Kapitujt

2 e Korintasve: 8. Dhurata me zemėrgjerėsi

8

1 Tani, o vėllezėr, dėshirojmė t’ju tregojmė hirin e Hyjit qė u qe dhėnė kishave tė Maqedonisė: 2 si me gjithė vėshtirėsitė e shumta e nevojat, gėzimi i tyre ėshtė i madh dhe si varfėria e tyre e tepėrt erdhėn e u zbrazėn nė visarin e fisnikėrisė. 3 Them tė vėrtetėn: ata vullnetarisht sipas mundėsisė, dhe madje pėrtej mundėsisė, 4 na u lutėn me gjithė shpirt ta kenė hirin tė marrin pjesė nė kėtė shėrbesė nė dobi tė shenjtėrve. 5 Madje, jo ashtu si shpresuam, por mė sė pari veten ia falėn Zotit e, pastaj, edhe neve, sipas vullnetit tė Hyjit. 6 Atėherė i bėmė lutje Titit qė, sikurse filloi, ta kryejė ndėr ju kėtė vepėr bujarie.

7 Prandaj, sikurse edhe nė ēdo gjė tjetėr dalloheni nė shenjė ‑ nė fe, nė fjalė, nė dije e nė ēdo kujdes, nė dashurinė tuaj ndaj nesh ‑ dallohuni edhe nė kėtė bujari!

8 Nuk po ju urdhėroj, por, duke ju treguar kujdesin e tė tjerėve, ju jap mundėsinė ta tregoni vėrtetėsinė e dashurisė suaj. 9 Sepse, ju e njihni bujarinė e Zotit tonė Jezu Krishtit, i cili, duke qenė i pasur, u bė pėr ju i varfėr, qė ju tė bėheni tė pasur me anė tė varfėrisė sė tij. 10 Me kaq vetėm po ju kėshilloj: vėrtet ju ka hije juve, tė cilėt vitin e shkuar filluat tė parėt, jo vetėm ta realizoni, por edhe tė kėrkoni qė tė bėhet. 11 Tani, pra, ēojeni deri nė fund kėtė vepėr qė, sikurse qetė gati ta propozoni, ashtu edhe ta plotėsoni sipas mundėsisė. 12 Sepse, nė qoftė vullneti i gatshėm, ėshtė i pėlqyeshėm pėr aq sa ka, e nuk merret parasysh pėr ēka s’ka. 13 Porse, merret vesh se jo ju tė ngushtoheni e tė tjerėve t’u lehtėsohet, por ‑ pėr njė lloj barazimi. 14 Nė kėtė rast ‑ ēka ju keni mė tepėr, tė plotėsojė sa atyre u mungon, kėshtu qė, njė ditė, teprica e tyre ta plotėsojė mungesėn tuaj ‑ qė tė bėhet barazi, 15 siē thotė Shkrimi i shenjtė:

‘Asgjė nuk i teproi atij qė bashkoi shumė,

dhe asgjė nuk i mungoi atij qė bashkoi pak.’

Titi dhe shokėt e tij

16 Faleminderit Hyjit qė ia dha Titit nė zemėr gjithė atė kujdes pėr ju! 17 Ai e pranoi lutjen tonė e, ngaqė ishte shumė i zellshėm, erdhi vullnetarisht te ju. 18 Me tė dėrguam edhe vėllain, tė cilin pėr shkak tė Ungjillit e nderojnė tė gjitha kishat. 19 Madje ai qe zgjedhur prej anės sė kishave tė jetė shoku ynė nė kėtė veprimtari bujarie, tė cilės po i shėrbejmė nė lavdi tė [vetė] Zotit tonė dhe pėr tė ēuar nė vend qėllimin tonė tė mirė, 20 qė tė mund t’u shpėtojmė kritikave rreth kėtyre ndihmave tė mėdha, 21 sepse na duhet tė kujdesemi jo vetėm pėr atė qė ėshtė e mirė para Hyjit, por edhe para njerėzve. 22 Me ta po e dėrgojmė edhe vėllain tonė, zellin e tė cilit e kemi sprovuar nė shumė raste, e tani po e dėfton edhe shumė mė tė madh pėr arsye tė shpresės sė madhe qė ka nė ju. 23 Pėr sa i pėrket Titit, ai ėshtė shoku im dhe bashkėpunėtori im ndėr ju. Pėr sa i pėrket vėllezėrve, ata janė tė dėrguarit e kishave ‑ nderi i Krishtit. 24 Tregojuani pra, atyre dėshminė e dashurisė suaj faqe kishave, si edhe se ne me tė drejtė mburremi pėr ju.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Korintasve > Dhurata me zemėrgjerėsi