Kapitujt

Galatasve: 3. Ligji dhe feja

3

1 Po kush, o galatas tė pamendė, jua mori

mendtė, kurse para syve tuaj Jezu Krishti u pėrshkrua i kryqėzuar? 2 Vetėm kaq dua tė di prej jush: a e morėt Shpirtin Shenjt nė saje tė veprave tė Ligjit, apo pse e pranuat fenė? 3 Po a kaq tė marrė jeni?! Filluat me Shpirtin Shenjt e tė mbaroni me trup?! 4 Po a thua kot i pėrjetuat tė gjitha kėto gjėra? Oh tė kishin qenė kot! 5 Po a thua Ai qė ju jep Shpirtin Shenjt dhe bėn ndėr ju vepra tė mrekullueshme, i bėn kėto pse ju i kryeni veprat e Ligjit e jo pse e keni dėgjuar Mėsimin e fesė?

6 Kėshtu, pse Abrahami “i besoi Hyjit, kjo gjė iu numėrua pėr drejtėsi.” 7 Dijeni, pra, mirė: ata qė besojnė janė bijtė e vėrtetė tė Abrahamit. 8 E Shkrimi i shenjtė, duke paraparė se Hyji do t’i shfajėsojė paganėt me anė tė fesė, qė mė parė ia dha Abrahamit kėtė lajm tė gėzueshėm: ‘Nė ty do tė jenė tė bekuar tė gjithė popujt!’ 9 Kėshtu, pra, ata qė besojnė janė tė bekuar bashkė me Abrahamin besimtar.

10 E njėmend, ata qė mbėshteten nė veprat e Ligjit, janė nėn mallkim, sepse Shkrimi i shenjtė thotė: “Qoftė mallkuar secili qė nuk mban e nuk zbaton gjithēka ėshtė shkruar nė Librin e Ligjit!” 11 E se askush s’mund tė shfajėsohet para Hyjit me anė tė Ligjit ėshtė e qartė, sepse: “I drejti do tė jetojė me anė tė fesė.” 12 Tashti Ligji nuk ėshtė prej fesė, por: “Kush e mban nė tė do tė gjejė jetėn.”

13 Krishti na shpėrbleu prej mallkimit tė Ligjit duke u bėrė Ai vetė Mallkim ‑ sepse ėshtė shkruar: “I mallkuar ėshtė gjithkush varet nė kryq, ” ‑ 14 qė pėrmbi paganė tė arrijė bekimi i Abrahamit nė Krishtin Jezus: qė Premtimin ‑ Shpirtin Shenjt ‑ ta marrim me anė tė fesė.

Ligji dhe premtimet

15 Vėllezėr, po marr shembull nga jeta njerėzore: njė testament tė thjeshtė njerėzor, tė bėrė nė rregull, askush nuk e zhbėn as nuk i shton gjė. 16 Tashti kėto premtime i janė bėrė Abrahamit e “Pasardhėsit tė tij.” Nuk thuhet: “Pasardhėsve tė tij” si pėr shumė pasardhės, por pėr njė tė vetėm: “Dhe pasardhėsit tėnd”. Ky ėshtė Krishti. 17 Ja, ēka dua tė them: Besėlidhjen qė Hyji e ka bėrė nė mėnyrė tė rregullt, nuk e zhbėn Ligji qė erdhi katėrqind e tridhjetė vjet mė vonė dhe nuk i hedh poshtė premtimet. 18 E njėmend, nėse trashėgimi fitohet me anė tė Ligjit, nuk mund tė fitohet me anė tė premtimit. Tashti, Abrahamit Hyji ia dha dhuratėn e vet me anė tė premtimit.

19 Po atėherė ē’u lyp Ligji;

Qe vėnė shtuar pėr arsye tė kundėrvajtjeve derisa tė vinte Trashėgimtari, tė cilit iu bė premtimi; Ligji u shpall prej engjėjve me anė tė njė ndėrmjetėsi. 20 Tashti, ndėrmjetės nuk ka ku ėshtė vetėm njė. E Hyji ėshtė njė i vetėm!

Skllevėrit dhe bijtė

21 A thua atėherė Ligji ėshtė kundėr premti‑ meve [tė Hyjit]?

Prite Zot! Por, po tė ishte dhėnė njė ligj, i cili do tė mund tė jepte jetė, atėherė me siguri drejtėsia do tė vinte nga Ligji. 22 Por Shkrimi i shenjtė gjithēka ndryn nėn mėkat qė, me anė tė fesė nė Jezu Krishtin, t’u jepej premtimi atyre qė besojnė.

23 Para se tė vinte feja, ruheshin tė ndryrė nėn Ligj, pėr fenė qė do tė zbulohej. 24 Kėshtu, pra, Ligji ishte mbikėqyrėsi ynė derisa tė vinte Krishti qė ne tė shfajėsoheshim me anė tė fesė. 25 Por, qė kur erdhi feja, nuk jemi mė nėn mbikėqyrės.

26 Prandaj, tė gjithė jeni bijtė e Hyjit nė fuqi tė fesė nė Jezu Krishtin, 27 sepse, gjithsa jeni pagėzuar nė Krishtin ‑ me Krishtin jeni veshur.

28 Nuk ka mė: hebre ‑ grek!

Nuk ka mė: skllav ‑ i lirė!

Nuk ka mė: mashkull ‑ femėr!

Tė gjithė ju jeni NJĖ nė Krishtin Jezus!

29 Nėse jeni tė Krishtit, jeni pasardhėsit e Abrahamit, trashėgimtarė nė fuqi tė premtimit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Galatasve > Ligji dhe feja