Kapitujt

1 e Timoteut: 1. Qortim lidhur me mėsimet e rreme

1

1 Pali, apostulli i Krishtit Jezus me

urdhėr tė Hyjit, Shėlbuesit tonė dhe tė Krishtit Jezus, shpresės sonė:

2 Timoteut, birit tė vėrtetė nė fe:

hir, mėshirė dhe paqe prej Hyjit Atė, dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonė.

Qortim lidhur me mėsimet e rreme

3 Sikurse tė porosita kur u nisa pėr Maqedoni: zėr vend nė Efez pėr t’i urdhėruar disave disa tė mos mėsojnė mėsime tė tjera 4 dhe tė mos merren me pėrralla dhe me gjenealogji tė pakufishme qė ndihmojnė mė fort pėr diskutime tė kota se sa pėr planin e Hyjit qė realizohet nė fe. 5 Qėllimi i kėtij urdhri ėshtė dashuria qė del nga zemra e pastėr, nga ndėrgjegjja e mirė dhe nga feja e ēiltėr. 6 Nė kėtė gjė disa e lanė rrugėn dhe u sollėn drejt mėsimeve tė fjalėve tė kota. 7 Kėta duan tė jenė mėsues tė Ligjit e nuk kuptojnė as ēka flasin as ēka pohojnė.

8 Vėrtet, ne e dimė se Ligji ėshtė i mirė kur ndokush e pėrdor si duhet, 9 i bindur pėr kėtė se Ligji nuk ėshtė dhėnė pėr njeriun e drejtė, por pėr tė kėqijtė, pėr tė padėgjueshmit, pėr tė mbrapshtėt, pėr mėkatarėt, pėr tė pafetė, pėr blasfemuesit, pėr atėvrasėsit, pėr mėmėvrasėsit, pėr njerivrasėsit, 10 pėr fėlligėshtarėt, pėr homoseksualėt, pėr tregtarėt me njerėz, pėr gėnjeshtarėt, pėr beshtrembėrit dhe pėr ēdo vepėr tjetėr qė ėshtė kundėr mėsimit tė shėndoshė ‑ 11 sipas Ungjillit tė Lavdisė sė Hyjit tė lumtur, qė mė ėshtė besuar.

Falėnderim pėr mėshirėn e Krishtit

12 E falėnderoj Atė qė mė dha fuqi ‑ Krishtin Jezus, Zotin tonė ‑ pse mė ēmoi tė besueshėm duke mė thirrur nė shėrbesė 13 mua, qė mė parė isha blasfemues, salvues, arrogant. Por gjeta mėshirė pse veproja prej padijes, larg nga besimi i vėrtetė. 14 Dhe hiri i Zotit tonė qe pa masė i begatshėm bashkė me fe dhe me dashuri qė ėshtė nė Krishtin Jezus.

15 Kjo fjalė ėshtė e vėrtetė dhe meriton tė besohet prej tė gjithėve: Krishti Jezus erdhi nė botė pėr tė shėlbuar mėkatarėt, ndėr tė cilėt unė jam i pari. 16 Ai pati mėshirė pėr mua me qėllim qė nė mua, mė tė parin, Jezu Krishti ta dėftojė tėrė zemėrgjerėsinė e vet pėr t’u dhėnė shembull tė gjithė atyre qė do tė besojnė nė Tė pėr tė fituar jetėn e pasosur.

17 Dhe Mbretit tė shekujve,

tė Pavdekshmit,

tė Papashmit,

Njė tė Vetmit Hyj

i qoftė nder e lavdi

nė shekuj tė shekujve.

Amen!

18 Po ta jap kėtė detyrė, biri im Timote, nė pėrkim me profecitė qė dikur u thanė mbi ty: Ti, i mbėshtetur nė to, lufto luftėn e mirė! 19 Ruaje fenė dhe ndėrgjegjen e mirė, qė disa e flakėn dhe pėrjetuan anijethyrjen nė fe. 20 Ndėr ta janė Himeneu dhe Aleksandri qė i lashė nė duart e Satanit me qėllim qė tė mėsojnė tė mos blasfemojnė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Timoteut > Qortim lidhur me mėsimet e rreme