Kapitujt

Kolosianėve: 2. Begatia e jetės nė Krishtin

2

1 Kėndej dėshiroj ta dini se ē’luftė tė ashpėr mė duhet tė bėj pėr ju, pėr ata nė Laodice edhe pėr tė gjithė tė tjerėt qė nuk mė kanė parė kurrė personalisht, 2 qė tė ngushėllohen zemrat e tyre dhe, tė bashkuar nė dashuri tė arrijnė tėrė begatinė, plotėsinė e kuptimit, njohjen e vėrtetė tė Misterit tė Hyjit ‑ Krishtit. 3 Nė Tė janė tė fshehura tė gjitha visaret e dijes e tė kuptimit.

4 Jua them kėtė qė askush tė mos ju gėnjejė me fjalė joshėse. 5 Edhe pse me trup nuk jam i pranishėm, megjithatė me shpirt jam ndėr ju: me kėnaqėsi e vėrej radhėn tuaj dhe patrandshmėrinė e besimit tuaj nė Krishtin.

Begatia e jetės nė Krishtin

6 Siē e pranuat Jezu Krishtin Zot, ashtu edhe vazhdoni tė jetoni nė Tė: 7 tė rrėnjosur, vazhdimisht tė mbimuruar nė tė dhe tė fortė nė fe sikurse qetė mėsuar, gjithherė pėrplot me falėnderim. 8 Ruajuni tė mos ju gėnjejė kush me anė tė “filozofisė” ‑ me stėrhollime tė kota, qė bazohen nė thashethemet njerėzore, nė “elementet e botės” e jo nė Krishtin. 9 Dhe, pasi nė Krishtin banon trupėrisht e tėrė plotėsia hyjnore, kėshtu edhe ju jeni 10 tė mbushur me anė tė Tij. Ai ėshtė Kryet e ēdo Principate e Pushteti.

11 Nė tė jeni edhe tė rrethprerė, por me njė rrethprerje qė s’ėshtė bėrė me dorė njeriu ‑ u zhveshėt nga trupi i mėkatit ‑ me anė tė rrethprerjes sė Krishtit. 12 Tė varrosur bashkė me Tė nė pagėzim, bashkė me Tė edhe u ngjallėt nė saje tė fesė, me tė cilėn besuat nė fuqinė e Hyjit qė e ngjalli nga tė vdekurit. 13 Edhe juve qė ishit tė vdekur pėr shkak tė fajeve tuaja dhe tė parrethprerjes sė trupit tuaj, Hyji ju ngjalli bashkė me Tė.

Ai mirėsisht na i fali tė gjitha fajet tona,

14 Ai e zhvleftėsoi dėftesėn paditėse qė, nė saje tė

urdhėrimeve, ishte kundėr nesh,

e bėri tė zhduket,

e mbėrtheu nė kryq.

15 I ēarmatosi Principatat dhe Pushtetet

‑ e dėftoi kėtė botėrisht ‑

dhe i tėrhoqi zvarrė nė kalimin ngadhėnjyes tė Kryqit!

16 Prandaj askush tė mos guxojė t’ju dėnojė pėr ēėshtje ushqimi e pijeje, pėr ēėshtje festash o hėne sė re ose tė shtunash, 17 sepse kėto janė vetėm hija e atyre qė duhej tė vinin, kurse realiteti ėshtė Krishti! 18 Askush tė mos ju shpallė tė padenjė pėr shpėrblim qiellor, pse ai, sikur “kėnaqet nė pėrshpirtėri dhe nderim tė engjėjve”, gjasme ėshtė nė vegime dhe ėshtė themeluar nė kujtime shpirtėrore dhe nė mendjen e vet fryhet pėr pamje pėrrallore, 19 por nuk ėshtė i lidhur me Kryet ‑ me Atė, prej tė cilit mbarė Trupi, nė saje tė gjymtyrėve dhe tė nyjeve, i kujdesuar dhe i lidhur nė njė, rritet me rritjen qė jep Hyji.

Jeta e re nė Krishtin

20 Nėse bashkė me Krishtin keni vdekur pėr parimet e botės, pse atėherė ‑ thua se jeta juaj ėshtė ende e varur nga kjo botė, u nėnshtroheni disa rregulloreve, si kėto: 21 ”Mos merr, mos shijo, mos prek!” 22 Tė gjitha kėto janė tė caktuara tė mbarojnė me pėrdorim! Rregullore dhe mėsime njerėzish! 23 Tė gjitha kėto janė gjasme nderim Hyjit, pėrshpirtėri, gjasme pendesė, duken si tė ishin vėrtet urti, por nuk kanė kurrfarė vlere, vetėm sa pėr tė kėnaqur trupin!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Kolosianėve > Begatia e jetės nė Krishtin