Kapitujt

Hebrenjve: 12. Disiplina e Hyjit

12

1 Kėndej, pra, edhe ne, tė rrethuar me njė re kaq tė madhe dėshmitarėsh, ta flakim tej ēdo barrė dhe mėkatin qė na pengon dhe tė vrapojmė me qėndresė nė luftimin qė na u caktua, 2 me shikim tė drejtuar mbi Autorin dhe Pėrkryesin e fesė, Jezusin, i cili, nė vend tė gėzimit qė i takonte, duroi kryqin duke e pėrbuzur turpin dhe ndenji nė tė djathtėn e fronit tė Hyjit. 3 Mendoni, pra, atė qė duroi nga ana e mėkatarėve njė kundėrshtim aq tė madh kundėr vetes, nė mėnyrė qė ju tė mos moliseni dhe tė mos ju lėshojė zemra.

4 Ju ende, duke luftuar kundėr mėkatit, nuk bėtė qėndresė deri nė derdhje tė gjakut, 5 dhe e harruat qortimin qė ju drejtohet si bijve:

»Biri im, mos e pėrbuz qortimin e Zotit, as mos tė tė lėshojė zemra kur ai tė qorton, 6 sepse atė qė e do Zoti e edukon me disiplinė, e frushkullon atė qė e pranon pėr bir«.

7 Hiqni keq pėr edukimin tuaj! Hyji sillet me ju si me bij. Dhe, a ka djalė tė cilin i ati nuk e edukon me disiplinė? 8 Nė qoftė se nuk ndėshkoheni siē ndėshkohen tė gjithė bijtė e tjerė, atėherė nuk jeni bij tė vėrtetė, por tė paligjshėm.

9 Pastaj etėrit tanė tokėsorė na edukuan me disiplinė dhe patėm nderim pėr ta. A thua nuk do t’i nėnshtrohemi edhe mė tepėr Atit tė shpirtrave pėr tė fituar jetėn? 10 Ata nė tė vėrtetė na qortuan pėr pak kohė dhe ashtu si ua merrte mendja, ndėrsa Ai, pėr tė mirėn tonė me qėllim qė tė na japė shenjtėrinė e vet.

11 Dhe njėmend, ēdo qortim njėherė pėr njėherė, nuk duket se sjell gėzim, por trishtim, porse mė vonė tė ushtruarve nė tė u sjell fryt paqeje dhe drejtėsie.

12 Prandaj ngritni lart duart e lodhura dhe gjunjėt e molisur, 13 dhe rrafshoni udhėt pėr kėmbėt tuaja qė e ēala tė mos gjymtohet, por mė mirė tė shėrohet.

Ndėshkimi pėr ata qė e pėrbuzin hirin e Hyjit

14 Kujdesohuni pėr paqe me tė gjithė dhe pėr shenjtėrim, pa tė cilin askush nuk do ta shohė Zotin. 15 Mundohuni qė askush tė mos i shmanget hirit tė Hyjit, qė tė mos mbijė ndonjė rrėnjė e hidhur dhe tė shkaktojė turbullim ose ta infektojė bashkėsinė, 16 qė tė mos bėhet ndokush fėlligėshtar ose ēnderues gjėrash tė shenjta si Ezau, i cili pėr njė ngrėnie tė vetme shiti tė drejtat e parėlindėsisė. 17 Ju e dini se edhe mė vonė, kur deshi tė trashėgojė bekimin, qe pėrjashtuar, sepse nuk pati mundėsi ndėrrimi, edhe pse e kėrkoi me lot.

18 Sepse ju nuk iu afruat malit tė prekshėm, as flakėve tė zjarrit, as errėsirės, as territ, as stuhisė, 19 as zėrit tė trompetės, as ushtimės sė fjalės - ata qė e dėgjuan, u lutėn tė mos u fliste mė, 20 sepse s’mund ta duronin urdhrin: »Nėse edhe njė shtazė e prek malin, le tė vritet me gurė!« 21 sepse aq e tmerrshme ishte ajo pamje, sa qė vetė Moisiu tha: »Fort po trembem dhe po dridhem!« 22 Pėrkundrazi, i jeni afruar malit Sion, qytetit tė Hyjit tė gjallė, Jezusalemit qiellor: numrit tė pamasė tė engjėjve tė bashkuar nė festė, 23 bashkimit tė tė parėlindurve, emrat e tė cilėve janė tė shkruar nė qiell, Hyjit - Gjyqtarit tė tė gjithėve, shpirtrave tė tė drejtėve qė e arritėn pėrsosmėrinė, 24 Jezusit - Ndėrmjetėsit tė Besėlidhjes sė re dhe Gjakut stėrpikės qė flet mė mirė se gjaku i Abelit.

25 Kini kujdes tė mos e pėrbuzni Atė qė ju flet! Sepse, nė qoftė se nuk mundėn tė gjenin shpėtim ata qė nuk deshėn ta dėgjojnė atė qė jepte urdhra mbi dhe, aq mė pak do tė mund tė shpėtojmė ne nė qoftė se nuk e dėgjojmė Atė qė flet nga qielli. 26 Zėri i tij atėherė e trandi tokėn, kurse tani premton: »Edhe njė herė do ta tund nga themeli, jo vetėm tokėn, por edhe qiellin«. 27 Dhe fjala: »Edhe njė herė«, do tė thotė se gjėrat qė mund tė tunden, janė tė caktuara tė zhduken, sepse tė krijuara, nė mėnyrė qė tė mbeten vetėm ato qė nuk mund tė tranden. 28 Prandaj, pasi ne marrim nė trashėgim mbretėrinė qė nuk mund tė trandet, le ta ruajmė kėtė hir me anė tė tė cilit t’i japim Hyjit njė kult tė pėlqyeshėm me nderim e me frikė. 29 Vėrtet, Hyji ynė ėshtė zjarr qė pėrpin!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Hebrenjve > Disiplina e Hyjit