Kapitujt

Dalja: 30. Lteri i erėrave tė mira

30

1 “Punoje edhe lterin pėr djegien e kemit. Punoje prej drurit tė akacies 2 njė kut tė gjatė, njė kut tė gjerė, d. m. th. katror ‑ tė lartė dy kutė. Brirėt e tij le tė jenė njė me tė. 3 Veshe me ar tė kulluar qoftė skarėn e tij qoftė edhe anėt rreth e rreth dhe brirėt e tij. Bėja pėrreth njė brez ari 4 dhe nė brez punoja dy rrathė tė artė pėr tė dy anėt e vėri nė dy krahėt qė tė kalohen nėpėr ta shtagat pėr ta mbartur lterin. 5 Kurse shtagat punoji prej drurit tė akacies e praroji. 6 Lterin vendoje para koltrinės qė ėshtė e varur para Arkės sė Dėshmisė, afėr Pajtimores qė ndryn Dėshminė, ku do tė takohem me ty. 7 Mbi tė Aroni le ta djegė temjanin e erėndshėm nė mėngjes. Le ta ndezė kur pėrgatit dritėzat; 8 po edhe kur t’i ndezė ato nė mbrėmje, le ta djegė kemin, qė tė jetė kemim i pėrhershėm para Zotit brez pas brezi ndėr ju. 9 Mos kushtoni nė tė as temjane tė pashenjtėruara, as fli shkrumbimi, paraqitjeje, as njomjeje. 10 Aroni le ta kryejė njėherė nė vit ritin e shpėrblimit nė brirėt e tij me gjak tė flisė qė kushtohet pėr mėkat; le ta kryejė njė herė nė vit ritin e shpėrblimit pėr lter. Bėni kėshtu nė breznitė e ardhshme. Ky lter, tejet i shenjtė, do tė jetė i kushtuar Zotit”.

Tatim pėr kokė tė njeriut

11 Zoti foli me Moisiun dhe i tha: 12 “Kur t’i njehėsh pėr t’i regjistruar bijtė e Izraelit, le t’i japė secili Zotit ēmimin e shpėrblimit pėr jetėn e vet kur tė shkruhet e s’do t’i gjejė ndonjė e keqe nė ditė tė regjistrimit. 13 Secili qė e kap regjistrimi le tė japė kaq: njė gjysmė sikli ‑ sipas masės sė shenjtėrores, ku janė njėzet obola pėr njė sikel. Kjo gjysmė sikli ėshtė paradhėnie pėr Zotit. 14 Tė gjithė ata qė i kap regjistrimi ‑ prej njėzet vjetėsh e pėrtej, duhet t’ia japin ndihmesė Zotit. 15 Pasaniku tė mos japė mė shumė e skamnori tė mos japė mė pak se gjysmė sikli kur tė jepni paradhėnien Zotit pėr shpėrblim tė jetės suaj. 16 Tė hollat e nxjerra prej bijve tė Izraelit pėr shpėrblim, jepi nė pėrdorim tė Tendės sė takimit. Le tė jenė para Zotit si shenjė i pėrkujtimit tė tyre e do tė ketė mėshirė pėr jetėn e tyre”.

Legeni

17 Zoti foli me Moisiun e i tha: 18 “Punoje edhe legenin prej bronzit me fundėsorin e tij prej bronzit pėr t’u larė. Vendoje ndėrmjet Tendės sė takimit e lterit. Qit nė tė ujė 19 e Aroni dhe bijtė e tij le t’i lajnė nė tė duart e kėmbėt (e tyre). 20 Kur do tė hyjnė nė Tendėn e takimit le tė lahen me ujė, qė tė mos vdesin. Po kėshtu edhe kur t’u duhet t’i afrohen lterit pėr shėrbesė ose pėr tė shkrumbuar flinė nė nder tė Zotit. 21 Le t’i lajnė duart e kėmbėt qė tė mos vdesin: ėshtė rregullore e pėrhershme pėr tė e pėr pasardhėsit e tij brezni mė brezni”.

Vaji pėr lyerje – bagmi

22 Zoti foli me Moisiun 23 e i tha: “Merr erėra tė mira tė dorės sė parė: tė zgjedhur mirė, pesėqind sikla; cinamom tė erėndshėm: gjysėm aqi: d. m. th. dyqind e pesėdhjetė sikla; e kallam erėmirė po aq: dyqind e pesėdhjetė sikla, 24 kanellė: pesėqind sikla ‑ me peshėn e shenjtėrores ‑ dhe njė hin vaj ulliri. 25 Punoje prej kėtyre vajin e shenjtė tė lyerjes ‑ pėrzierje e erėndshme ‑ vepėr e erėbėrėsit: ky tė jetė vaji i shenjtė i shugurimit. 26 Me tė lyeje Tendėn e takimit dhe Arkėn e dėshmisė, 27 tryezėn dhe tė gjitha veglat pėrkatėse tė sajat, shandanin dhe veglat pėrkatėse tė tija, lterin e kemimit 28 lterin e flive tė shkrumbimit me veglat e tija pėrkatėse, legenin dhe fundėsorin e tij. 29 Shenjtėroji tė gjitha dhe do tė jenė tejet tė shenjta: e kushdo qė do t’i prekė, do tė jetė i kushtuar.

30 Lyeje kėshtu edhe Aronin e bijtė e tij dhe shuguroji qė tė ushtrojnė priftėrinė time. 31 Thuaju edhe bijve tė Izraelit: ky ėshtė vaji im pėr shugurim prej breznie nė brezni. 32 Me tė tė mos lyhet assesi trupi i njeriut tė thjeshtė dhe mos punoni tjetėr vaj me kėtė pėrmbajtje. Ky ėshtė i shenjtėruar dhe le t’ju jetė i shenjtė. 33 Njeriu qė do tė merrte guxim tė punojė njė gjė tė kėsaj pėrmbajtjeje ose tė guxonte tė lyejė trupin e ndonjė laiku, le tė shfaroset prej popullit tė vetė”.

Erėrat e mira

34 Zoti i tha pėrsėri Moisiut: “Merr erėra tė mira: storaks, oniks, galban tė erėndshėm dhe kem tė pastėr nė pjesė tė barabarta. 35 Punoje njė pėrzierje erėrash tė mira si i bėjnė erėbėrėsit ‑ tė kripur, tė pastėr e tė shenjtė. 36 Pasi ta kesh grimcuar e bėrė pluhur njė pjesė prej saj, vėre para Dėshmisė nė Tendėn e takimit, ku do tė takohem me ty: temjani tė jetė pėr ju njė gjė tejet e shenjtė. 37 Njė pėrmbajtje tė tillė mos e bėni pėr pėrdorimin tuaj: le ta kesh gjė tė kushtuar Zotit. 38 Kush ta bėjė njė gjė tė tillė pėr t’ia shijuar erėn e mirė, le tė zhduket prej fisit tė tij”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Lteri i erėrave tė mira