Kapitujt

Hebrenjve: 13. Shėrbesa qė i pėlqen Hyjit

13

1 Dashuria vėllazėrore le tė jetė e qėndrueshme!

2 Mos e lini pas dore mikpritjen, sepse me anė tė saj, disa, pa ditur, pritėn miq engjėjt! 3 Kujtoni tė burgosurit, si tė ishit edhe ju tė burgosur me ta; tė salvuarit - sepse edhe ju jeni ende nė trup.

4 Martesa le tė jetė plot nder ndėr tė gjithė dhe shtrati martesor i panjollė, sepse Hyji do t’i gjykojė fėlligėshtarėt dhe kurorėthyesit.

5 Nė sjelljen tuaj tė mos ndikojė paraja! Jini tė kėnaqur me aq sa keni, sepse Hyji ka thėnė: »Jo, nuk do tė tė lė, unė nuk do tė tė braktis nė ditė tė ngushtė!« 6 Kėndej tė mund tė themi plot besim:

»Zotin e kam ndihmė

[edhe] nuk kam frikė:

ēka mund tė mė bėjė njeriu?«

7 Mos i harroni eprorėt tuaj, tė cilėt e shpallėn fjalėn e Hyjit: vėreni mbarimin e jetės sė tyre e ndiqni fenė e tyre!

8 Jezu Krishti ėshtė i njėjtė dje e sot dhe do tė jetė pėr amshim. 9 Mos lejoni tė gėnjeheni me mėsime tė ndryshme tė huaja! Sepse ėshtė mirė qė zemra tė forcohet me hir e jo me ushqime, qė kurrė nuk u sollėn dobi atyre qė bėjnė ēėshtje ēka bėn tė hahet e ēka jo. 10 Kemi njė lter prej tė cilit nuk kanė tė drejtė tė hanė ata qė i shėrbejnė Tendės. 11 Meqenėse trupat e bagėtive, gjakun e tė cilave kryeprifti e shtjen nė shenjtėroren e Shenjtėroreve pėr tė shpėrblyer mėkatet, digjen jashtė vendbanimit, 12 pėr kėtė arsye edhe Jezusi, pėr ta shenjtėruar me gjakun e vet, pėsoi jashtė derės sė qytetit. 13 Kėndej, le tė dalim edhe ne jashtė fushimit nė takim me Tė duke e marrė mbi vete poshtėrimin e tij. 14 Sepse, nuk e kemi kėtu qytetin e pėrhershėm, por kėrkojmė atė tė ardhshmin. 15 Kėndej, me anė tė tij t’i kushtojmė vazhdimisht Hyjit fli lavdie, d. m. th. frytin e buzėve qė dėshmojnė Emrin e tij.

16 Mos e harroni bamirėsinė dhe ndihmėn bashkėsisė, sepse flitė e tilla i pėlqejnė Hyjit.

17 Dėgjojini eprorėt tuaj dhe nėnshtrohuni atyre, sepse ata kujdesen pėr shpirtrat tuaj, si ata qė kanė detyrė tė japin llogari. Dėgjoni qė ta bėjnė kėtė gjė me gėzim dhe jo duke u ankuar, sepse kjo nuk do t’iu sillte dobi.

18 Lutuni pėr ne! Vėrtet jemi tė bindur se e kemi ndėrgjegjen e pastėr dhe se nė ēdo gjė kemi dėshirėn tė sillemi mirė. 19 Ju porosis, pra, ngrohtėsisht ta bėni kėtė gjė qė t’iu kthehem sa mė parė.

Bekimet dhe pėrshėndetjet e fundit

20 E Hyji, burimi i paqes,

qė e nxori lart nga tė vdekurit

me anė tė gjakut tė Besėlidhjes sė amshuar

Bariun e madh tė deleve,

- Zotin tonė Jezusin,

21 ju bėftė tė aftė pėr ēdo vepėr tė mirė

qė ta kryeni vullnetin e tij!

Ai bėftė nė ne

ēka Atij i pėlqen,

nėpėr Jezu Krishtin,

tė cilit i qoftė lavdia nė shekuj [tė shekujve].

Amen.

22 Po ju lutem, vėllezėr, t’ia veshin kėsaj fjale ngushėllimi! Ju shkrova shkurtimisht.

23 Dijeni se vėllai ynė Timoteu i liruar nga burgu. Nėse mbėrrin sė shpejti, do tė vij te ju me tė.

24 Pėrshėndetni tė gjithė eprorėt tuaj dhe tė gjithė shenjtėrit!

Ju pėrshėndesin kėta tė Italisė.

25 Hiri qoftė me ju tė gjithė!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Hebrenjve > Shėrbesa qė i pėlqen Hyjit