Kapitujt

Efesianėve: 4. Njė trup i vetėm

4

1 Ju pėrbej, prandaj, unė i burgosuri nė Zotin: jetoni denjėsisht si i ka hije thirrjes qė keni marrė: 2 me plot pėrvujtėri, butėsi e duresė; durojeni njėri‑tjetrin me dashuri! 3 Bėni ēmosin ta ruani njėsinė e Shpirtit me anė tė paqes qė ju bashkon. 4 S’ka veēse njė Trup tė vetėm dhe njė Shpirt tė vetėm ‑ sikurse edhe jeni tė grishur nė njė shpresė tė vetme tė thirrjes suaj. 5 Nuk ka veēse njė Zot, njė fe, njė pagėzim; 6 njė Hyj tė vetėm, Atin e tė gjithėve, i cili sundon mbi tė gjithė, vepron nėpėr tė gjithė e banon nė tė gjithė.

7 Edhe secilit prej nesh i qe dhėnė hiri me atė masė me tė cilėn Krishti deshi tė na e dhurojė. 8 Kėndej edhe thuhet:

‘Kur u ngrit nė lartėsi i mori me vete robėrit dhe u dha dhurata njerėzve.’

9 E ajo fjalė: ‘U ngrit’, ēfarė do tė thotė tjetėr, pėrveēse mė parė “zbriti” kėtu poshtė, pėrmbi tokė? 10 Ai qė “zbriti, ėshtė po Ai qė “u ngrit” mbi tė gjithė qiejt pėr ta mbushur gjithėsinė. 11 E Ai i ‘dha’ disa apostuj, disa tė tjerė profetė, disa prapė ungjilltarė, disa tė tjerė barinj dhe mėsues, 12 qė shenjtėrit t’i bėjė tė aftė pėr veprėn e shėrbesės, pėr ndėrtimin e trupit tė Krishtit, 13 derisa tė gjithė ta arrijmė njėsinė e fesė dhe njohjen e Birit tė Hyjit deri nė gjendjen e njeriut tė pėrsosur, deri nė masėn qė i pėrket pjekurisė sė plotė tė Krishtit: 14 qė tė mos jemi mė foshnja me tė cilėt luajnė tallazet dhe i ēon e i rrėzon ēdo erė mėsimesh nė kėtė lojė letrash tė njerėzve qė me dredhi i hapin udhėn gabimit. 15 Por, duke e dėshmuar me dashuri tė vėrtetėn, tė rritemi nė ēdo pikėpamje drejt Atij qė ėshtė Kryet ‑ Krishtit. 16 Prej tij, Trupi i tėrė, si njė cope, mirė i lidhur nė njė, nė atė mėnyrė qė ēdo gjymtyrė ndihmon sipas funksionit qė iu dha veēanėrisht secilės pjesė dhe e mundėson rritjen e Trupit nė ndėrtimin e vetvetes nė dashuri.

Jeta e vjetėr e jeta e re

17 Pra them kėtė dhe pėrbej nė Zotin: mos jetoni siē jetojnė paganėt ‑ nė kotėsinė e mendjes sė tyre: 18 me mendje tė errėsuar, larg nga jeta e Hyjit, pėr shkak tė paditurisė qė ėshtė ndėr ta pėr arsye tė trashamanisė sė zemrės sė tyre. 19 Vetveten e kanė bėrė tė pandjeshėm, u dhanė pas shfrenisė, nė mėnyrė qė, tė shtyrė prej lakmimit, tė bėjnė ēdo poshtėrsi.

20 Ju veē nuk keni qenė mėsuar kėshtu mbi Krishtin, 21 nė qoftė se keni dėgjuar pėr tė dhe nė qoftė se keni qenė mėsuar sipas sė vėrtetės qė ėshtė nė Jezusin: 22 nė fuqi tė sė cilės ju duhet ta flakni tej mėnyrėn e mėparshme tė jetesės ‑ njeriun e vjetėr, tė cilin prirjet e ulėta e ēojnė nė bjerrje, 23 dhe duhet tė pėrtėriheni me shpirtin e mendjes tuaj 24 dhe tė visheni me njeriun e ri, tė krijuar sipas Hyjit nė drejtėsi e shenjtėri qė vjen prej sė vėrtetės.

Rregulla e jetės sė re

25 Prandaj flakeni gėnjeshtrėn dhe secili le t’i thotė tė vėrtetėn tė afėrmit tė vet, sepse jemi gjymtyrėt e njėri‑tjetrit. 26 Po u zemruat? Mos mėkatoni! Dielli tė mos perėndojė mbi hidhėrimin tuaj! 27 Mos i lini asnjė anė kah t’ju kapė djalli!

28 Kush vidhte, mė tė mos vjedhė, por mė fort le tė punojė me duar tė veta drejtėsisht qė tė ketė ēka t’i japė atij qė ėshtė nė nevojė. 29 Asnjė llafe e ndytė tė mos dalė prej gojės tuaj, por, nėse ėshtė nevoja, thuajeni fjalėn e mirė qė t’i ndėrtojė e t’u sjellė hir atyre qė dėgjojnė.

30 Mos e trishtoni Shpirtin Shenjt tė Hyjit, me tė cilin Hyji ju vulosi pėr ditėn e shpėrblimit.

31 Le tė flaket larg jush ēdo pikėllim, zemėrim, hidhėrim, britmė, sharje me ēdo lloj ligėsie. 32 Pėrkundrazi, jini njėri pėr tjetrin tė mirė, zemėrdhimbshėm; faleni njėri‑tjetrin sikurse edhe Hyji ju fali ju nė Krishtin.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Efesianėve > Njė trup i vetėm