Kapitujt

2 e Timoteut: 3. Karakteri i njerėzve tė ditėve tė fundit

3

1 Edhe kėtė duhet ta dish: nė ditėt e fundit do tė vijnė kohė tė vėshtira. 2 Sepse njerėzit do tė jenė egoistė, lakmues tė hollash, krenarė, madhėshtorė, blasfemues, nuk do t’i dėgjojnė prindėrit, tė mosmirėnjohės, ateistė, 3 tė padhimbshėm, tė papajtueshėm, shpifės, tė panėnshtrueshėm, tė panjerėzishėm, tė dhunshėm, qė s’e duan tė mirėn, 4 tradhtarė, tė ngutshėm, tė verbuar prej krenarisė, tė dhėnė mė fort pas ėndjes se sa pas Hyjit. 5 Ata do ta ruajnė dukjen e jashtme tė pėrshpirtėrisė, por kanė pėr ta mohuar fuqinė e saj. Edhe kėtyre iku! 6 Prej kėtyre janė ata qė hyjnė nėpėr shtėpi dhe i shtiejnė nė leqet e veta gratė e ngarkuara me mėkate, tė nxitura nga lloj-lloj prirjesh, 7 tė cilat gjithmonė mėsojnė e kurrė nuk mund ta arrijnė njohurinė e sė vėrtetės. 8 Sikurse edhe Janesi dhe Jambresi i kundėrshtuan Moisiut, po kėshtu edhe kėta i kundėrshtojnė sė vėrtetės. Janė njerėz tė prishur nė tru e, nė ēėshtje tė fesė, batalla. 9 Por nuk do tė pėrparojnė mė sepse marrėzia e tyre do tė dalė nė shesh siē u ngjau edhe atyre.

Ti qėndro i palėkundshėm

10 Ti veē, mė ke pėrcjellė pėr sė afėrmi nė mėsimin tim, nė sjellje, nė synime, nė fe, nė duresė, nė dashuri, nė qėndresė, 11 nė salvime, nė mundime, qė mė ndodhėn nė Antioki, nė Ikon, nė Listėr. Se ē’salvime kam sprovuar! por prej tė gjithave Zoti vetė mė shpėtoi. 12 Veēse edhe tė gjithė ata qė duan tė jetojnė me pėrshpirtėri nė Krishtin Jezus, do tė salvohen. 13 Pėrkundrazi, njerėzit e kėqij dhe gėnjyes do tė pėrparojnė prej sė keqes nė mė zi – duke gėnjyer tė tjerėt dhe duke u gėnjyer edhe ata vetė.

14 Ti veē, qėndro nė mėsimin qė ke marrė dhe nė atė qė t’u besua duke e ditur se prej kujt i mėsove 15 dhe se qė prejfėmijėrisė e njeh Shkrimin e shenjtė, i cili ėshtė i aftė tė japė dijen qė ēon nė shėlbim me anė tė fesė nė Jezu Krishtin. 16 I tėrė Shkrimi i shenjtė, hyjnisht i frymėzuar, ėshtė i dobishėm pėr tė mėsuar, pėr tė bindur, pėr tė rregullluar, pėr tė edukuar nė drejtėsi, 17 qė njeriu i Hyjit tė jetė i pėrsosur, i pėrshtatur pėr tė kryer ēdo vepėr tė mirė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Timoteut > Karakteri i njerėzve tė ditėve tė fundit