Kapitujt

2 e Timoteut: 4. Porositė personale

4

1 Po tė pėrbej para Hyjit dhe para Krishtit Jezus, i cili do tė gjykojė tė gjallėt e tė vdekurit: pash Ardhjen e tij dhe Mbretėrinė e tij: 2 predikoje Fjalėn, nxit nė rast tė volitshėm dhe nė rast tė pavolitshėm, kėshillo, qorto, urdhėro me plot duresė dhe mėsim! 3 Sepse do tė vijė koha, kur njerėzit nuk do ta durojnė mėsimin e shėndoshė, por, sipas ėndjeve tė veta, do tė bashkojnė rreth vetes mėsues pėr tė kėnaqur veshin; 4 do t’i largojnė veshėt prej sė vėrtetės dhe do t’i sjellin drejt pėrrallave. 5 Ti veē rri zgjuar nė ēdo gjė me kujdes, duroji tė vėshtirat, kryeje mirė detyrėn e ungjilltarit, kryeje plotėsisht shėrbesėn tėnde!

6 Sa pėr mua – gjaku im tashmė po derdhet nė nder tė Hyjit dhe koha tė nisem pėr atė jetė arriti! 7 Luftėn e mirė e luftova, vrapimin e kreva, fenė e ruajta. 8 Qė tani mė pret gati kurora e drejtėsisė, qė atė Ditė do tė ma japė Zoti, Gjykatėsi i drejtė; dhe jo vetėm mua, por tė gjithė atyre qė do ta presin me dashuri Ardhjen e tij.

Porositė personale

9 Nisu dhe eja sa mė parė te unė, 10 sepse Dema, pėr dashuri tė kėtij shekulli, mė la vetėm. Ai shkoi nė Selanik, Kreshenci nė Galaci, Titi nė Dalmaci. 11 Me mua ėshtė vetėm Luka. Markun merre dhe bjere me vete sepse e kam tė dobishėm pėr shėrbesė. 12 Tihikun e dėrgova pėr Efes.

13 Kur tė vish, ma bjer tabaren qė e lashė te Karpi nė Troadė. Po ashtu edhe librat, sidomos pergamenat.

14 Aleksandri farkėtar mė bėri shumė tė kėqija: Zoti do t’ia kthejė sipas veprave tė tij. 15 Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenė kundėrshtar i madh i predikimeve tona.

16 Nė mbrojen time tė parėn nė gjyq askush nuk qe me mua: tė gjithė mė lanė nė baltė: mos iu marrtė askujt pėr tė keq! 17 Por Zoti qe me mua. Ai mė dha fuqi qė predikimi i Ungjillit tė kumtohej plotėsisht dhe ta dėgjonin tė gjithė paganėt. Hyji mė shpėtoi nga goja e luanėve. 18 Vetė Zoti do tė mė shpėtojė nga ēdo vepėr e keqe dhe do tė mė shėlbojė pėr Mbretėrinė e vet qiellore. Lavdi Atij nė shekuj tė shekujve! Amen!

Pėrshėndetjet e fundit

19 Bėju tė fala Priskės dhe Akullit edhe familjes sė Oneziforit.

20 Erasti zuri vend nė Korint. Trofimin e lashė tė sėmurė nė Milet.

21 Nesu dhe eja para dimrit!

Tė pėrshėndesin Eubuli, Pudenci, Lini, Klaudja dhe tė gjithė vėllezėrit.

22 Zoti qoftė me shpirtin tėnd!

Hiri qoftė me ju!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Timoteut > Porositė personale