Kapitujt

Dalja: 31. Punėtorėt e shenjtėrores

31

1 Prapė Zoti foli me Moisiun e i tha: 2 ”Pėr emėr e thirra Beseleelin, tė birin e Uriut, djalit tė Hurit, prej fisit tė Judės 3

dhe e mbusha me shpirtin e Hyjit, me shkathtėsi, dije e aftėsi pėr ēdo veprimtari: 4 tė sendėrtojė gjithēka mund tė punohet me ar, me argjend e me bronz, 5 t’i presė margaritarėt e t’i vendojė; tė gdhendė nė dru, tė kryejė ēdo vepėr. 6 Pėr shok ia dhashė Ooliabin, birin e Ahisamehut, tė fisit Dan; e kam pajisur me dije zemrėn e secilit mjeshtėr me aftėsi qė t’i punojnė tė gjitha ato qė tė kam urdhėruar: 7 Tendėn e takimit, Arkėn e Dėshmisė e Pajtimoren, qė ėshtė mbi tė, dhe tė gjitha enėt e Tendės, 8 tryezėn dhe tė gjitha veglat pėrkatėse tė saj, shandanin e pastėr me tė gjitha veglat pėrkatėse tė tij dhe lterin e kemimit 9 si dhe lterin e flive tė shkrumbimit me tė gjitha veglat pėrkatėse tė tyre, legenin me fundėsorin e tij, 10 petkat e stolisė e petkat e shenjta tė Aronit prift dhe tė bijve tė tij pėr shėrbesėn e tyre priftėrore, 11 pastaj vajin pėr shugurim dhe temjanin e erėrave tė mira pėr Shenjtėrore: do t’i sendėrtojnė tė gjitha qė tė kam urdhėruar”.

Pushimi shtunor

12 Zoti foli pėrsėri me Moisiun e i tha: 13 ”Fol me izraelitėt dhe thuaju: ‘Mbani tė shtunėn time, sepse ėshtė shenja ndėrmjet meje e jush e vlefshme edhe pėr pasardhėsit tuaj, qė ta dini mirė se unė jam Zoti qė ju shenjtėroj. 14 Mbajeni, pra, tė shtunėn, sepse e shtuna ėshtė e shenjtė pėr ju. Kush ta ēnderojė, le tė vritet, e kush tė punojė atė ditė, le tė shqimet prej popullit tė vet. 15 Punoni gjatė gjashtė ditėve; e shtata ditė ėshtė e shtunė ‑ pushim i shenjtė nė nder tė Zotit: kushdo tė punojė nė kėtė ditė, le tė vdesė! 16 Le ta ruajnė, pra, izraelitėt tė shtunėn dhe le ta kremtojnė brezni mė brezni, sepse ėshtė besėlidhje e pėrhershme 17 mes meje e bijve tė Izraelit dhe shenjė e gjithmonshme. Paj, gjatė gjashtė ditėve Zoti e bėri qiellin e tokėn, e tė shtatėn ditė e la punėn e mori frymė”.

Moisiu merr rrasat e Besėlidhjes

18 Kur Zoti kreu sė foluri me Moisiun nė malin Sinai, ia dha dy rrasat e Dėshmisė, rrasa tė gurta tė shkruara me gishtin e Hyjit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Punėtorėt e shenjtėrores