Kapitujt

Dalja: 29. Shugurimi i Aronit dhe i bijve tė tij. Pėrgatitja

29

1 “Dhe, ja, si do tė bėsh pėr t’i shuguruar pėr priftėrinė time: merre njė mėzat dhe dy desh pa tė meta, 2 bukė tė pabrume dhe kuleē tė pabrumė tė ngjeshur nė vaj po dhe pite tė pabrume tė lyera me vaj. Gatuaj me miell tė bardhė gruri, 3 futi nė shportė e kushtoj bashkė me mėzat e me dy deshtė”.

Pastrimi, tė veshurit dhe lyerja

4 “Bjeri Aronin dhe bijtė e tij te dera e Tendės sė takimit. Pasi t’i kesh larė atė e bijtė e tij me ujė, 5 veshe Aronin me petkat e tij, d. m. th. me kėmishė, me gunėn e shpinores, vėri shpinoren dhe parzmoren, tė cilėn shtrėgoja me lidhėzėn e shpinores; 6 vėri kėsulėn nė kokė dhe kezėn e shenjtė ‑ shenjėn e shugurimit mbi kėsulė 7 dhe zbraz mbi kokėn e tij vajin e shugurimit, dhe do tė jetė i shuguruar. 8 Afroji edhe bijtė e tij dhe veshi me kėmisha tė linjta, ngjeshi me brez, 9 vėru kėsulat dhe do tė jenė priftėrinj tė mi me tė drejtė tė pėrhershme”.

Flitė

“Pasi t’ua kesh mbushur duart me pushtet Aronit dhe bijve tė tij, 10 sille mėzatin para Tendės sė takimit. Atėherė Aroni dhe tė bijtė le t’ia vėnė duart mėzatit mbi kokė 11 e preje nė praninė e Zotit nė hyrje tė Tendės sė takimit. 12 Merr prej gjakut tė mėzatit e me gishtin tėnd vėre nė brirė tė lterit, kurse pjesėn tjetėr tė gjakut zbraze nėn lter. 13 Merre edhe tėrė dhjamin e zorrėve dhe rizėn e mėlēisė e dy veshkat me dhjamin qė ėshtė mbi to dhe shkrumboji mbi lter si fli, 14 kurse mishin e mėzatit, lėkurėn dhe jashtėqitjet e tija, digji pėrjashta zemėrimiės, sepse ėshtė fjala pėr fli pendestare.

15 Pastaj merre njėrin dash dhe mbi kokė tė tij Aroni dhe bijtė e tij t’i vėnė duart. 16 Atėherė preje e merre gjakun e tij e derdhe mbi lter gjithkund pėrreth tij. 17 Dashin preje copa‑copa, laja zorrėt dhe kėmbėt e vėri mbi mishin e coptuar dhe mbi kokėn e tij. 18 Atėherė digje mbi lter krejt dashin: ėshtė fli e bėrė shkrumb nė nder tė Zotit, erė e kėndshme, fli e djegur nė zjarr nė nder tė Zotit.

19 Merre edhe dashin tjetėr e mbi kokė tė tij t’i vėnė duart Aroni e bijtė e tij. 20 Preje dashin, merr prej gjakut tė tij dhe lyeje bulėn e veshit tė djathtė tė Aronit e tė bijve tė tij dhe pėlqyerin e dorės e tė kėmbės sė djathtė tė tyre. Gjakun qė tepron derdhe nė lter gjithkund pėrreth. 21 Atėherė merr prej gjakut qė do tė mbesė nė lter dhe prej vajit tė shugurimit stėrpike Aronin e petkat e tija, e me tė bijtė e tij e petkat e tyre”.

Hyrja nė shėrbesė tė priftėrinjve

22 “Merre pastaj dhjamin e dashit, bishtin dhe dhjamin rreth zorrėve, rizėn e mėlēisė, dy veshkat dhe dhjamin qė i mbėshtjell ato dhe shpatullėn e djathtė ‑ sepse ėshtė dashi i flijuar pėr shugurimin e priftėrinjėve, 23 njė bukė tė rrumbullaktė, njė kulaē nė vaj dhe njė pite prej shportės sė pabrumeve qė ėshtė e vėnė nė praninė e Zotit. 24 Vėri tė gjitha nė duar tė Aronit e tė bijve tė tij e bėri t’i kushtojnė me sjellje tė paraqitjes para Zotit. 25 Merri tė gjitha prej duarve tė tyre dhe digji mbi lter pėrmbi flinė e shkrumbimit, nė erė tė kėndshme nė praninė e Zotit: ėshtė fli i djegur nė zjarr pėr Zotin.

