Kapitujt

Kolosianėve: 4. Tė dini t’i pėrgjigjeni gjithkujt si duhet.

4

1 Ju zotėrinj, jepuni skllevėrve ēka u pėrket me tė drejtė dhe me drejtėsi, tė vetėdijshėm se edhe ju e keni Zotėrinė nė qiell.

Porositė

2 Qėndroni nė lutje; rrini zgjuar nė lutje duke falėnderuar! 3 Gjithashtu lutuni edhe pėr ne qė Hyji tė na e hapė njė fushė predikimi tė lirė qė tė mund ta kumtojmė misterin e Krishtit, pėr shkak tė tė cilit jam ndėr pranga 4 dhe qė ta shpall ashtu si e kam pėr detyrė tė flas.

5 Silluni me urti ndaj atyre qė nuk janė tė krishterė; shfrytėzojeni rastin sa mė mirė! 6 Fjala juaj tė jetė gjithmonė e ėmbėl, plot urti. Tė dini t’i pėrgjigjeni gjithkujt si duhet.

Pėrshėndetjet e fundit

7 Se si gjendem unė ‑ do t’ju tregojė Tihiku, vėllai i dashur, ndihmėsi besnik dhe shėrbėtor nė Zotin bashkė me mua. 8 Po e dėrgoj veēanėrisht pėr t’ju njoftuar mbi gjendjen tonė dhe pėr tė ngushėlluar zemrat tuaja. 9 Po e dėrgoj bashkė me Onezimin, vėllain besnik e tė dashur, i cili ėshtė bashkėvendasi juaj: ata do t’ju tregojnė si qėndron puna kėtu.

10 Ju bėn tė fala Aristarku qė ėshtė i burgosur bashkė me mua. Gjithashtu edhe Marku, nipi i Barnabės [pėr tė cilin ju patėm urdhėruar, qė, nėse do tė vijė, t’i bėni pritje tė mirė]. 11 Ju bėn tė fala edhe Jezusi qė quhet Just. Kėta janė tė vetmit qė, prej tė rrethprerėve, bashkėpunojnė me mua nė pėrhapjen e Mbretėrisė sė Hyjit. Kėta qenė pėr mua njė ngushėllim.

12 Ju bėn tė fala edhe Epafri, bashkėvendasi juaj, shėrbėtor i Krishtit [Jezus]; ky gjithmonė lufton me lutje pėr ju, qė tė qėndroni tė pėrsosur dhe tė patrandshėm nė plotėsimin e vullnetit tė Hyjit. 13 Unė dėshmoj pėr tė se kujdeset sė tepėrmi pėr ju, pėr ata nė Laodice dhe nė Hierapolis. 14

Ju bėn tė fala edhe Luka, mjeku i dashur, dhe Dema.

15 Pėrshėndetni vėllezėrit nė Laodice si dhe Nimfėn dhe kishėn qė bashkohet nė shtėpinė e saj. 16 E, kur kjo Letėr tė lexohet ndėr ju, kujdesohuni qė tė lexohet edhe nė Kishėn e laodicenjve, po ashtu edhe ju kujdesohuni ta lexoni atė tė Laodicesė.

17 Thuajini Arkipit: “Ki kujdes shėrbesėn qė more nė Zotin dhe plotėsoje si duhet!”

18 Tė fala me dorėn time ‑ tė Palit.

Mos i harroni prangat e mia!

Hiri qoftė me ju!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Kolosianėve > Tė dini t’i pėrgjigjeni gjithkujt si duh...