Kapitujt

1 e Timoteut: 3. Cilėsitė e mbikėqyrėsit

3

1 Ėshtė plotėsisht e vėrtetė fjala: “Nė qoftė se ndokush dėshiron tė bėhet mbikėqyrės, dėshiron njė punė tė ndershme”. 2

Por, veē, duhet qė mbikėqyrėsi tė jetė i patėmetė, vetėm njė herė i martuar, i pėrkormė, i arsyeshėm, i urtė, mikpritės, i aftė tė mėsojė, 3 jo i prirė kah pija, jo i dhunshėm. Pėrkundrazi, i butė, jo ngatėrrestar, jo lakmues tė hollash, 4 njeri qė e udhėheq mirė shtėpinė e vet, qė fėmijėt e vet i mban nėn drejtim me plot seriozitet ‑ [5 sepse, po nuk diti ndokush ta udhėheqė familjen e vet, si do tė dijė tė kujdeset pėr Kishėn e Hyjit?] ‑ 6 tė mos jetė posa i kthyer nė fe, qė tė mos i rritet mendja e tė bjerė nė dėnimin e djallit. 7 Madje duhet tė gėzojė zė tė mirė edhe ndėr ata tė jashtmit, qė tė mos bėhet gazi i kujt dhe tė bjerė nė leqe tė djallit.

Cilėsitė e diakonėve

8 Po kėshtu duhet tė jenė edhe diakonėt: tė matur, jo mėsalla me dy faqe, jo tė dhėnė tepėr pas verės, as lakmues fitese tė ndytė, 9 por nga ata qė e ruajnė misterin e fesė nė ndėrgjegje tė pastėr. 10 Mė parė le tė vihen nė provė e, nėse tė sprovuar, dalin tė patėmetė, atėherė le ta kryejnė shėrbesėn.

11 Gjithashtu edhe gratė le tė jenė tė matura, jo shpifėse, por tė pėrkorme dhe besnike nė gjithēka.

12 Diakonėt tė jenė burra tė njė gruaje, t’i udhėheqin mirė fėmijėt e vet dhe shtėpitė e veta. 13 Sepse ata qė e kryejnė mirė shėrbesėn e diakonit fitojnė shkallė tė ndershme dhe siguri tė madhe nė fenė qė ėshtė nė Krishtin Jezus.

Misteri nė tė cilin themelohet pėrshpirtėria

14 Po t’i shkruaj tė gjitha kėto edhe pse shpresoj se sė shpejti do tė vij te ti, 15 por, nė qoftė se do tė vonoj, tė dish si duhet tė sillesh nė Shtėpinė e Hyjit, qė ėshtė Kisha e Hyjit tė gjallė, shtylla dhe mbėshtetja e sė vėrtetės. 16 S’ka dyshim, i madh ėshtė misteri i pėrshpirtėrisė:

Krishti u dėftua nė natyrėn e njeriut,

u shfajėsua me Shpirtin Shenjt,

u vrojtua nga engjėjt,

u predikua ndėr paganė,

u besua nga bota,

u ngrit nė lavdi.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Timoteut > Cilėsitė e mbikėqyrėsit