Kapitujt

1 e Selanikasve: 3. vendosėm tė qėndrojmė vetėm nė Athinė

3

1 Prandaj, kur s’mundėm mė tė durojmė, vendosėm tė qėndrojmė vetėm nė Athinė 2 dhe dėrguam Timoteun, vėllain tonė dhe bashkėpunėtorin e Hyjit nė pėrhapjen e Ungjillit tė Krishtit, qė t’ju forcojė dhe t’ju japė zemėr nė fe, 3 nė mėnyrė qė askush prej jush tė mos lėkundet nė kėto vėshtirėsi. Sepse edhe ju vetė e dini se jemi tė caktuar pėr kėtė: 4 vėrtet, kur ishim ndėr ju, ju kemi parakallėzuar se do tė na ndodhin kėso vėshtirėsish, gjė qė, siē e dini, edhe ndodhėn. 5 Prandaj edhe vetė, duke mos mundur tė duroj mė, e dėrgova qė tė mund ta di gjendjen e fesė suaj, prej frikės se mos ju ka tunduar Tunduesi dhe mos na ka shkuar mundi hupės.

6 Por tani, kur u kthye Timoteu prej jush ndėr ne dhe na solli lajmin e gėzueshėm tė fesė dhe tė dashurisė suaj dhe se na mbani nė kujtim tė mirė dhe dėshironi tė na shihni ‑ sikurse edhe ne ju, 7 kėndej, o vėllezėr, nė mes tė kėtyre vėshtirėsive dhe provave qė kemi, gjetėm nė ju ngushėllim nė saje tė fesė suaj. 8 Jo, po, tani rijetojmė, pasi ju jeni tė qėndrueshėm nė Zotin! 9 Dhe, me ē’falėnderim do tė mund ta falėnderojmė Hyjin pėr ju, pėr tė gjithė kėtė gėzim me tė cilin galdojmė pėr shkak tuaj para Hyjit tonė. 10 Natė e ditė lutemi me gjithė afshin e zemrės qė tė mund ta shohim fytyrėn tuaj dhe tė plotėsojmė ēka ende i mungon fesė suaj.

11 Dhe Hyji vetė, Ati ynė, dhe Jezusi, Zoti ynė, e drejtoftė udhėn tonė kah ju! 12 Bėftė Zoti qė tė rritet e tė shtohet pėrherė e mė tepėr dashuria juaj ndaj njėri‑tjetrit dhe ndaj tė gjithė njerėzve siē ėshtė dashuria jonė ndaj jush! 13 i i forcoftė zemrat tuaja nė shenjtėri tė patėmetė para Hyjit dhe Atit tonė pėr Ardhjen e Zotit tonė Jezusit me tė gjithė shenjtėrit e tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Selanikasve > vendosėm tė qėndrojmė vetėm nė Athinė