26 Merre edhe gjoksin e dashit me tė cilin hyri nė shėrbesė Aroni dhe kushtoje si fli paraqitjeje Zotit: kjo pjesė tė takon ty. 27 Shenjtėroje gjoksin qė qe paraqitur dhe shpatullėn qė qe kushtuar, tė ndara nga dashi, 28 me tė cilin hynė nė shėrbesė Aroni dhe bijtė e tij. Kėto pjesė i takojnė Aronit dhe bijve tė tij, e drejtė e pandryshueshme mbi bijtė e Izraelit pėrgjithmonė; sepse ėshtė shpėrblim dhe do tė mbetet shpėrblim prej bijve tė Izraelit pėr flitė e pajtimit, shpėrblim i tyre qė i takon Zotit.

29 Petkat e shenjta tė Aronit u takojnė bijve tė tij pas tij, qė tė shugurohen nė to dhe duart e tyre tė mbushen me pushtet nė to. 30 Ai qė prej bijve tė tij do tė bėhet kryeprift nė kėmbė tė tij, qė do tė hyjė nė Tendėn e Takimit pėr tė shėrbesuar nė shenjtėrore, le t’i pėrdorė pėr shtatė ditė”.

Ngrėnia e shenjtė

31 “Merre pastaj dashin e shugurimit dhe zije mishin e tij nė vendin e shenjtė. 32 Aroni e bijtė e tij le ta hanė mishin e kėtij dashi dhe bukėn qė ėshtė nė shportė nė hyrje tė Tendės sė takimit. 33 Le tė hanė prej atyre qė shėrbyen si fli pendestare qė t’ju mbushen duart me pushtet e tė shugurohen. S’guxon tė hajė prej tyre asnjė i jashtėm. 34 Nėse mbetet mish prej flisė sė shugurimit tė priftėrinjve ose prej bukės deri nė mėngjes, digje: nuk guxohet tė hahet, sepse ėshtė e shuguruar.

35 Bėj, pra, kėshtu gjithēka me Aronin e me bijtė e tij siē tė kam urdhėruar. Gjatė shtatė ditėve vazhdo t’i shugurosh duart e tyre”.

Shugurimi i lterit tė flisė sė shkrumbimit /holokaustit/

36 “Ēdo ditė flijoje njė mėzat pėr shpėrblim qė duhet dhėnė pėr mėkat; duke kushtuar fli shpėrblimi pėr tė do ta heqėsh mėkatin prej lterit dhe lyeje qė tė shugurohet. 37 Shtatė ditė rresht kushto fli shpėrblimi pėr lterin dhe shuguroje. Kėshtu lteri do tė jetė tejet i shenjtė: e kushdo qė ta prekė do tė jetė i shenjtė”.

Flia e shkrumbimit e pėrditshme

38 “Dhe, ja, ēka do tė kushtosh mbi lter: ēdo ditė vazhdimisht nga dy qengja vjetakė, 39 njėrin qengj nė mėngjes e tjetrin nė mbrėmje. 40 Kushtoje me qengjin e parė edhe njė tė dhjetėn e ef-it miell tė bardhė tė ngjeshur me njė tė katėrt tė hin-it vaj tė shtypur dhe njė fli njomjeje me njė tė katėrt tė hin-it verė. 41 Kurse qengjin tjetėr kushtoje nė mbrėmje sipas ritit tė flisė mėngjesore e tė njomjes nė erė tė kėndshme, fli tė djegur nė nder tė Zotit, 42 le tė jetė kjo fli shkrumbimi e pėrhershme brezni nė brezni nė hyrje tė Tendės sė takimit, nė praninė e Zotit, ku do tė takohem me ju pėr tė biseduar me ty.

43 Kėtu do tė takohem edhe me bijtė e Izraelit e do ta shenjtėroj kėtė vend me anė tė lavdisė sime. 44 Do ta shenjtėroj edhe Tendėn e takimit me lter dhe Aronin me tė bijtė qė tė mė shėrbejnė si priftėrinj. 45 Unė do tė banoj ndėr izraelitė e do tė jem Hyji i tyre. 46Atėherė ata do ta marrin vesh se jam unė Zoti, Hyji i tyre, qė i nxora nga dheu i Egjiptit, qė tė banoj me ta ‑ unė Zoti, Hyji i tyre”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Shugurimi i Aronit dhe i bijve tė tij. P...