthimin qė trishtimi ju prodhoi. E njėmend, trishtimi juaj qe sipas Hyjit, kėshtu qė prej anės sonė nuk pėsuat farė dėmi. 10 Sepse trishtimi sipas Hyjit prodhon kthimin qė sjell shėlbimin e nuk tėrhiqet mė prapa; kurse trishtimi sipas shekullit, sjell vdekjen. 11 Shikoni, pra, ēka prodhoi trishtimi sipas udhės sė Hyjit:

ē’kujdes,

ē’shfajėsim,

ē’zemėrim,

ē’frikė,

ē’dėshirė,

ē’zell,

ē’ndėshkim!

Nė ēdo pikėpamje e dėshmuat se jeni tė pastėr nė kėtė punė. 12 Nėse, pra, ju kam shkruar, nuk e bėra kėtė gjė pėr arsye tė fyesit e as tė tė fyerit, por qė ju tė bėheni tė vetėdijshėm para vetvetes se sa kujdes keni pėr ne para Hyjit. 13 Ja, pra, pse u ngushėlluam!

E pėrveē kėtij ngushėllimi, u gėzuam pa masė edhe pėr ngushėllimin e Titit, pasi ju tė gjithė e pėrtėritėt shpirtin e tij. 14 E vėrtet, nėse u mburra ndopak pėr ju nė sy tė Titit, nuk u turpėrova, porse, sikurse juve ju kemi folur tė vėrtetėn, kėshtu u vėrtetua edhe mburrja jonė para Titit. 15 Zemra e tij gjithnjė e mė tepėr ndizet nė dashuri kundrejt jush, kur i kujtohet dėgjesa e tė gjithė juve, se me ē’kujdes e nderim tė bindshėm e pritėt. 16 Jam shumė i kėnaqur qė pėr gjithēka mund tė llogaris nė ju!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Korintasve > Gėzimi i Palit pėr arsye tė pendimit tė ...