Kapitujt

Hebrenjve: 2. Shėlbimi i madh

2

1 Pėr kėtė arsye na duhet t’ia vėmė shumė mė mirė mendjen gjėrave qė kemi dėgjuar, qė tė mos e humbim qėllimin. 2 E njėmend, nė qoftė se fjala e shpallur nėpėr engjėj qe e palėkundshme dhe ēdo shkelje apo padėgjesė mori ndėshkimin e drejtė, 3 si do tė mund tė shpėtojmė nė qoftė se e lėmė pas dore njė shėlbim kaq tė madh? Kėtė shėlbim filloi ta shpallė Zoti, qe pėrforcuar nė mesin tonė me anė tė atyre qė e kishin dėgjuar, 4 po edhe Hyji njėkohėsisht e dėshmoi me shenja, me vepra bindėse, me mrekulli tė larmishme dhe me dhurata tė Shpirtit Shenjt, tė ndara sipas vullnetit tė tij.

Autori i shėlbimit

5 Sepse Hyji nuk e ka vėnė nėn pushtet tė engjėjve botėn e ardhshme pėr tė cilėn po flasim. 6 Madje dikush diku bėri kėtė dėshmi:

»Ēka ėshtė njeriu qė tė bie ndėr mend pėr tė, biri i njeriut qė tė kujdesesh pėr tė? 7 E bėre pak mė tė vogėl se engjėjt, e kurorėzove me lavdi e nder, 8 ēdo gjė vure nėn kėmbėt e tij«.

Dhe duke [i] vėnė ēdo gjė nėn kėmbė, ai s’la asgjė qė tė mos i jetė e nėnshtruar. Vėrtet, tani nuk shohim ende se gjithēka ėshtė nėn pushtetin e tij, 9 por Atė qė qe pėrulur pėr pak kohė mė poshtė se engjėjt, Jezusin, e shohim tė kurorėzuar me lavdi e nder pėr arsye tė vdekjes qė pėsoi qė kėshtu, pėr hir tė Hyjit, vdekja e shijuar prej tij tė jetė nė dobinė e tė gjithė njerėzve.

10 Dhe, vėrtet, i kishte hije Atij, pėr tė cilin dhe prej tė cilit ėshtė ēdo gjė dhe qė donte t’i ēojė nė lumturi shumė bij - ta bėnte tė pėrsosur me anė tė vuajtjeve Udhėheqėsin e shėlbimit tė tyre. 11 Sepse si Shenjtėruesi ashtu tė shenjtėruarit, janė tė gjithė prej Njėrit. Prandaj as nuk turpėrohet t’i quajė vėllezėr, 12 kur thotė:

»Vėllezėrve tė mi do t’ua shpall Emrin tėnd;

do tė tė lavdėroj nė mes tė mbledhjes«.

13 Edhe mė:

»Nė Tė do ta vė shpresėn«.

Dhe pėrsėri:

»Ja, unė dhe fėmijėt qė m’i dha Hyji«.

14 Dhe, pasi fėmijėt kanė tė pėrbashkėt gjakun e mishin, kėshtu edhe Ai u bė pjesėtarė nė kėtė gjė, nė mėnyrė qė me anė tė vdekjes ta shfuqizonte atė, qė kishte nė dorė pushtetin e vdekjes - d. m. th. djallin, 15 pėr t’i ēliruar ata qė ishin tė nėnshtruar skllavėrisė pėr tėrė jetėn prej frikės sė vdekjes. 16 Sepse Ai nuk u vjen nė ndihmė engjėve, por u vjen nė ndihmė pasardhėsve tė Abrahamit. 17 Kėndej u desh qė nė gjithēka tė bėhej i ngjashėm me vėllezėr pėr tė qenė Kryeprift i mėshirshėm dhe njėkohėsisht besnik nė ato gjėra qė i pėrkasin Hyjit nė mėnyrė qė t’i shpėrblente mėkatet e popullit. 18 Dhe, vėrtet, pikėrisht pse ai e sprovoi personalisht vuajtjen, ėshtė nė gjendje t’i ndihmojė ata qė janė nė sprovė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Hebrenjve > Shėlbimi i madh