Kapitujt

1 e Timoteut: 5. Si njė familje e vetme

5

1 Me plakun mos ji i ashpėr, por qortoje si ta kishe baba, tė rinjtė porsi vėllezėr, 2 plakat si nėna, tė rejat si motra ‑ me plot pastėrti.

3 Vejushat nderoji ‑ ato qė janė vėrtet vejusha. 4 Por, nė qoftė se ndonjė vejushė ka fėmijė ose nipa, mė sė pari ata le tė dinė tė dėftojnė nderim ndaj familjes sė vet, dhe t’ua kthejnė shpėrblimin prindėrve tė vet, sepse kjo gjė i pėlqen Hyjit. 5 Ajo qė ėshtė vėrtet vejushė ‑ krejtėsisht e vetme: ajo e vė shpresėn nė Hyjin dhe jepet pas lutjes dhe uratės natė e ditė; 6 kurse, ajo qė jepet pas ėndjeve, edhe pse e gjallė, ėshtė e vdekur. 7 Pikėrisht kėto gjėra porositi qė tė jenė tė patėmeta . 8 Nė qoftė se ndokush nuk ėshtė i kujdesshėm pėr tė vetėt, sidomos pėr anėtarėt e familjes, i ka rėnė mohit fesė dhe ėshtė mė i keq se i pafeu.

9 Nė regjistrin pėr vejusha tė shkruhet vejusha jo mė e re se gjashtėdhjetė vjeēe, njė herė e martuar, 10 qė ka dėshminė e veprave tė mira: qė i ka rritur fėmijėt, qė ka qenė mikpritėse, qė u ka larė kėmbėt shenjtėrve, qė ka ndihmuar nevojtarėt, qė i ėshtė kushtuar ēdo vepre tė mirė. 11 Vejushat mė tė reja mos i prano, sepse, kur epshi i largon prej Krishtit, kėrkojnė tė martohen. 12 Po kėshtu meritojnė dėnimin pse e shkelėn besnikėrinė e parė. 13 Pėr mė tepėr, duke mos punuar, mėsojnė tė shėtisin shtėpi mė shtėpi e janė, jo veēse tė papuna, por edhe shpėrhallėse, kureshtare dhe flasin ēka s’duhet. 14 Dua, pra, qė vejushat e reja tė martohen, tė lindin fėmijė, tė bėhen shtėpiake qė tė mos i japin kundėrshtarit asnjė shkak tė flasė keq. 15 Sepse tashmė disa i morėn rrugėt e djallit. 16 Nė qoftė se ndonjė besimtare ka me vete gra tė veja, le t’u ndihmojė e tė mos i bėhen barrė Kishės, qė tė mund t’u ndihmojė atyre qė vėrtet janė tė veja.

17 Udhėheqėsit qė e kryejnė mirė parėsinė nė Kishė, meritojnė nderim tė dyfishtė, sidomos ata qė punojnė rreth fjalės sė Hyjit dhe dhėnies sė mėsimit. 18 Sepse Shkrimi i shenjtė thotė: “Kaut qė shin nė lėmė, mos ia lidh gojėn!” Edhe: “Punėtorit i takon paga e tij.” 19 Padinė kundėr udhėheqėsit mos e prano veē nė bazė tė dy ose tre dėshmitarėve. 20 Fajtorėt qortoji ndėr sy tė tė gjithėve qė tė tremben edhe tė tjerėt. 21 Po tė lėshoj be para Hyjit, para Krishtit Jezus dhe para engjėjve tė zgjedhur, qė t’i mbahesh kėsaj rregulle pa paragjykime dhe kurrė mos bėj gjė me krahambajtje.

22 Askujt mos i vėr duart me ngutėsi! Mos u bėj pjesėtar nė mėkatet e tė tjerėve! Ruaje veten tė pastėr!

23 Mos pi mė vetėm ujė, por pi ngapak verė pėr shkak tė stomakut dhe tė sėmundjeve tė tua tė shpeshta.

24 Mėkatet e disa njerėzve dalin nė shesh edhe pėrpara gjyqit, kurse tė disa tė tjerėve pas gjyqit. 25 Po ashtu edhe veprat e mira dalin nė shesh; por edhe ato qė janė ndryshe, nuk mund tė mbesin tė fshehta.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Timoteut > Si njė familje e vetme