Kapitujt

Dalja: 27. Lteri i flive tė shkrumbimit holokaustat

27

1“Punoje lterin prej drurit tė akacies, le tė jetė i gjatė pesė kutė e i gjerė pesė kutė ‑ d. m. th. katror, kurse i lartė tė jetė tre kutė. 2 Nė katėr kėndet e tij punoji brirėt qė tė jenė njė cope me tė. Veshe me bronz. 3 Punoji pastaj nė pėrdorimin e lterit enė pėr mbeturina, tėrfurq dhe enė pėr tė mbajtur zjarrin: tė gjitha enėt farkoj prej bronzi. 4 Punoje edhe skarėn prej bronzit nė trajtė tė rrjetės e nė katėr kėndet e saj le tė jenė katėr rrathė bronzi pėr ta lidhur skarėn. 5 Vendoje nėn rrethin e lterit: le tė jetė skara deri nė gjysmė tė lterit. 6 Punoji edhe dy shtaga prej drurit tė akacies dhe veshi me bronz, 7 dhe pėrshkoji nėpėr rrathė; kėshtu do tė jenė nė tė dy anėt e lterit pėr ta bartur. 8 Punoje dėrrasash, por tė tytė; le ta punojnė si tė qe dėftuar nė mal”.

Tremja

9 “Punoje edhe tremen e Banesės. Nė krahun e mesditės, nė anėn e jugut, le tė ketė kurtinė pėlhure liri tė dredhur: njėri krah duhet tė jetė i gjatė njėqind kutė. 10 Duhet tė ketė shtyllakė njėzet dhe po aq baza bronzi dhe le tė kenė komēe dhe thupra argjendi. 11 Po ashtu edhe nė krahun e veriut: kurtina le tė jetė e gjatė njėqind kutė, shtyllakė njėzet copė dhe po aq baza bronzi dhe komēet e shtyllakėve dhe thuprat e tyre argjendi. 12 Kurse pėr gjerėsi tė tremes nė krahun e perėndimit kurtina duhet tė jetė e gjatė pesėdhjetė kutė e shtyllakė duhen dhjetė me aq baza bronzi. 13 Po edhe gjerėsia nė krahun e lindjes duhet tė jetė pesėdhjetė kutė. 14 Njėra anė deri nė hyrje duhet tė ketė pesėmbėdhjetė kutė dhe tre shtyllakė e aq baza; 15 po ashtu edhe ana tjetėr duhet tė ketė pesėmbėdhjetė kutė koltrinė me tre shtyllakė e tri baza. 16 Pėr hyrje tė tremes le tė punohet koltrina e gjatė njėzet kutė prej pėlhure ngjyrė viollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur e prej lirit tė dredhur: koltrinė e qendisur. Duhet tė ketė katėr shtyllakė po me aq baza. 17 Tė gjithė shtyllakėt e tremes rreth e rreth le tė jenė tė kapur me thupra argjendi dhe komēet e tyre le tė jenė tė argjendta, kurse bazat bronzi. 18 Tremja le tė jetė e gjatė njėqind kutė, e gjerė pesėdhjetė, kurse e lartė le tė jetė pesė kutė. Koltrina le tė jetė pėlhure tė lintė tė dredhur, bazat prej bronzit. 19 Tė gjitha enėt e Banesės pėr shėrbim nė pėrgjithėsi si dhe tė gjithė shtyllakėt e tij dhe tė tremes le tė jenė prej bronzit”.

Vaji pėr shandanin

20 “Urdhėroju bijve tė Izraelit tė tė sjellin vaj tė pastėr prej ullinjve tė shtrydhur qė tė rrijė drita e ndezur vazhdimisht 21 nė Tendėn e takimit jashtė tisit qė ėshtė i vėnė pėrpara Dėshmisė. Kėtė dritė le ta rregullojnė Aroni dhe tė bijtė qė prej mbrėmjes e deri nė mėngjes tė ndriēojė para Zotit: le tė jetė kjo njė rregullore e pandryshueshme pėr izraelitėt prej breznie nė brezni”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Lteri i flive tė shkrumbimit holokaust...