Kapitujt

Hebrenjve: 7. Kryeprifti nė mėnyrėn e Melkizedekut

7

1 Nė tė vėrtetė, ky - Melkizedeku - Mbreti i Salemit, Prifti i Hyjit tė Tejetlartė, i doli para nė takim Abrahamit, qė po kthehej nga luftimi pasi i shfarosi mbretėrit, dhe e bekoi. 2 Kėtij Abrahami i dha tė dhjetėn e tė gjithave. Emri i tij nė pėrkthim do tė thotė mė sė pari: »Mbreti i drejtėsisė« dhe pastaj edhe: »Mbreti i Salemit« domethėnė »Mbreti i paqes«. 3 Ky ėshtė pa babė, pa nėnė, pa brezni; s’ka as fillim as mbarim tė jetės - pra, i ngjashėm me Birin e Hyjit - mbetet prift pėr amshim.

4 Vėreni, pra, sa i madh duhet tė jetė ai njeri, tė cilit Abrahami si patriark i dha tė dhjetėn e mė sė mirės pjesė tė presė!

5 Vėrtet, edhe ata prej bijve tė Levit qė marrin priftėrinė, kanė urdhėr nga Ligji tė marrin tė dhjetat nga populli, d. m. th. nga vėllezėrit e vet, edhe pse edhe ata janė pasardhės tė Abrahamit. 6 Por ai qė nuk ėshtė nė brezninė e tyre, i mori tė dhjetėn Abrahamit dhe e bekoi atė qė kishte premtimet. 7 Dhe ėshtė jashtė ēdo diskutimi: ai qė ėshtė mė i madh e bekon atė qė ėshtė mė i vogėl. 8 Kėtu shto edhe se tė dhjetėn e mbledhin njerėzit e vdekshėm, ndėrsa atje ai, pėr tė cilin dėshmohet se jeton! 9 Madje, nė personin e Abrahamit, pothuajse edhe vetė Levit qė merr tė dhjetat, i merret e dhjeta, 10 sepse ende ishte nė ijėn e t’et, kur Melkizedeku i doli para nė takim Abrahamit.

11 Tashti, po tė ishte fituar pėrsosmėria me anė tė priftėrisė levitike - sepse nė bazė tė saj populli e fitoi Ligjin - ē’nevojė atėherė do tė kishte pasur tė ngritet njė tjetėr prift nė mėnyrėn e Melkizedekut dhe tė mos emėrtohej sipas mėnyrės sė Aronit?

12 Dhe s’ka dyshim, nė qoftė se ndėrrohet priftėria, domosdo ndėrrohet edhe Ligji. 13 Sepse, ai, pėr tė cilin ėshtė fjala, ėshtė nga njė fis tjetėr, prej tė cilit askush nuk i qe kushtuar lterit. 14 Dhe dihet se Zotėria ynė vjen nga fisi i Judės, fis ky pėr tė cilin Moisiu nuk tha asgjė lidhur me priftėrinjtė. 15 Dhe kjo bėhet shumė mė qartė, nė qoftė se prifti tjetėr vihet nė mėnyrėn e Melkizedekut, 16 qė nuk bėhet prift nė fuqi tė rregullores sė Ligjit tė trashėgimisė trupore, por nė fuqi tė jetės sė pashkatėrrueshme. 17 Sepse dėshmohet:

»Ti je prift pėr jetė tė jetės

nė mėnyrėn e Melkizedekut«.

18 Kėndej zhbėhet rregullorja e mėparshme pėr shkak tė paaftėsisė sė saj dhe tė padobisė, 19 - sepse asgjė s’ka pėrsosur Ligji - dhe shtihet nė fuqi shpresa mė e mirė, me anė tė sė cilės i afrohemi Hyjit.

20 Dhe kjo nuk ndodhi pa pėrbetim, kurse ata u bėnė priftėrinj pa pėrbetim, 21 ndėrsa Ky nė bazė tė pėrbetimit tė Atij qė i tha:

»U pėrbetua Zoti dhe nuk do tė pendohet:

ti je prift pėr jetė tė jetės

22 Nė kėtė mėnyrė Jezusi u bė dorėzani i Besėlidhjes mė tė mirė.

23 Pėr mė tepėr asi priftėrinjsh qenė shumė, sepse vdekja nuk i linte tė qėndronin pėrgjithmonė. 24 Kurse Ai, pasi mbetet pėrgjithmonė, ka priftėrinė qė nuk kalon kurrė. 25 Kėndej edhe mund t’i shėlbojė plotėsisht ata qė nėpėr Tė i afrohen Hyjit - sepse gjithmonė jeton pėr tė ndėrmjetėsuar pėr ta.

26 Vėrtet, njė Kryeprift i tillė edhe na lypej ta kishim: i shenjtė, i pafajshėm, i panjollė, i ndarė nga mėkatarėt dhe mė i madhėrueshėm se qiejt 27 - i cili s’ka nevojė, sikurse ata kryepriftėrinjtė e tjerė, tė kushtojė si njė ditė pėr ditė fli mė parė pėr faje tė veta dhe pastaj pėr faje tė popullit. Kėtė Ai e bėri njėherė e pėrgjithmonė kur flijoi vetveten.

28 Ligji nė tė vėrtetė, vė pėr kryepriftėrinj njerėz tė nėnshtruar dobėsive, kurse fjala e betimit - qė vjen pas Ligjit - vė Birin qė u bė i pėrsosur pėr amshim.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Hebrenjve > Kryeprifti nė mėnyrėn e Melkizedekut