Kapitujt

Zanafilla: 3. Rėnia

3

1 Ndėr tė gjitha egėrsirat e fushės qė Zoti Hyj krijoi, gjarpri ishte mė dinaku. Ky i tha gruas: “Vėrtet, Hyji ju urdhėroi qė tė mos hani prej asnjė peme tė kopshtit?”. 2 Gruaja iu pėrgjigj: “Ne i hamė frutat e pemėve qė janė nė kopsht; 3 porse pėr frytin e pemės qė ėshtė nė mes tė kopshtit, Hyji na urdhėroi tė mos e hamė as tė mos e prekim qė tė mos vdesim”. 4 Porse gjarpri i tha gruas: “Nuk do tė vdisni assesi. 5 Madje Hyji e di se kurdo tė hani prej saj, sytė tuaj do tė hapen e do tė bėheni porsi Hyji duke e njohur tė mirėn e tė keqen”.

6 Atėherė gruaja pa se pema ishte e mirė pėr ta ngrėnė dhe e bukur pėr t’u parė dhe pemė e dėshirueshme pėr tė fituar dijen; gruaja mori prej frutit tė saj dhe hėngri. Pastaj i dha edhe burrit tė vet qė ishte me tė. Hėngri edhe ai. 7 Atėherė u hapėn sytė tė dyve. Kur panė se ishin lakuriq, gėrshetuan gjethe fiqsh dhe bėnė mbėshtjellės pėr vete.

8 Kur pastaj e dėgjuan zėrin e Zotit Hyj qė po shėtiste nėpėr kopsht, nė freskinė e pasditės, njeriu e gruaja e tij u fshehėn para Zotit Hyj ndėrmjet pemėve tė kopshtit.

9 Zoti Hyj e thirri njeriun e i tha: “Ku je”? 10 Ky iu pėrgjigj: “Dėgjova zėrin tėnd nė kopsht e u tremba, sepse jam lakuriq e u fsheha”. 11 Ai i tha: “Kush tė tregoi se je lakuriq? A mos hėngre frutat nga pema prej sė cilės tė kam urdhėruar tė mos hash”? 12 Njeriu u pėrgjigj: “Gruaja qė ma dhe pėr shoqe, ajo mė dha frut prej pemės dhe hėngra”. 13 Atėherė Zoti Hyj i tha gruas: “Pse e bėre kėtė”? Gruaja u pėrgjigj: “Mė gėnjeu gjarpri dhe hėngra”.

14 Atėherė Zoti Hyj i tha gjarprit:

“Pasi e bėre kėtė gjė

qofsh mallkuar ndėr tė gjitha bagėtitė

dhe kafshėt e egra!

Do tė ecėsh pėrmbi barkun tėnd

dhe do tė hash pluhur nė tė gjitha ditėt e jetės sate!

15 Armiqėsi do tė vė ndėrmjet teje e gruas,

ndėrmjet farės sate e farės sė saj:

fara e saj do tė ta ndrydhė kokėn,

kurse ti do t’ia sulmosh themrėn”.

16 E gruas i tha:

“Do t’i shtoj mundimet e shtatzėnisė sate,

nė mundime do t’i lindėsh fėmijėt,

dėshirimi yt do tė tė shtyjė kah burri yt

e ai do tė sundojė mbi ty.”

17 Kurse njeriut i tha:

“Pasi e dėgjove zėrin e gruas sate

dhe hėngre frutin prej pemės qė ta pata ndaluar ta hash:

Pėr shkak tėndin qoftė mallkuar toka!

Prej saj me mund do ta nxjerrėsh kafshatėn

pėr ēdo ditė tė jetės sate.

18 Do tė tė prodhojė ferra e halluga

dhe do tė ushqehesh me barishte toke.

19 Me djersė tė ballit tėnd do ta hash bukėn

derisa tė mos kthehesh nė dhe

prej tė cilit qe nxjerrė,

sepse pluhur je dhe nė pluhur do tė kthehesh”!

20 Njeriu e quajti gruan e vet Evė, sepse ajo ėshtė nėna e tė gjithė tė gjallėve.

21 Zoti Hyj ia bėri njeriut e gruas sė tij petkat prej lėkure dhe i veshi. 22 Atėherė Zoti Hyj tha: “Ja, njeriu u bė gati si njėri prej nesh duke e njohur tė mirėn e tė keqen; tani, pra, s’do tė ishte mirė ta shtrijė dorėn e tė marrė prej pemės sė jetės e tė hajė dhe tė jetojė pėr amshim”.

23 Zoti Hyj e dėboi njeriun prej kopshtit tė Edenit qė ta punojė tokėn prej sė cilės qe krijuar. 24 E dėboi njeriun dhe, nė lindjen e kopshtit tė Edenit, i vendosi kerubinėt e shpatėn flakėruese e vringėlluese pėr ta ruajtur shtegun e pemės sė jetės.

Kapitujt