Kapitujt

Efesianėve: 5. Jetoni porsi bij tė dritės

5

1 Pėrngjajini Hyjit porsi bij tė dashur 2 dhe jetoni nė dashuri, sikurse Krishti na deshi ne dhe pėr ne ia flijoi vetveten Hyjit porsi kusht e fli “qė jep erė tė mirė”.

3 Fėlligėshtia ose ēdo lloj papastėrtie ose lakmimi as tė mos zihet nė gojė ndėr ju, siē u ka hije shenjtėrve. 4 Po as llafe tė ndyta, as marri, as fjalė me dy vėshtrime qė nuk kanė hije, por mė mirė falėnderime. 5 Sepse dijeni mirė kėtė: asnjė fėlligėshtar, asnjė kurvar, asnjė lakmues pasurie ‑ qė ėshtė idhujtar ‑ nuk ka pjesė nė Mbretėrinė e Krishtit e tė Hyjit.

Jetoni porsi bij tė dritės

6 Askush tė mos ju gėnjejė me fjalė tė kota: pėr kėto gjėra bie hidhėrimi i Hyjit mbi njerėzit e padėgjueshėm. 7 Mos kini, pra, kurrgjė tė pėrbashkėt me ta!

8 Po, dikur ishit errėsirė, por tani jeni dritė nė Zotėrinė. Jetoni porsi bij tė dritės. 9 Fryti i dritės ėshtė: mirėsia, drejtėsia, e vėrteta ‑ 10 vendosni tė bėni ēka i pėlqen Hyjit! 11 Mos kini pjesė nė veprat e pafrytshme tė errėsirės, por pėrkundrazi, mė mirė zbulojini! 12 Sepse veprat qė kėta njerėz i bėjnė fshehtazi ėshtė turp edhe tė fliten! 13 E ēdo gjė qė zbulohet, del nė dritėn e vet tė vėrtetė, 14 sepse ēdo gjė qė ėshtė e zbuluar, ėshtė dritė. Prandaj thotė:

‘Zgjohu ti qė fle,

ngrihu nga tė vdekurit,

dhe do tė tė shndrisė Krishti

15 Vėreni me kujdes si jetoni: jo si njerėz tė marrė, por si njerėz tė urtė, 16 tė cilėt dinė ta shfrytėzojnė mirė kohėn, sepse ditėt janė tė kėqija. 17 Prandaj mos jini tė paarsyeshėm, por tė dini ta kuptoni mirė vullnetin e Zotit. 18 Mos u dehuni me verė, nė tė cilėn ėshtė shfrenia, por mbushuni me Shpirtin Shenjt. 19 Thoni sė bashku psalme, himne e kėngė tė pėrshpirtshme! Kėndoni e lavdėroni Zotin nė zemrat tuaja! 20 Gjithmonė dhe pėr ēdo gjė falėnderoni Hyjin Atė nė emėr tė Zotėrisė tonė Jezu Krishtit!

21 Nėnshtrohuni njėri‑tjetrit nė frikėn e Krishtit!

Bashkėshortėt

22 Gratė le t’u binden burrave tė vet sikurse Zotit. 23 Sepse burri ėshtė kryet e gruas sikurse edhe Krishti ėshtė kryet e Kishės ‑ Ai, Shėlbuesi i Trupit. 24 Pra, sikurse Kisha i nėnshtrohet Krishtit, ashtu edhe gratė le t’u binden burrave tė vet nė gjithēka.

25 Ju, o burra, duajini gratė tuaja sikurse Krishti e ka dashur Kishėn dhe e ka flijuar vetveten pėr tė 26 pėr ta bėrė tė shenjtė duke e pastruar me larje dhe me fjalė, 27 qė tė bėnte gati pėr vete njė Kishė tė lavdishme, tė panjollė, tė parrudhė, pa ndonjė gjė si kėto, tė jetė e shenjtė dhe e patėmetė.

28 Nė kėtė mėnyrė duhet qė edhe burrat t’i duan gratė e veta ‑ porsi trupin e vet. Kush e do gruan e vet, do vetveten. 29 Sepse askurrė askush nuk e urren trupin e vet, por e ushqen dhe kujdeset pėr tė, porsi Krishti pėr Kishėn. 30 Sepse jemi gjymtyrėt e Trupit tė tij. 31 ‘Pėr kėtė arsye njeriu do ta lėrė babain dhe nėnėn e do tė jetojė bashkė me gruan e vet e tė dy do tė jenė njė trup i vetėm.’ 32 Ky ėshtė mister i madh: e kam fjalėn nė lidhjen e Krishtit me Kishėn.

33 Shkurt, pėr sa u pėrket juve, secili prej jush le ta dojė gruan e vet porsi vetveten e gruaja le ta nderojė burrin e vet.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Efesianėve > Jetoni porsi bij tė dritės